LIVE UPDATES
Bota

Si shkarkohet kryeparlamentari dhe a e votojnë PDK e AAK rrëzimin e Konjufcës?

16 Janar 2020, 22:13 Nga DOSJA
Si shkarkohet kryeparlamentari dhe a e votojnë PDK e AAK rrëzimin e

KOSOVË– Albin Kurti nuk dëshiron ta sakrifikojë Glauk Konjufcën në emër të marrëveshjes për formimin e Qeverisë. Madje i ka treguar LDK’së se mund ta shkarkojë kryeparlamentarin, edhe pa votat e VV’së. Por si në të vërtetë mund të shkarkohet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës? Gazeta Express ka pyetur edhe PDK’në e AAK’në, nëse do ta votonin largimin e Konjufcës. Në fund të letrës së gjatë që sot kreu i Vetëvendosjes ia ka dërguar LDK’së si përgjigje për ofertën e fundit, thotë se LDK mund të tentojë të shkarkojë Glauk Konjufcën, por VV’ja s’do t’i ndihmojë.

“Ju keni të drejtë të jeni penduar dhe të kërkoni nga Grupi Parlamentar i LDK’së që po ashtu të pendohet dhe ta ndërmarrë iniciativën ta shkarkojë Kryetarin e ri legjitim e demokratik të Kuvendit të Republikës, z. Glauk Konjufca. Kishte dhjetëra vota kundër z. Konjufca. Por, unë nuk mund t’ju ndihmoj në këtë rrugë”, thuhet në letrën e Kurtit.

LDK nuk ka nisur procedurat e shkarkimit, por në ofertën e fundit, ndër të tjera, e ka kërkuar pikërisht pozitën e Kryetarit të Kuvendit, e cila tashmë është e zënë nga Konjufca.  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas kushtetutës, propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Zgjedhjet e tetorit të viti të kaluar i fitoi Vetëvendosja, ku si rezultat i kësaj fitoi edhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend. Andaj fitoi edhe të drejtën ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Edhe pse pa një marrëveshje mes partisë së parë (VV’së) dhe partisë së dytë (LDK’së), grupi më i madh parlamentar propozi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit. Konjufca fitoi 75 vota pro në mesin e tyre edhe votat e LDK’së, 27 kundër dhe 6 abstenime.

Ndërsa për shkarkimin e tij kërkohen 2/3 e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend.

E gjatë votimit për zgjedhjen e Konjufcës kryetar i Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës votoi kundër. Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, foli për Gazetën Express lidhur me votimin për shkarkimin e Konjufcës.

“Nuk kemi diçka zyrtare, nëse në ditët në vazhdim thirret një seancë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, ne si grup parlamentar do të mblidhemi, do të diskutojmë dhe do të vendosim rreth kësaj çështje. Nuk mund të them se do të votojmë pro apo kundër shkarkimit të kryetarit të Kuvendit derisa nuk kemi asgjë zyrtare dhe nuk kemi vendosur ne si Grup Parlamentar”, ka thënë Hamza për Gazetën Express. E shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë për Gazetën Express se kjo çështje do të diskutohet në forumet e AAK’së, andaj nuk kanë një përgjigjje pozitive apo negative.

Kjo do të diskutohet në forumet e AAK-së. Nuk kam ndonjë koment në këtë temë. Ne akoma po presim që Qeveria të formohet sa më shpejt nga partia që ka dalë e para”, ka thënë Haradinaj për Express. Në një nga propozimet e LDK’së në ofertën e fundit, që u publikua dje (të mërkurën) thuhet se kryeparlamentari duhet t’i jepet LDK’së.

“1. LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës), thuhej në propozimin e LDK’së që u publikua dje. Megjithatë Vlora Dumoshi, anëtare e kryesisë dhe nënkryetare e grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky subjekt nuk e ka kërkuar shkarkimin e Glauk Konjufës të Lëvizjes Vetëvendosje nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por ka kërkuar marrëveshje politike. “LDK-ja nuk ka kërkuar e as iniciuar shkarkimin e z. Konjufca, por ka kërkuar marrëveshje politike për tejkalimin e kësaj situate”, ka thënë Dumoshi.

Marrë nga GazetaExpress

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni festim gërguri glauk konjufca kosove festim gërguri glauk konjufca kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj