LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dokumenti SEKRET: Shoku Qemal Lame është i ri në sektorin e Hetuesisë, ai duhet…

26 Janar 2022, 06:41 Nga DOSJA
Dokumenti SEKRET: Shoku Qemal Lame është i ri në sektorin e

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që janë pjesë e një dosje voluminoze e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat i dërgohen Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ndodhen disa relacione dhe një studim i bërë nga Hetuesia e Përgjithshme e Republikës, (i firmosur nga ministri Hekuran Isai), lidhur me propozimet e bëra nga Drejtoria e Punëve të Brendshme e Tiranës dhe Degët e Punëve të Brendshme të disa rretheve të vendit, si: Tropoja, Kukësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Korça, Fieri etj., me propozimet për arrestimin e personave të ndryshëm që kishin bërë krime kundër shtetit, si agjitacion e propaganda, tradhti në formën e spiunazhit, sabotimit, etj.

Dokumenti i plotë me propozimet e bëra nga Sigurimi i Shtetit, për arrestimin e katër të pandehurve që akuzoheshin si agjentë të Zbulimit Jugosllav, si Nexhat Hamiti në Elbasan, Sulejman Aliu në Sarandë, Hamdi Vata në Kukës dhe Havzi Dangëllia, agjent i Zbulimit Grek në Korçë, Nexhat dhe Ajet Iljazi, emigrant kosovarë me shtetësi jugosllave, Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, si agjentë të Zbulimeve Sekrete amerikane, jugosllave, greke, italiane dhe turke, Ilia Stavri dhe Stavro Kajavoj, si agjentë të Zbulimeve greke, Siri Jazo e Xhemal Lile nga Vlora, Vasil Dhima nga Saranda, Ali Hyka nga Tropoja, Agim Patoku nga Tirana, Hysen Hyseni, Bernard Lajthia, Pashko Marko dhe Bruno Hika nga Shkodra, Hysen Verdalis nga Pogradeci, Mersin dhe Rexhep Hoxha nga Dibra, etj.

Raporti për anëtarin e Byrosë Politike dhe sekretarin e Komitetit Qendror të PPSh-së, Simon Stefani, (që mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), i hartuar nga Pëllumb Kapo, (funksionarë i lartë në aparatin e Komitetit Qendror për organet e Sigurimit të Shtetit), i cili e hidhte poshtë studimin e firmosur nga Hekuran Isai, duke e konsideruar atë dokument, thjesht si ‘konkluzione të punës së Hetuesisë’ dhe i tërhiqte vërejtje zëvendës Kryetarit të Hetuesisë, Qemal Lame, për punë të dobët, etj!

Dokumenti sekret i hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, me studimin e Hetuesisë së Përgjithshme, lidhur me propozimet e bëra nga Degët e Punëve të Brendshme në rrethe, për arrestimet e personave që akuzoheshin për krime kundër shtetit

Shënimi i Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Simon Stefani, dërguar Pëllumb Kapos, funksionar për organet e Sigurimit të Shtetit, në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së

Shoku Pëllumb

Me që ju kini biseduar me shokë të Hetuesisë për vërejtjet që ju kishit për studimin, mendoj që të mos bëj unë asnjë përsëritje të dytë. Të bëjmë kujdes që t’i ndihmojmë.

16.XI.1982

Simon Stefani

Raport-informacioni i Pëllumb Kapos, funksionar për organet e Sigurimit të Shtetit në aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, dërguar Simon Stefanit

Shoku Simon

Mbasi studiova materialin studimor për propozimet, për arrestim, shpreh disa mendime:

Nga forma ky nuk mund të quhet studim, por disa konkluzione që dalin nga veprimtaria praktike e Hetuesisë, lidhur me propozimet për arrestim. Dhe nga përmbajtja, mendoj se ky material lë për të dëshiruar.

Studimi, si në formë dhe në përmbajtje, duhet të jetë më i gjerë dhe më i thellë.

Shokët e Drejtorisë së Hetuesisë kanë bërë dhe na kanë dërguar dhe në një “studim” tjetër, për të cilat kemi të njëjtat vërejtje që themi dhe për këtë “studim”, si nga forma dhe përmbajtja. Për këtë “studim”, ne ja bëmë vërejtje shokëve të Hetuesisë, të cilët ishin dakord me vërejtjet tona.

Mendoj që dhe në këtë studim që paraqitet për propozimet për arrestimin, duhej të nxirreshin disa konkluzione më të thella që t’i shërbenin më shumë punës së organit dhe Partisë.

Do të ishte që në këtë studim të paraqitej:

Se si ka qenë bazueshmëria dhe objektiviteti në marrjen në përpunim dhe ndjekjen e tij.
Në se ndjekja e përpunimit është bërë me operativitet apo me ngathtësi e zvarritje duke tejkaluar afatet e ndjekjes.
Në se është përdorur drejt kompleksi i llojeve të punës agjenturalo – operative apo është absolutizuar vetëm agjentura ose teknika operative.
Në se edukimi e drejtimi i agjenturës është bërë i drejtë, i vazhdueshëm dhe në përshtatje me tendencën e personalitetin e përpunimit.
Disa konkluzione duhet të ishin nxjerrë dhe përsa i përket personalitetit të personave që propozohen për arrestim, si: përbërja politike, gjendja shoqërore, mosha, vendi banimit të tyre, shtrirja e aktivitetit armiqësor dhe shkalla e rrezikshmërisë së tyre, se ishte bërë më parë luftë parandaluese me ta.
Si ka qenë roli dhe ndihma e përgjegjësve në ndjekjen e këtyre përpunimeve etj.
Të gjitha këto kanë të bëjnë me atë se si e sa i zbatojnë organet orientimet e Partisë për të qenë dhe gjykuar sa me objektivitet e të partishëm, të saktë e të shpejtë, sa të ashpër me armikun, por dhe të matur me viktimat e tij.

Dhe për këto vërejtje, mendoj që t’ia bëjmë prezencë shokëve të Drejtorisë Hetuesisë, për t’i patur parasysh në të ardhmen.

Njëkohësisht mendoj që shokut Qemal Lame, zëvendës drejtor i Hetuesisë, t’i thuhet që në bërjen e studimeve, duhet të angazhojë dhe shokët të tjerë, si brenda drejtorisë, ashtu dhe të sektorëve me të cilët lidhet studimi, pastaj në përfundim t’ua bëjë atyre të njohur këtë studim.

E them këtë, mbasi dhe në studimin e mëparshëm që bën fjalë për agjenturën në dhomat e paraburgimit, me konkluzionet që janë nxjerrë, të lihet përshtypja se nuk është konsultuar me sektorët e tjerë.

Shoku Qemal është i ri në sektorin që punon, prandaj për shumë gjëra duhet të konsultohet si me shokët brenda drejtorisë dhe me ata të sektorëve të tjerë.

Pëllumb Kapo

16.11.1982

Shënimi i anëtarit të Byrosë Politike dhe sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Simon Stefani, që mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit, për Pëllumb Kapon, vartësin e tij në aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së

Sh. Pëllumb

Shkeljet e thëna nga punonjësit e Hetuesisë janë të rënda dhe krijojnë problem në marrëdhëniet me popullsinë, për këtë shkelje konkludojmë të nxjerrin organet shtetërore, por edhe organet dhe organizatat e Partisë që mbulojnë këtë organizëm. Memorie.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci dashnor kaloci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj