Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE
14 Shkurt 2020, 07:56Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Mediat britanike raportojnë se ministrat e financave të bllokut që tashmë ka mbetur me 27 vende anëtare do ta firmosin hyrjen në fuqi të vendimit javën e ardhshme. Vendimi është pjesë e një serie masash të ndërmarra nga BE për të pakësuar humbjet nga evazioni fiskal, që në vit llogaritet të jenë rreth 608 miliardë euro.
Për shkak të rregullit që shtetet anëtare nuk kalojnë përmes një procesi kontrolli, Ishujt Kajman deri tani kishin “shpëtuar” duke qenë pjesë e territoreve britanike, falë edhe lobimit të fortë të shtetit “mëmë”.
“Financial Times” raportoi se të mërkurën, ambasadorët e BE vendosën se ishujt në perëndim të Karaibeve nuk po bashkëpunojnë si duhet me Brukselin për transparencën fiskale. Në këtë mënyrë, Ishujt Kajman futen në listën e vendeve “jo bashkëpunuese”, ku janë gjithashtu Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territore amerikane si Samoa Amerikane, Guami dhe Ishujt e Virgjër Amerikanë.
Vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar dhe “rrjeti i parajsave fiskale” që i përkisnin asaj, u vlerësuan si lehtësuesit më të mëdhenj të shmangies së taksave nga Rrjeti i Drejtësisë Fiskale, duke plotësuar listën e 10 vendeve që kanë ndihmuar më tepër në shmangien e pagesës së taksës së korporatës.
KINË– Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar se rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht viktimave dhe të i...
SHBA– John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nën...
Kosovë-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda 24 orëve ka marrë ka marrë dy letra nga diplomatë të huaj të cilat i kërkojnë që të heqë tarifën e vënë nga pa...
MAQEDONIA E VERIUT- Koranavirusi ka mbërritur edhe në rajonin e Ballkanit, ndërsa rasti është konfirmuar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë n...
KOREJA E VERIUT– Një zyrtar i lartë i tregtisë në Korenë e Veriut u ekzekutua nga autoritetet, pasi shkoi në një banjo publike në vend që të qëndronte në karant...