LIVE UPDATES
Politike

“Don tu thyeni hundët amerikanëve”, Berisha: S’linçoj askënd se i bie të punoj kundër vetes

21 Prill 2022, 20:02 Nga DOSJA
“Don tu thyeni hundët amerikanëve”, Berisha:

TIRANË– Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutuan zhvillimet në Partinë Demokratike dhe proceset që po ndodhin në parti, të cilat një pjesë e demokratëve i quajnë të njëanshme.  Analisti Andi Bushati, replikoi me Berishën, lidhur me shpejtësinë me të cilën ai po kryen të gjitha proceset, duke deklaruar se kjo rrezikon ta çojë partinë në “autoritarizëm” dhe ta përçajë atë. 

Pjesë nga debati në studio: 

Andi Bushati: Mendoj se e keni shpëtuar partinë nga autoritarizimi i Bashës, por rrezikoni ta fusni në një autoritarizmë më të rrezikëshëm. Në parti ju kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve në degë.  Pse edhe unë jam me ta? Sepse mendoj se PD ka kaluar një traumë të madhe. Nuk mundet dy pjesë, që kanë qenë në luftë, papritur të pajtohen dhe të futen në një proces. Duhej një kohë e kurimit të plagëve. Ju këtë kohë nuk po ja jepni. Gjithë Komisioni i Rithemelimit po turret të rimarrë degët e rretheve. Të gjithë e dimë, se po u zhvillua kështu, aty do të jenë triumfatorë njerëzit e Foltores. Ju dëgjova, kur thatë deputetët do ti bëjmë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa votë. Ju nuk po i jepni mundësinë, që të futen gradualisht në proces, të ngrenë grupet, fraksionet. Sot opozita nuk ka luksin të humbasë asnjë votë. Kjo që them, autoritarizmi i Berishës, kam frikën se më shumë doni ti thyeni hundët amerikanëve që unë jam kryetar, sesa PD-në, sepse po lini copa të mëdha jashte.

Sali Berisha: Shqetësimi jauj në aparencë është i drejtë. Së pari, jam marrë me intensitet edhe me deputetët edhe me bazën. Me bazën po ecën dhe ju e shihni vetë. Në çdo qark që shkon (Basha), mbledh 20-30 veta. Sot një PD të organizuar nuk e kemi. Po të garantoj që, mund të shtyj 2 muaj, 3 muaj, vetëm përkeqësim do të ketë.

Andi Bushati: Duke rrëmbyer ju, do të ketë përkeqësim!

Sali Berisha: Nuk po rrëmbej gjë. PD ka interes që deputetët të jenë të shumicës. Ndodhi një moment, që qëndruan si neutral apo me një rrymë, ishte një moment. Por ai gjithmonë duhet të jetë dhe të mbetet deputet i shumicës. Cfarë kërkon kjo? Kjo kërkon para së gjithash, që ne të tregohemi opozitarë të vërtetë. Ata njerëz që kanë tetë vite që presin, shumica e tyre, kërkojnë që ne të jemi të vërtetë si opozitarë. Në parti, kuotohet gjithmonë më shumë ai që u del zot atyre më shumë. Deputeti e ka këtë shans me mikrofonin në parlament. Por kjo kërkon që deputeti ti vërë vetes qëllim.

Andi Bushati: Sot një deputet mund të jetë opozitar perfekt, por që mendon se PD nuk ka të ardhmen me Berishën. Por, sot ky deputet linçohet. Këtë ju e dini, prandaj bëtë këtë trukun. Keni krijuar klimë linçimi për njerëzit që janë opozitarë, por kundër Berishës. Ju prandaj bëtë nenet në statut, që ti mbroni nga fanatikët.

Sali Berisha: Asnjë prej tyre, në mënyrë absolute, as më shkon ndërmend. Nëse ndodh kjo që thoni ju, atëherë i bie që unë punoj kundër vetes. Nëse e merr kështu, po të garantoj, unë kam humbur në projektin tim të përballjes me këtë nismë. Kam humbur. Që në fillim kam përcaktuar dy linja. Njërën e dija që është 50/50, tjetrën e dija penën time për të bërë transparencë para gjithë botës. Po të kisha patur qëllime të tjera, kam patur të rreshtuar 15 kompani për të lobuar. Ka katër muaj ky proces, mund të shtyhet akoma, por opozitë nuk ka.

Andi Bushati: Më mirë të vonojë pak dhe e shëndoshë sesa shpejt dhe e përçarë.

Marrë nga TPZ

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike andi bushati sali berisha andi bushati sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj