LIVE UPDATES
Bota

Lëvizja Vetëvendosje: Do t’ia dërgojmë emrin e mandatarit Thaçit brenda afateve

17 Janar 2020, 11:10 Nga DOSJA
Lëvizja Vetëvendosje: Do t’ia dërgojmë emrin e

KOSOVË– Partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka deklaruar se do të bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa. Pa saktësuar se kur do të bëhet një gjë e tillë, nuk dihet nëse brenda kësaj kohe LV e LDK-ja do të mund të merren vesh për bashkëqeverisje, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, pak me herët presidenti Hashim Thaçi deklaroi para medieve se do të ndërmarrë veprime kushtetuese, nëse nuk propozohet emri i mandatarit brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Sot janë bërë 22 ditë që prej kur është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe janë zgjedhur, kryetari e nënkryetarët. Mirëpo, partia e parë e dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk e ka dorëzuar ende emrin për mandatar te i pari i vendit, Hashim Thaçi. Vetëvendosje për këtë është duke u kritikuar edhe nga partia me të cilën pre muajsh janë duke negociuar për koalicion. Mos dorëzimi i emrit për mandatarin nga LDK-ja po shihet si frikë për të marrë përgjegjësi.

Mandati është te partia e parë. Edhe këtë rast nuk janë tu e marrë mandatarin tash e 3 javë. Tregon një farë frike ose tregon se sa e vështirë është me i ndërtu institucionet. Si duket nuk ka vullnet. Është obligim kushtetues i tyre, na po presim. E kam thënë edhe ma herët që ka një lloj frike me e marrë këtë post edhe këtë zyrë me e udhëheq vendin, tani po vërtetohen edhe ma shumë. Ambasadori Walker tha, me siguri ka aluduar për LV-në, që ka frikë prej politikanëve me i marrë detyrat shtet ndërtuese”, ka thënë në emisionin DPT te Fidani, sekretari i Lidhjes Demokratike, Arban Abrashi.

Përveç kësaj, shtyrja e propozimit nga LV-ja, që do të hapte rrugë pastaj për krijim të institucioneve, ka bërë që presidenca të lajmërojë se për këtë do të drejtohen për interpretim në Gjykatë Kushtetuese. Kjo pasi që ata kanë kërkuar që të dihet se sa ka kohë partia e parë e dalë nga zgjedhjet për të dorëzuar emrin. Për këto deklarata e se kur do të bëjnë propozimin për mandatar, kanë folur sot gjatë ditës nga Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë për Gazetën Express.

Nga zyra për media, Arlind Manxhuka ka thënë se synim i LV-së mbetet edhe më tutje krijimi i institucioneve të reja, tash kur veçse është bërë zgjedhja e kryesisë. Ai ka shtuar se brenda afateve do të bëjnë edhe dorëzimin e emrit për mandatar, por, pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Synimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetarë të shprehur me 6 tetor 2019, përkatësisht themelimi i qeverisë, tash kur Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe me ç’rast ka zgjedhur kryesinë e re me në krye të këtij institucioni Glauk Konjufcën. Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes përbrenda afateve dha pa ndonjë vonesë Lëvizja VETËVENDOSJE! sigurisht se do të dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, është shprehur Manxhuka.

Dorëzimin e emrit për mandatar e ka kërkuar ditë më parë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, mirëpo, që kësaj thirrje të tij iu është përgjigjur duke i kërkuar që të mos bëjë presion, i pari i LV-së, Albin Kurti. LV dhe LDK ende nuk kanë arritur që të dakordohen për koalicion, ndërsa, tani vetëm se janë shtuar edhe më shumë përplasjet mes tyre. Kjo pasi që as njëra e as tjetra nuk po lëshojnë pe nga kushtet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Ndërsa Albin Kurti ka hequr dorë nga ministri i Brendshëm. Ditët e fundit Kurti ka zhvilluar takime të përditshme me Isa Mustafën, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mirë dhe se ka lëvizje nga të dyja palët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti lëvizja vetëvendosje qeveria e re ne kosove albin kurti lëvizja vetëvendosje qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj