LIVE UPDATES
Bota

Nga refugjat, tani pjesë e filmit të nominuar për Oscar, aktori shqiptar ndihet i bekuar

13 Shkurt 2020, 13:51 Nga DOSJA

TIRANË– Lufta e fundit në Kosovë ka bërë që shqiptarët të shpërngulën me dhunë nga Kosova. I lindur në Vushtrri, Mason Alban është transferuar në Boston në moshën 11-vjeçare si refugjat. Por, Mason e ka shfrytëzuar kohën në mënyrën më të mirë. Ndonëse në një vend të huaj dhe duke pas parasysh vështirësitë, ai ishte i bindur që ëndrrat duhet ndjekur, ka punuar shumë dhe talenti i tij  nuk mbeti pa rënë në sy.

Qysh në moshë të re, arriti të lidhet me disa regjisorë të shkëlqyeshëm në Harvard, ku njëri prej tyre ishte regjisori me famë botërore Peter Sellars.

“Shfaqjen time të parë e bëra në Teatrin A. R. T në Kolegjin e Harvardit. Aty bëmë edhe shfaqje tjera, diçka nga Çehovi dhe nga Shekspiri. Kështu rashë në dashuri me këtë profesion, që për mua ishte terapeutik pas luftës. Në skenë mund të dëgjohej zëri im. Teatrin që është forma më e pastër e demokracisë, e kam mësuar nga Peter Sellars”, ka treguar kështu Mason Alban për hapat e parë në karrierë.

Gjasat që aktori shqiptar të shkëlqejë në këtë rrugë, janë të mëdha. Por, të mëdha janë edhe sfidat duke pas parasysh që konkurrenca është e madhe.

“Është një industri jashtëzakonisht konkurruese, ku janë rreth një milionë aktorë të rinj në vit që i hynë kësaj industrie. Unë kam pasur fat t’i takoj disa menaxherë dhe agjentë që besuan në mua dhe më krijuan mundësi. Kolegji Emerson më ndihmoi shumë, atje munda të aktroj dhe të tregoj talentin tim. Atje më morën në disa klipe dhe filma studentor, kështu m’u hapën mundësitë dhe unë e shfrytëzova njërën nga to. Punova në shumë shfaqje të suksesshme, krahas aktorëve dhe regjisorëve vërtet të talentuar.”

Masoni karrierën e tij e drejton duke punuar pa reshtur dhe pa u lodhur, duke i tejkaluar dështimet dhe refuzimet. Sipas tij, ju duhet të jeni të gatshëm për të sakrifikuar shumë që t’i realizoni ëndrrat tuaja.

“Është sfiduese për të gjithë. Edhe për mua ishte një udhëtim i gjatë. Unë nuk e bëj këtë për të qenë medoemos i famshëm, por e bëj sepse e dua profesionin që e kam. Nëse nuk do ta doja profesionin, çdo gjë rreth tij qoftë pozitive apo negative nuk do t’ia vlente.”

Në EVVY, Mason Alban është emëruar për dy vite radhazi si aktori më i mirë. Ky vlerësim patjetër që ishte një shtysë për të.

“Ky ishte një tjetër afirmim i shkëlqyeshëm për mua. Në të gjitha format e artit ne kemi nevojë për dikë që pajtohet me çmendurinë tonë, në mënyrë që ajo të konsiderohet art. Konfirmimet janë çdoherë thelbësore.”

Por, ajo çka nuk e kemi shpalosur deri tani, është një arritje e jashtëzakonshme e Masonit. Ai është pjesë e filmit “Little Women” i cili u nominuar për Best Picture në Oscar.

Të punosh në një film të tillë dhe me njerëz kaq profesional, padyshim që është diçka e mrekullueshme, ai madje ndihet i bekuar për këtë mundësi që i erdhi falë talentit e përkushtimit në punë.

“U emocionova shumë për dashurinë e Akademisë ndaj  “Little Women”. E ndjeva brenda vetes se ishte diçka meritore. Të gjithë ishin brilantë në atë që bënë dhe kjo ishte vërtet frymëzuese. Të punosh me Saoirse Roman është e mahnitshme sikurse me Greta Gerwig që shfaqin gjenialitetin e tyre dhe të bëjnë të ndihesh i bekuar që punon me ta. Po ashtu edhe me Kathryn Bigeloë. Ishte kënaqësi e madhe për mua të punoja me ta dhe të mësoja aq shumë nga të tjerët. Është nder i jashtëzakonshëm të punosh me një grup të tillë, ku ka njerëz aq të talentuar.”

Regjisorja e filmit “Little Women”, Greta Gerwig ishte një pikë frymëzimi për Masonin.

“Është e mahnitshme dhe e lehtë të punosh me të. Ajo është shumë profesionale dhe kështu e bën punën tuaj të lehtë. Ata kanë një vizion të shkëlqyeshëm dhe e dinë saktë se çfarë duan. Pjesa tjetër varet nga unë që ta shpërfaq vizionin e tyre. Dhe të kesh njerëz super të talentuar rreth vetes për të të ndihmuar të arrini – kjo e bën gjithçka të lehtë dhe mjaft të dobishme.”

Gjithë ky sukses nuk e ka lejuar Masonin të harrojë prej nga vjen. Ai pohon se ka një lidhje emocionale me Kosovën dhe i kënaqet zemra për sukseset e saj.

Ai gjithashtu nuk i refuzon as ftesat nga regjisorët shqiptar. Madje është bërë pjesë e filmit “Adelina” të regjisores Rita Krasniqi.

“Ai është filmi im i parë në Kosovë. Dhe aktualisht është nëpër festivale në të gjithë botën. Ajo është regjisore mjaft e talentuar. Më pëlqen të punoj me regjisore, ato më kanë dhënë mundësi gjithmonë.”

Krejt për fund, Masoni ka dhënë një mesazh për të rinjtë shqiptarë.

“Uroj që ata t’i ndjekin ëndrrat dhe të mos mendojnë se madhështia ekziston jashtë tyre. Ka shumë të rinj të talentuar në Kosovë të cilën mund të fitojnë “Oskar” ose të bëhen çfarëdo që ata duan të jenë. Historikisht ne gjithmonë mendojmë se gjërat e mëdha janë atje tej larg diku. Por për mua dhe shumë kosovarë të tjerë aktor të bën talenti dhe jo Hollivudi. Nëse e ndjen aktrimin, bëhu, se krejt janë atje.”

Marrë nga Kultplus 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aktori shqiptar oscar aktori shqiptar oscar


Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK