LIVE UPDATES
Bota

Presioni i SHBA-ve për heqjen e taksës/ Kurti: Marrëveshjet e arritura me forcë e kërcënime s’kanë vlerë

7 Mars 2020, 10:23 Nga DOSJA
Presioni i SHBA-ve për heqjen e taksës/ Kurti: Marrëveshjet e

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një editorial për gazetën konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Serbinë. Kurti shkruan se është mirë të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe më mirë është një marrëveshje e mirë. “Një marrëveshje e mirë duhet të bazohet në parime demokratike”, shkruan Kurti. Vetëm kështu kjo marrëveshje, sipas tij, mund të ketë sukses afatgjatë. Reciprociteti ndaj Serbisë, që po kërkohet nga qeveria kosovare dhe që ka për qëllim të krijojë parakushte për një marrëveshje substanciale, në aspektin afatshkurtër paraqet një hap të rëndësishëm për të arritur stabilitet ekonomik dhe politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Në aspektin afatgjatë, nënvizon kryeministri Kurti, reciprociteti është një hap i rëndësishëm për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore deri te normalizimi i plotë i këtyre marrëdhënieve. Normalizimi i raporteve ndërshtetërore mund të arrihet vetëm nëse palët “normalizuese” pajtohen për rregulla dhe parime të cilat i respektojnë të dyja palët. Vullneti i mirë dhe takimet në kushte të barabarta janë parakushte për të gjitha negociatat, të cilat synojnë krijimin e marrëdhënieve paqësore. “Politika që synon revanshizmin ka një jetëgjatësi të shkurtër dhe nuk ka perspektivë. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta mbikëqyrin procesin dhe paraprakisht të definojnë masat që do të merren kur nuk respektohen parimet dhe kur eventualisht shkelet marrëveshja”, shkruan Kurti.

Kryeministri thekson se koalicioni qeveritar i përbërë nga Vetëvendosja si forcë e qendrës së majtë progresive dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës si parti e djathtë konservatore, ka bërë një premtim elektoral i cili nuk synon revanshizmin, por parimin e barazisë dhe drejtësisë për ndërtimin e marrëdhënieve (tregtare) konstruktive dhe bilaterale. Kurti shkruan se tarifat 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina i ka trashëguar nga qeveria paraprake. “Parimi i reciprocitetit, ndërkaq, ka qenë përherë parim udhëheqës i partisë sime. Po ashtu, reciprociteti si vlerë buron nga koncepti i barazisë dhe është gjithkund i pranishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Paqja e qëndrueshme dhe barazia janë premisa udhëheqëse të qeverisë kosovare, kryeministër i së cilës jam nga fillimi i shkurtit. Respekti i ndërsjellë është i pashmangshëm për arritjen e këtyre qëllimeve, sepse vetëm kështu, një marrëveshje e mundshme mund të ketë efekte vërtet pozitive në jetën e njerëzve”, shkruan Albin Kurti në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Sipas Kurtit, marrëveshjet e arritura “me detyrim dhe kërcënime” dhe jo duke u bazuar në respektin e ndërsjellë nuk kanë vlerë as sa letra mbi të cilën hidhen “nënshkrimet tona”. Për këtë arsye, shton Kurti, “ne duam që si shenjë të vullnetit të mirë dhe të gatishmërisë sonë për shmangien e ngatërresave politike, nga data 15 mars 2020 të heqim tarifat prej 100 për qind ndaj lëndës së parë të importuar nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.

Qeveria e Kosovës kërkon, sipas Kurtit, që Serbia të ndërpresë fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe të heqë barrierat tregtare jotarifore. “Nëse pala serbe tregon vullnet të mirë, qeveria kosovare nga 1 prilli 2020 do t’i heqë plotësisht tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina për një periudhë prej 90-ditësh”, shkruan Kurti. Ai shpreson se Bashkimi Europian para Samitit të Zagrebit më 7 maj të heqë vizat për qytetarët e Kosovës. Në rast se Serbia nuk e respekton vullnetin e mirë të qeverisë kosovare për heqjen e barrierave ekonomike, tregtare dhe politike dhe rrjedhimisht nëse e vazhdon fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës dhe po ashtu nëse nuk i heq barrierat ekzistuese tregtare, atëherë “ne më 1 prill do të nisim zbatimin hap pas hapi të parimit të reciprocitetit, së pari në tregti, pastaj edhe në ekonomi dhe në politikë”. Pastaj, premton Kurti, “ne do të përqendrohemi në synimet tona parësore të politikës së brendshme, të cilat janë qenësore për jetën e njerëzve: vende të punës dhe sundim të ligjit. Për të arritur këtë, do të luftojmë me të gjitha mjetet korrupsionin dhe kështu, do të kujdesemi për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”.

Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti heqja e takses shba albin kurti heqja e takses shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj