LIVE UPDATES
Aktualitet

DOKUMENTI/ Ardian Ndreca i publikoi dosjen, përgjigjet Auron Tare: Konfirmove faktin se ke lidhje të hershme me Sigurimin

16 Korrik 2020, 18:29 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ Ardian Ndreca i publikoi dosjen, përgjigjet Auron Tare:

TIRANË-Auron Tare dhe Ardian Ndreca kanë vijuar përplasjen e tyre virtuale. Që pas publikimit të studimin për Martin Camajn dhe Ernest Koliqin, Ndreca e Tare kanë replikuar disa herë duke hedhur dhe akuza kundër njëri-tjetrit.

Sot Akademiku ka publikuar një dokument ku akuzon studiuesin se në vitin 1985 i kishte vjedhur një shoku një sasi parash. “Auron Isa Tare, nxënës në shkollën “Skëndërbej” Dega e SIg.Garnizonit me shkresën Nr.221 datë 20.5.1986 nuk është dakort, pasi gjatë kohës në shkollë ka manifestuar çfaqje të huaja, ndjek modën e huaj. Në vitin 1985 i ka vjedhur një shoku të tij 100 lekë. Në muajin prill 1986 Auroni ka sjellë në shkollë një revistë angleze me fotografi pornografike. Auroni është njeri që mund të bëjë çdo veprim negativ”, është kjo përmbajtja e dokumentit.

Ndreca bashkë me një faksimile të një dosje të Ish-Sigurimit të Shtetit shkruan se Tare ka qenë subjekt gjykimesh.

Vlera e atyne dokumenteve duhet relativizue tue u nisë prej besueshmënisë, inteligjencës dhe etikës së institucionit që i ka prodhue. Kjo që them do t’i vinte për mbarë edhe vetë Tares, pse edhe ai ka qenë subjekt gjykimesh i asaj haleje. Por, sot, Martin Camaj nuk asht mes nesh për me u mbrojtë për atë firmën e hjedhun para oficer Kapisyzit, kurse Tarja mundet me spjegue dhe me u mbrojtë. Po të mos ishte për atë krahun me të cilin u rreshtuen pa ngurrue si Koliqi si Camaj, Tarja vetë sot do të ishte tue i ba fresk ndonji kundërajrori të ndryshkun tue pritë me veshë ngrehë tartarët si ai personazhi i Dino Buzzatit.

Tarja s’mund ta dijnë, pse as skuthët që ia kalojnë kontrabandë dokumentet s’e dijnë për vete, se koloneli i UDB-ës Čedo Mijović kërcënonte të gjithë ata që tregonin kokëfortësi se mbrenda 24 orësh do të dorëzoheshin në Han të Hotit dhe koloneli malazez ishte njeri që e mbante fjalën dhe madje e fliste shqipen rrjedhshëm. Disa bashkëpunonin pse donin me dalë sa ma parë në Perëndim, të tjerë se urrenin regjimin e Tiranës e të tjerë pse ishin të lidhun historikisht me Jugosllavinë. Janë kategori të ndryshme që s’i lidh asgja, përveç fatit që ishin në duert e Čedo Mijović apo të majorit Kaplar Ljubović”, shkruan ndër të tjera Ardian Ndreca.

Pak orë pas publikimit të këtij dokumenti ka ardhur dhe reagimi nga studiuesi Auron Tare. Në një postim në mediat sociale, Tare shkruan se ai konfirmon saktësinë e dosjes së Sigurimit dhe shton se ka lexuar literaturë angleze. Më tej ai shton ka folur kundër atij regjimi dhe është tallur me regjimin në atë kohë, pasi nuk i jepnin të drejtë për të dalë jashtë shtetit.

“Duke e falenderua Zotin Ndreca/Marku nga zemra pasi kishte vite qe e kerkoja dhe nuk e gjeja dosjen time te Sigurimit. Ju falenderoj zoti Adrian dhe dua tju konfirmoj se ne fakt dosjet e Sigurimit te Shtetit kane qene shume te sakta. Une e konfirmoj kete informacion 100% . Po kam pasur shfaqje te huaja, po lexoja literature angleze qe ne ate kohe. Nuk besoj se Ndreca/Marku e kupton se cdo te thote te mesosh anglisht ne ate kohe. Po kam sjelle ne shkolle nje reviste te huaj e cila kishte balerina dhe po ai qe me spiunoi ju duken si “porno”.

Po flisja kunder rregjimit dhe tallesha me ate rregjim. Po ishe negativ per ate rregjim dhe nuk me jepnin te drejten te dilaj jashte shtetit. Te gjitha cfare thote Dosja jane super te verteta. Me nje shenim te vogel ai i Sigurimit nuk ishte i sakte. Nuk ishin 100 lek po 50 lek dhe atij shokut ja kisha fitu ne loje me letra por nuk mi jepte. U detyrova ja mora me force. Pra zoti Ndreca/Marku te falenderoj shume per kete pasazh nga Dosja ime dhe qe me konfirmove qe kjo Dosje egziston se deri me tani nuk ma jepte kush. Plus me konfirmon qartesisht ate qe mendoja se Z Ndreca/Marku ka pasur lidhje te hershme me Sigurimin e Shtetit. Megjithate ende z Ndreca/Marku nuk e ka shpjegu rolin e Komitetit te Prizrenit dhe Gjeneral Mugoshen”, shkruan Tare.

Debati mes Tares dhe Ndrecës ka nisur prej ditës, që kur studiuesi publikoi disa dokumente kundër Martin Camajt dhe Ernest koliqit. Më i prekur nga studimi i ish-kreut të Agjencisë së Bregdetit ishte Akademiku Ardian Ndreca, i cili debatin e ka kthyer në akuza personale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian ndreca auron tare studimi i auron tares ardian ndreca auron tare studimi i auron tares


Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit