LIVE UPDATES
Bota

Qetësohuni! VIDEOJA që do ju bëjë të ndryshoni totalisht mendimin për koronavirusin

10 Mars 2020, 09:08 Nga DOSJA
Qetësohuni! VIDEOJA që do ju bëjë të ndryshoni

TIRANË– Djali në këtë video quhet Agon Hare. Ai ka një kanal në Youtube ku videot e tij ndiqen nga të paktën 25 milionë njerëz në gjithë botën. Por videoja e fundit e hedhur  më 8 mars është nga më të shikuarat ndonjëherë, flet për koronavirusin, por flet me numra.

Numrat nuk gënjejnë – thotë djali.

Fillimisht Agon bën një hyrje, ku thotë se në muajin mars, ka më shumë të shëruar sesa të sëmurë nga Covid 19 dhe apelon: Qetësohuni!

“Është e rëndësishme të mbani sytë hapur sepse Covid-19 ËSHTË DIÇKA SERIOZE. Por, në të njëjtën kohë, një qëndrim i EKUILIBRUAR në këtë situatë është thelbësor. Shifrat kanë rëndësi. Ndërsa dëgjojmë se më shumë njerëz po infektohen nga Coronavirus, le të mos harrojmë ata që janë shëruar.

Në Australi nuk gjendet më letër higjienike, sepse njerëzit rendën drejt dyqaneve  për t’u përgatitur për fundin e botës! Turizmi po vuan. Aksionet globale po bien. Ekonomia po bëhet gjithnjë e më keq. Po! Jam i ndërgjegjshëm që disa nga shifrat që po na jepen nuk janë të sakta. Jam i sigurt se duhet të ketë më shumë njerëz të infektuar. Por në të njëjtën kohë statistikisht ka SHUMË pak shanse për të vdekur, dhe në të vërtetë, mushkonjat vrasin më shumë njerëz në ditë sesa Covid-19.

Videoja ime e muajit shkurt qetësoi shumë njerëz, kështu që vendosa t’iu paraqes shifra të tjera, të reja të muajit mars” – thotë ai.

Më pas sqaron në detaje:

“Është data 8 Mars 2020 dhe është koha që unë t’ju ofroj një informacion të rëndësishëm, shifra të përditësuara mbi situatën me COVID-19.

Le të fillojmë me shifrat negative:

Avionë bosh, rrugë të zbrazura, turizmi po vdes, tregjet globale po humbin triliona, njerëzit po humbin rrogat dhe vendet e punës. Kur merr parasysh impaktin, kjo situatë është goxha keq. Kjo është arsyeja pse për të mirën tuaj, timen dhe të ekonomisë, është kaq e rëndësishme që ne të marrim në konsideratë edhe zhvillimet pozitive. Sot në 8 mars, për herë të parë që nga shpërthimi i virusit, raportimet e rasteve tregojnë se ka më shumë të shëruar se sa të sëmurë. Po! Le të bëjmë publike disa shifra, apo jo? Sepse siç dihet, numrat nuk gënjejnë.

Sipas kërkimeve në shkallë globale, nga 107.500 raste 61.000 njerëz janë shëruar, që do të thotë se duke filluar nga 8 Marsi, për herë të parë, tashmë njerëzit kanë filluar të shërohen më në masë sesa të sëmuren. Ky është një lajm shumë i mirë!

Përsërisim: Sot më shumë se gjysma e njerëzve të prekur janë të shëruar nga koronavirusi i keq. Dhe meqenëse e kam këtë makinë llogaritëse në duar, po mendoj ta përdorim për të bërë një hesap mbi të dhënat më të fundit të Marsit. Duhet t’ju them se marr shumë mesazhe të tipit: “Përshëndetje! Thjesht dua të sigurohem, si është e mundur se jeni kaq I bindur se është kaq e ulët mundësia për t’u prekur nga COVID-19?”

Epo, i dashur miku im, numrat nuk gënjejnë. Marrim psh një rast. Nga 66 milionë njerëz që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar gjithsej janë… 206 raste të raportuara. Dhe kjo do të thotë, se ju keni një mundësi 0.0003% të infektoheni nga virusi. Dhe për momentin, në shumicën e vendeve në të gjithë botën mundësia për tu sëmurur është edhe më të ulët.

Zonja dhe zotërinj, ndaluni dhe mendoni për një moment: Për shkak të shanseve 0.0003% (për t’u sëmurur, jo për të vdekur) ne të gjithë të vemë në rrezik gjithë sigurinë tonë financiare?! Ia vlen që i gjithë tregu global të marrë një goditje të tillë të fortë për një rrezik në këto shifra?? Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të gjithë ta dinë se: që nga 8 Marsi, ka më shumë njerëz që janë shëruar sesa të sëmurë.

Të mos keqkuptohemi, COVID-19 është serioz! Nuk duhet nënvlerësuar. Ka potencialin të përkeqësohet. Por është e rëndësishme që të kemi një qëndrim të ekuilibruar. Ja disa shifra të tjera:

Mesatarisht 40 njerëz vdesin çdo ditë nga COVID-19, kryesisht në Kinë. Kjo nuk është diçka e mirë, por, në të njëjtën kohë, çdo ditë në mbarë botën përafërsisht 1900 njerëz vdesin nga mushkonjat; gjarpërinjtë vrasin 378 njerëz në ditë; dhe 1300 njerëz në ditë vriten nga njerëz të tjerë. Pra ju keni 30 herë më shumë gjasa gjatë ditës të vriteni nga dikush sesa të vdisni nga Coronavirus COVID-19.

Avionë bosh, rrugë të zbrazura, turizmi që vdes, tregjet globale që po humbin triliona, ndërsa njerëzit po humbin rrogat dhe vendet e punës. Ne nuk e kemi luksin të injorojmë shifrat pozitive! Ne nuk e kemi luksin të lejojmë që paniku të shtohet edhe më. Ndërsa dëgjojmë çdo ditë për njerëzit që po marrin Coronavirus COVID-19, të mos harrojmë ata që u shëruan.

Dr. Nasia Safdar (specialiste e kujdesit shëndetësor ndërkombëtarisht e afirmuar) jo më kot thotë: Edhe nëse sëmureni, për shumicën e njerëzve, zhvillimi  do të jetë ky: do të jetë si një ftohje, do kalojë si e tillë. Gjeni pozitiven në gjithçka negative!!!”.

Marrë nga Dita

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota agon hare koronavirusi ne bote agon hare koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet