LIVE UPDATES
Bota

Donald Trump shpall të shtunën emrin e kandidates për Gjykatën e Lartë

23 Shtator 2020, 07:17 Nga DOSJA

SHBA– Presidenti Donald Trump tha të martën se ka në plan të bëjë të njohur të shtunën emrin e kandidates që ai do të propozojë për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg pas vdekjes së saj të premten. Njoftimi i presidentit vjen ndërsa një ligjvënës me peshë tha se republikanët e Senatit i kanë votat e mjaftueshme për ta miratuar përzgjedhjen e zotit Trump, para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Në një postim në Twitter zoti Trump shkruante gjithashtu se do ta bëjë njoftimin nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti ka bërë të ditur tashmë se do ta zgjedhë kandidaturën në mesin e një liste prej pesë grash konservatore që ai po vlerëson. Sipas njoftimeve zoti Trump u takua me njërën prej tyre të hënën, gjyqtaren e gjykatës së apelit Amy Coney Barrett.

Ndërkohë ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i zotit Trump për zgjedhjet e 3 nëntorit, ka bërë thirrje që presidenti i ardhshëm, të zgjedhë kandidatin për Gjykatës e Lartë, pas inaugurimit të tij në janar.

Por republikanët po kërkojnë të përfitojnë nga shumica aktuale që gëzojnë në Senat, prej 53 vendesh krahasuar me 47 që kanë demokratët. Miratimi i një kandidati të tretë konservator nga zoti Trump për Gjykatën e Lartë do të bënte që ekuilibrin ideologjik i gjykatës të anonte edhe më shumë nga skaji konservator i saj, nga 5 me 4 aktualisht në 6 me 3. Senati ka miratuar më parë edhe dy emra të tjerë për Gjykatën e Lartë të propozuar nga Presidenti Trump, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh.

Senatori republikan i Karolinës së Jugut, i cili në cilësinë e kryetarit të Komisionit Gjyqësor të Senatit, do të mbikqyrë seancat për konfirmimin e kandidaturës për Gjykatën e Lartë, i tha rrjetit televiziv Fox News të hënën vonë në mbrëmje se republikanët i kanë votat e mjaftueshme për të miratuar emrin që do të zgjedhë Presidenti.

Kandidati do të mbështetet nga çdo republikan në Komisionin Juridik“, tha zoti Graham. “I kemi votat për ta konfirmuar atë në Senat para zgjedhjeve dhe kjo gjë po ndodh“, shtoi ai.

Dy senatore republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkowski kanë njoftuar se do të votojnë kundër emërimit të zotit Trump para zgjedhjeve, kur mbeten më pak se 40 ditë në krahasim me 70 ose më shumë që zakonisht i është dashur Senatit për të shqyrtuar e miratuar kandidaturën për një vend në Gjykatën e Lartë gjatë administrave të kaluara. Por asnjë senator tjetër republikan nuk u është bashkuar atyre në përpjekjen për të vonuar shqyrtimin e kandidaturës pas zgjedhjeve.

Senatori Mitt Romney, një kritik i shpeshtë i zotit Trump, ishte i fundit që shprehu miratimin e tij për të ecur përpara me procesin.

Kam ndërmend të ndjek Kushtetutën dhe precedentin në shqyrtimin e kandidaturës së Presidentit“, tha Romney në një deklaratë të martën. “Nëse i kandidati mbërrin për votim Senat, kam ndërmend të votoj bazuar në kualifikimin e tij“, shtoi ai.

Në vitin 2016 Senati i kontrolluar nga republikanët bllokoi nëntë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, shqyrtimin e kandidatit të fundit për Gjykatën e Lartë të propozuar nga Presidentit Demokrat Barack Obama, Merrick Garland.

Por zoti Romney së bashku me disa republikanë të tjerë thonë se fakti që partia kontrollon si Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe Senatin e bën luftën aktuale për një emër për Gjykatën e Lartë ndryshe nga katër vite më parë.

Precedenti historik i nje viti zgjedhor është që Senati përgjithësisht nuk konfirmon të propozuarin e një partie kundërshtare, por konfirmon një të nominuar të vetin“, tha Romney.

Pozicionimi i zotit Romney nuk do të thotë që kandidati i zotit Trump patjetër do të ketë votat për t’u miratuar, por do të thotë që zoti Graham, udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell e republikanë të tjerë mund të shtyjnë përpara procesin pa vonesa.

Dy senatorë të tjerë republikanë që mendohej se mund ta kundërshtonin një votim para zgjedhjeve për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Cory Gardner dhe Chuck Grassley, thanë të hënën gjithashtu se nuk janë kundër lëvizjes përpara në plotësimin e vakancës së krijuar.

Demokratët, të cilët gëzojnë pakicën në Senat, janë kryesisht të pafuqishëm për të ndaluar shqyrtimin e kandidatit që do të propozojë zoti Trump. Por deri më tani ata janë përpjekur të vendosin në pozita të vështira republikanët, duke i kritikuar ata për bllokimin e kandidaturës së zotit Obama gjatë një tjetër viti zgjedhor.

Udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer tha të hënën se përplasja e ardhshme mbi konfirmimit mund të çojë në “fundin e këtij institucioni të madh”.

Nëse një shumicë në Senat gjatë gjashtë viteve vjedh dy vende në Gjykatën e Lartë duke përdorur arsyetime plotësisht kontradiktore, si mund të presim t’i besojmë përsëri palës tjetër?”, tha ai. “Si mund t’i besojmë njëri-tjetrit nëse nxitjet bëhen më të forta, veprimet më të rrezikshme dhe pala tjetër shkel standardet e saj, kur është politikisht në favor?!“, shtoi ai.

Përveç marrjes në konsideratë të gjykatëses 48 vjeçare Amy Coney Barrett, një ish-profesore e drejtësisë në Universitetin e Notre Dame-t dhe aktiviste konservatorë e cila shihet si favorite për t’u emëruar, zoti Trump po shqyrton edhe emrat e tre gjyqtareve të tjera të Gjykatave të Apelit.

Barbara Lagoa, 52 vjeç, vajza e një refugjati kubanez që u larguan nga ishulli pas revolucionit të Fidel Castros më 1959, shihet gjithashtu sipas njoftimeve si një kandidate potenciale. Nën shqyrtim janë dhe gjyqtaret Allison Jones Rushing dhe Joan Larsen, së bashku me zëvendës këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë Kate Todd.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota barbara lagoa donald trump kandidatja për gjykatën e lartë barbara lagoa donald trump kandidatja për gjykatën e lartë


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj