Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Jack Ma, njeriu më i pasur i Kinës dhuron 14 milion dollarë, për të krijuar vaksinën kundër Koronavirusit
30 Janar 2020, 10:00Nga DOSJA
KINË– Jack Ma, themeluesi i Alibaba (BABA) dhe njeriu më i pasur në Kinës, ka dhuruar 14.4 milion dollarë përmes fondacionit të tij për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine për koronavirusin Wuhan.
Miliarderi ka caktuar 5.8 milion dollarë për dy organizata kineze të kërkimit të qeverisë. Ky lajm është bërë me dije përmes një postimi në mediat sociale nga fondacioni Jack Ma.
“Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për të mbështetur masat “parandaluese dhe trajtuese.”- është mësuar nga deklarata e fondacionit.
Kompania gjithashtu po ofron fuqi kompjuterike falas të AI për organizatat kërkimore shkencore për të mbështetur kërkimin rreth vaksinës kundër Koronavirusit.
“Alibaba” është një prej kompanive teknologjike kineze që dhurojnë fonde për përpjekjet e trajtimit të koronavirusit.”-ka shkruar gazeta shtetërore China Daily.
Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë janë ndër ata që punojnë për një vaksinë.
Por mund të kalojë më shumë se një vit derisa të vihet në dispozicion një vaksinë, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA.
Virusi ka vrarë të paktën 170 njerëz deri sot, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë konfirmuar në territorin e Kinës si të infektuar. Më shumë se 80 raste janë konfirmuar jashtë Kinës, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Australinë Italinë dhe Gjermaninë.
KOSOVË- Publicisti Veton Surroi ka komentuar zhvillimet marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, duke u kërkuar të dy partive që të ...
KINË– Virusi vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën deri ditën e sotme 170 personave ndërsa ka gjasa që numri të shkojë vetëm në rritje pasi janë konfirmuar...
KINË– Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 170. Tashmë sëmundja ka mbërritur në çdo rajon të Kinës, raporton BBC. Së fundmi u konfirmua ed...
SHBA– Gjyqi për zbardhjen e Presidentit Donald Trump ka vazhduar ditën e djeshme me dy seanca ku secila ka zgjatur 8 orë, me pyetje nga senatorët.Sipas rregulla...
SHBA– Zyrtarët amerikanë thonë se ata kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të gjetur ndonjëherë në kufirin me Meksikën.Shtrihet për 1,313m, tuneli k...
SHBA– Palestinezët kanë refuzuar në mënyrë kategorike propozimin e Donald Trump për Lindjen e Mesme, duke u shprehur se Trump ka bërë këto lëvizje kundër ...
SHBA- Gruaja e Kobe Bryant ka thyer heshtjen pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe ka bërë një dedikim prekës. Në një reagim në Instagram, Vanesa shkruan se n...
BRITANI E MADHE- Deputetët e parlamentit ratifikuan Marrëveshjen e tërheqjes së Brexit-it me 621 vota dhe 49 pas një debati emocional në Bruksel.Pas votimit, e...
GJERMANI- Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Sh...
SHBA– Presidenti Donald Trump ditën e djeshme ka reaguar ashpër kundër këshilltarit të tij të Sigurimit Kombëtar, John Bolton, duke hequr dorë nga ish-ndihmësi...