LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja “Babale”, publikohen përgjimet e Sali Lushajt, Florenc Hoxhës dhe Erzen Breçanit. Roli i tyre në audio-përgjimin

27 Shkurt 2020, 09:29 Nga DOSJA
Dosja “Babale”, publikohen përgjimet e Sali Lushajt, Florenc

TIRANË- I dënuar me dy vjet burg për “kallëzim të rremë”, si aktrues i zërit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin “Babalja” dhe i liruar së fundmi nga gjykata pas shlyerjes së dënimit, Fredi Alizoti referuar provave të grumbulluara nga Prokuroria, rezulton të ketë pasur komunikime të herë pas hershme me Ervin Salianjin, Florenc Hoxhën, Erzen Berçanin, Sali Lushën dhe Albert Veliun, personin kyç në inskenim.

Më 27 shtator 2018, ora 19:10, në mënyrë që t’i shpëtonte dënimit, Alizoti ka zgjedhur të tregojë të gjithë skenarin e përgatitur në PD për të realizuar një material fiktiv ku më vonë të pretendohej se është zëri i shtetasit Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm.

“Biseda është e njëjtë me atë që është bërë publike në media. Në këmbim të këtij rregjstrimi, do të merrnim 200.000 euro të cilat do i ndanim përgjysëm. Sipas Albertit këto para do t’i jepte Ervin Salianji kur biseda të shfaqej ne televizion. Ne dhe para bërjes publike të përgjimit shkonim tek selia e PD-së ku veç të tjerash Alberti takonte Ervin Salianjin, ku takoheshin veçmas….Babalja më prezantonte si kunatin e tij”, rrëfente Fredi Alizoti para grupit hetimor.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe djalit të tij me nr tel (565), datë 24.05.18, ora: 13:11:31

AV: Baba, per nje ore e gjysem baba do vish te PD-ja

Djali: Si si?

AV: kur te themi ne per nje ore e gjysem do vish te PD-ja

Djali: vetem?

AV: ma jep pak Fredin

Djali: Fredin? Po dale, se eshte ne banjo. Te kaloj une tani

AV: e mire do vini te dy bashke do merrni taksi do vini te dy bashke

Djali: ok hajd

AV: hajd per nje ore e gjys te mar ne telefon hajd

Por lidhjet e Alizotit me PD i fakton edhe një bisedë e tij me Erzen Brecanin, ish zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës dhe i lidhur ngushtësisht me “selinë blu”. Si një njohës i vjetër i këtyre çështjeve si dhe kontrollit të tabulateve telefonike, Berçani ka qenë i kujdesshëm në komunikimin e tij prej 8 minuta e 20 sekonda, duke mos dhënë shumë detaje, megjithëse shfaqet qartë se ai është në brendësi të të gjithë skenarit.

Në këtë bashkëbisedim të dates 29.05.2018, Alizoti duket se shfaqet nervoz për faktin se nuk i është mbajtur premtimi i dhënë për pagesën dhe paralajmëron se nëse ai flet “përmbyset bota”.

Alizoti sqaron ndër të tjera se çdo gjë është fallco dhe sqaron se babalja ka fol edhe për shokun e vetë për shpërblim.

Nga ana tjetër, Berçani duke e konsideruar në bisedë si “vëlla” e këshillon që t’i drejtohet Florenc Hoxhës dhe kryedemokratit Lulzim Basha për të fituar të drejtën e premtuar.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Erzen Brecanit me nr tel (000), më datë: 29.05.18, ora: 21:00:02:

FA: o Zen

EB: e vlla

FA: O Brecan e vlla e Brecan

EB: Cuni eshte larg osht larg o ne Durres e nuk ka ardh ala ne Tiron e nuk kam kujt ti them me te sjell ja 30 mije lek skam kujt ti them ne bote

FA: e vlla?

EB: Qe me ardh cuni ne Tirane I themi ti japi 30 mije lek njeri tjeter nuk kam kujt ti them

FA: Rrofsh faleminderit – ej o vlla te kam borxh e po e pres se jam jashte per koke tende per shpirt tend po e pres e

EB: …por ai qe u ka premtue ca u ka thane duhet tu rri te kambëtt e me ja marr

FA: Nuk kemi marr asgje akoma…

EB: … une nuk merrena me kto gjona nuk I kam qef fare ke parasysh

EB: Edhe babalja kur ka fol per shokun e vet…ka fol me te

EB: …ska arsye me hy ne kto pune thashe se jane ndrysira te gjithe nuk I njef ti thashe

EB: …pse nuk shkoni perderisa ju ka mar ai Flor Hoxha kush I ka Lulzim Basha mere e coje atje a ju ka morr Flori?

EB: Se ca ju rrejn juve ca ju thojne u premtojne une jam kundra tyre nuk ka

EB: Jane mashtrusa

FA: …po te hap une thesin mbraon cdo gje i q*het motra

EB: po jo me vlla cben kjo pune sma nin

EB: I thashe une ctu ka dash ty me hy ne kto pune I thash…

EB:: … per shokun tend thash nuk ke nevoje me fol bam bam per mu shko ne prokurori masanaj shko neper partira neper lesh e neper

FA: … nuk kam marre nje lek vllai

EB: ne qofte se i ka hy per lek ka bo gabimin me te madh e mo e shoku jem po ca boni e burr

EB: Ne qofte se ju ka premtu kush leke mos e cani k*** shko thuni n aka pemtu leke X e Y e mos u merr me

FA: Jo me se me premtuan dicka ketu…

EB: E une nuk e kam parasysh une nuk merna me njerez qe nuk kane nuk kane bese

FA: …ato qe jane premtuar nuk kam marre asgje edhe une nje llaf tani permbyset bota kthehet nga e para e del cdo gje fallco

EB: Po ne qofte se jane fallco nxirri e vlla fallco cme plasi

FA: Jo fallco jane Fallco po ta them me shpirt

EB: …mos i bini ne qaf njerzve kur jane fallco mos i bini ne qafe njerzve kote vlla

EB: …vetja I thashe ke hi i mer ne qafe robt kot, me i bo letrat per azil nuk e di se si i boni kto pune

Ndërkohë, në dëshminë e tij në prokurori, Berçani ndryshe nga biseda telefonike e konsideron Alizotin si një ish kontigjent kriminal që i ishte afruar për t’i marrë para. Ndërsa në dëshminë e dhënë më vonë gjatë seancës gjyqësore në 17 korrik 2019 ai sërish përpiqet të deformojë konteksin e bisedës duke u distancuar nga historia “Babale”.

Bashkëpunimi me Florenc Hoxhën

Nga ana tjetër, një tjerër person kyç në të gjithë çështjen është Florenc Hoxha, ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës dhe ish drejtor i policisë bashkiake në Tiranë i cili është edhe një nga njerëzit më të besuar të kryedemokratit Lulzim Basha.

Edhe pse ka stepur në komunikimet e tij pasi ngjarja është bërë publike dhe pasi organi i akuzës kishte nisur hetime, Hoxha gjithësesi i është përgjigjur telefonatave të Alizotit i cili përveç parave të premtuara i ka kërkuar edhe siguri dhe strehim.

Në një nga komunikimet elektronike që mban datën 5 qershor 2018 ora 21:05, ai ka telefonuar Hoxhën të cilit i ka kërkuar një takim dhe ky i fundit ja mundëson për të nesërmen ne selinë e Partisë Demokratike dhe kujdeset për strehimin e tij te banesa e Sali Lushajt, një tjetër personazh i implikuar në këtë ngjarje i cili veç të tjerash ka shërbyer edhe si truprojë e ish kryeministrit Sali Berisha.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Florenc Hoxhës (289), datë 05.06.18, ora: 21:05:29

FH: …nuk ashtu dot jam per ne aeroport po neser ne oren 9 te PD-ja takohemi

FA: mire ne rregull… si keni marr masat mire ku do rri sonte ?

FH: ku do rrish sonte?

FA: po?

FH: po fol me Saliun mos ashtu rri ke Saliu sonte rri ke Saliu sonte fol me Saliun njehere

FA: mire ne rregull

FH: e se e mar une ne telefon mire

FA: mire hajde

Fill pas kësaj bisede, Alizoti ka marrë në telefon menjëherë “Babalen” ku i ka treguar se ka komunikuar me Florenc Hoxhën dhe se ai e ka adresuar te Sali Lushaj si dhe i ka premtuar se do ta takojë të nesërmen në selinë e Partisë Demokratike për të përfunduar likujdimin sipas dakordësisë fillestare.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Albert Veliut më datë 05.06.2018, ora 21:28:23:

FA: te mori n etelefon ai?

AV: kto jane te degjeneruar e vlla po e di une ca tju bej juve une po e di une ca duan ata

FA: me tha mua po prit e degjo me tha mua jo jam ne aeroport I thashe une jam jashte skam as leke per hotel

AV: takohemi neser tha?

FA: neser ne ora 9 tha e ka fajin ai duhet ti japi ultimatum ai thuaji atij ti japi ultimatum

AV: Po po ske ce do vete neser une atje do flas gojarisht me ate

FA: ne ora 9 ore une e bej dhe ndryshe e kupton ti

AV: e di une te marr vesh vllai jot te mar vesh po cke mos u merzit

Pak më vonë, nga frika se mos Alizoti do të tregonte lidhur me skenarin e sajimit të një përgjimi, ai e ka kontaktuar sërish ku i ka thënë:

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Albert Veliut më

datë 05.06.2018, ora 21:33:45:

AV: o re vlla ca ben ti?

FA: ca do bej po rri ktu te Sala

AV: po mire e neser ne mengjes mere salen iken mer ca te takojne te gjitha i di vete gjerat ti mos te flas shume ne telefon te kam vlla dhe une jam i shqetesuar e beson qe po ha buke azili po ha buke azili me vdekshin te dy djemte

FA: se ve ne dyshim

AV: presionin beja pa merak po do ta mar une mos ki merak ti neser pa merak neser qe ne mengjes mos e vri mendjen

FA: mua me tha qe do takohemi atje dhe nga krahu tjeter me tha jam ne aeroport

AV: nuk prish pune neser do mbarosh pune gjalle a vdekur mos e vrit mendjen hajd te fala sales e te gjitheve.

Edhe pse Florenc Hoxha, i është përgjigjur në vijimësi telefonatave, ka ofruar strehim dhe i ka siguruar takim në “selinë blu”, në dëshminë e tij në prkurori më 17 tetor 2018 deklaron se është takuar me të por sipas tij nuk e ka përfillur, çka bie në kontraditë me komunikimin elektronik.

Koordinimi i Sali Lushajt

Bazuar në të gjitha përgjimet elektronike të zbardhura nga prokuroria, Sali Lushaj apo siç prezantohet ai “babai i Stresit”, këngëtarit të muzikës rep, ka ofruar një kontribut të rëndësishëm në koordinimin dhe akomodimin e shtetasve Albert Veliut dhe Fredi Alizoti.

Më poshtë po përcjellim një cikël komunikimi mes tyre ku diskutojnë lidhur me inskenimin e përgjimit dhe mos përmbushjen e premtimit për pagesën prej 100 mijë eurosh.

Alizoti nga ana tjetër, tregon haptas se bëhet fjalë për një mashtrim publik.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe

Sali Lushës (771), datë 07.06.18, ora: 12:44:31:

FA: E Sal ca po ben

SA: Ca bone? E vlla ckemi

FA: hic ej me ashtu neser prap mua atje te vendi me thane per neser prape atje

SA: ou! po hajd ca ke me bo

 

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe

Sali Lushës (771), datë 10.06.18 ora: 09:30:15

 FA: he daj?

SA: ku je mer ca po ben?

FA: mire ckemi? E ca po ben ca thojne kto vlla?

FA: ne sdo mbajme ate ne kurriz une i dola borxhit

SA: jo jo sdin ca shkrujn

FA: e po mire te bejen ca duan te shkrujane ca te duan e kane marr kta te tjeret e ka marr ai muhabeti qe te thashe une

SA: Ca vlla ca u bo?

FA: e ke parasysh ai muhabeti?

SA:: he?

FA: ai qe e ka shpine aty

SA: ku?

FA: aty te vendi

SA: po

FA: e kapa ate une kapa ate

SA: e ca ka?

FA: po te shikojme e ke parasysh vete ti

SA: jo vlla sdi gjo une

FA: ke fol me ate?

SA: jo jo

FA: e une fola nje dite foli si gangster ai e kupton ti kot mashtrime gjera kot ej

SA: he

FA: une kam rrugen time e ke parasysh une i dola borxhi me la rrugeve ke parasysh vete ti me kupton vlla

SA: jo vlla jo ju I dini vete punet e juja

FA: ti na ke mbajt me buke, faleminderit

SA: po jo re ska problem

SA:: Po jo ore – po dhe ai trapi ne qofte se i ka nhy ktyne budalleqeve gabim k abo

FA: po po po

SA: hajde ne rregull shnet

FA: ai i hyri budalleqeve me la dhe rrugve mua vari k* po hajde

SA: hajde hajde

FA: une si kam faj e vlla kupton ma beri ja bera

SA: hajde hajde

Këto janë vetëm disa nga telefonatat që shtetasi Fredi Alizoti ka kryer para dhe pas publikimit të materialit nga ana e Partisë Demokratike. I gjendur përpara një situate ku funksionarët e Partisë Demokratike ishin distancuar për shkak të frikës që kishin nga nisja e hetimeve dhe zbulimit të “skenarit”, ai vendosi që të shkojë në polici ku u vetëdorëzua duke treguar versionin e ngjarjes.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe personit me nr. tel (189), datë: 15.06.18, ora: 18:23:15:

FA: e moj ca po ben?

+189: e po rri po degjoj lajmet

FA: e degjova une – babalen e degjova moj tani do i dalin tera avash avash

+189: tani do i dalim te tera ne shesh atij jane gegjeshtrat e babales

FA: po do i dalin te tera do e marin nga koka do e bien

+189: po ty nga do te marin nga kembet ty?

FA: hajde

+189: hajde naten naten

Dëshmia fundosëse në Prokurori

Ndërkohë, më 11 tetor 2018, ora 12:45, ai është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria ku sqaron skenarin e përgatitur në selinë e Partisë Demokratike për të realizuar një bisedë me Albert Veliun dhe për të imituar zërin e Geron Xhafajt. I zhgënjyer nga pagesa e munguar dhe siguria, ai vendosi të tregonte gjithçka para grupit hetimor.

Më poshtë po përcjellim për herë të parë deklaratën e transkriptuar:

Prokurori: Në këto momente po ju tregojmë një video rregjistrim….

Alizoti: Po e pashë videon që sapo me treguat dhe ai preson që është përball kamerës jam unë.
Personi tjetër është një shtetas që unë e njoh me emrin Florenc por që nuk ia di mbiemrin ose që e thërrasin doraci dhe që është nga Tirana. Alberti më ka  prezantuar aty si kunatin e tij. Ai më porositi që kur të vinin personat që takoheshin me të, unë të largohesha pasi ai donte të bisedonte vetëm me ta edhe herë të tjera kur shkonim te PD ndaheshim, uleshim në të njëjtin lokal por uleshim në tavolina të ndryshme. Në këtë takim me Florencin, Alberti i thoshte se donte lekët diku ka përmendur shprehjen ‘’bëra punën më duhen leket’’. Në një rast, kur në ishim në Tiranë, para se të publikohej video, Alberti ka shkuar në selinë e PD dhe ka takuar Salianjin dhe i kishte marrë atij 150.000 lekë dhe mi tregoi mua duke i numëruar. Ai  i ka marrë dhe herë të tjera lekë Ervin Salianjit në shuma prej 80.000 në një rast dhe 100.000 në një rast tjeter. Këto raste i kam parë pasi Alberti mi tregonte dhe më jepte dhe mua një pjesë të tyre.

Prokurori: A e njihni shtetasin Ervin Salianji?

Alizoti: Po e njoh. E kam takuar vetëm një herë te kafja e PD sa i dhashë dorën ku Alberti më ka preznatuar si kunatin e tij.

Prokurori: Kur është realizuar kjo video me shtetasin e njohur me emrin Florenc?

Alizoti: …Gjatë kohës që ai kishte shkuar në Kosovë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që pjesa ime e lekëve ishte tek Florenci dhe të shkoja e ta merrja. Florenci ka premtuar se do të mi jepte lekët dhe unë u gëzova dhe fillova të them ato që shfaqen në video. Pas kësaj bisede ai me ka thënë që nga ora 10 deri ne 12 të natës do të më merrte ne telefon se ku duhet të shkoja të marr leket. Unë nuk i besova dhe me thënë të vërtetën u tremba se nuk do me jepnin lekët por do të më vrisnin.

Ndërkohë, më 23 shtator 2019, shtetasti Fredi Alizoti para trupit gjykues ka rrëfyer pritjen që i është bërë nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe ish deputeti Ervin Salianji. Ai rendit edhe detajet e planit të “selisë blu” për fabrikimin e zërit të Geron Xhafajt.

Tabulatet e zbardhura telefonike, dëshmitë në prokurori dhe gjykatë, kanë zbardhur plotësisht të gjithë skemën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe të jetëzuar nga vartësit e tij në “selinë blu” ku qëllimi kryesor ishte futja në kurth e ish ministrit të “Brendshëm” dhe ish kreut të Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj.

(Marrë nga Gazeta Dita)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja babale erzen brecani florenc hoxha sali lushaj dosja babale erzen brecani florenc hoxha sali lushaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Shkurt 2020, 08:54

DURRËS– Rruzhdi Tosuni, burri që vrau gruan e tij ditën e djeshme në Durës ka pranuar krimin dhe është shprehur se është penduar për atë që ka bërë. Tosuni...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën