LIVE UPDATES
Bota

“Evropa nuk është ndërtuar mbi parime një etnike homogjene.” Si i ndryshoi fjalët për kufijtë Josep Borell

8 Maj 2020, 12:38 Nga DOSJA
“Evropa nuk është ndërtuar mbi parime një etnike

KOSOVË– Ai tani thotë se u takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin nëse duan korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh dhe se Brukseli s’mund t’u tregojë palëve se për çfarë duhet të bien dakord e për çfarë jo.

Në një takim informal në Vjenë të Austrisë në gushtin e vitit 2018 kur po vlonte debati për ndryshim kufijsh, Josep Borell, në cilësinë e kryediplomatit spanjoll, kishte treguar kundërshtimin e tij për një ide të tillë.

Borell në një konferencë për media pas atij takimi kishte thënë se brenda BE-së ka një refuzim të fortë ndaj idesë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka pasur shumë ngurrim për një marrëveshje që mund të bazohet në kufij etnikë të shteteve”, kishte thënë Borell në vitin 2018, raporton Gazeta Express.

Borell para gazetarëve kishte treguar se vetë nuk ka kurrfarë simpatie për idenë e ndryshimit të kufijve dhe, sipas tij, Evropa është krijuar që njerëzit e komuniteteve të ndryshme të jetojnë së bashku.

“Fakti që po flitet për të ripërcaktuar kufijtë, nuk ka ngjallur ndonjë simpati”, kishte theksuar Borell.

Atë botë europiani Borell theksonte se Evropa nuk është ndërtuar mbi parimet etnike e homogjene.

“Evropa nuk është ndërtuar mbi parime një etnike homogjene, në suaza të kulturës dhe kombësisë. Ajo është ndërtuar për të ndihmuar të jetojnë së bashku njerëz të etnive të ndryshme”, kishte theksuar Borell.

Borell kishte shkuar edhe më tej duke thënë se Kosova dhe Serbia s’mund të jenë një Indi dhe një Pakistan i vogël, duke rikujtuar historikun e ndarjes që kishin pasur këto vende bazuar në kritere etnike dhe fetare.

Por tashmë Borell pas uljes në karrigen e kryediplomatit të BE=së ka ndryshuar plotësisht qëndrim. Ai thotë se për çështjen e korrigjimit të kufijve u takon të vendosin vetë shqiptarët dhe serbët dhe se Bashkimi Evropian nuk mund t’i mësojë palët se për çfarë duhet të bien dakord dhe për çfarë jo.

Një përgjigje të tillë Borell e ka dhënë kur është pyetur nëse kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve njësoj sikurse Gjermania.

“Siç thashë kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thashë nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka ne duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve. Dhe shumë tashmë është arritur dhe kjo nuk duhet të nënçmohet, sepse kemi sot lëvizje të mallrave mes Serbisë dhe Kosovës. Integrimi i policisë, gjykatave serbe në sistemin e Kosovës, zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë janë dëshmi për disa përparime në rrethana të vështira. Por është po ashtu e vërtetë, disa marrëveshje nuk janë zbatuar siç ishte pritur. Prandaj duhet ta rinisim dialogun e pastaj u takon serbëve dhe kosovarëve të vendosin se cili do të jetë rezultati i tij”, ka thënë Borell në një intervistë për disa media të Ballkanit më 5 maj 2020.

Një deklarim i tillë ka nxitur reagime të faktorit politik në Kosovë, të cilët kundërshtojnë zëshëm një ide të tillë. Nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti thonë se s’pranojnë as dialog e as marrëveshje që përfshin prekjen e kufijve të Republikës së Kosovës.

Idenë e korrigjimit të kufijve për herë të parë publikisht e kanë diskutuar presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq në Forumin e Alpabachut në Austri. Një ide e tillë është kundërshtuar në mënyrë konstante nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila edhe sot thotë se një marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të sjellë stabilitet në rajon.

Marrë nga GazetaExpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bruksel josep borell kosove serbi bruksel josep borell kosove serbi

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK