Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
VLORË– Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka deklaruar sot nga Vlora se nuk do të kandidojë sërish për të ushtruar këtë post. Në analizën vjetore të KLSH në Vlorë, Leskaj u shpreh se ka dërguar kërkesën për moskandidim, duke i kërkuar maxhorancës të nisë procedurat për titullarin e ri të KLSJH-së.
“I bëj thirrje Presidentit, Kuvendit dhe maxhorancës të nisin procedurat për titullarin e ri të KLSH. Unë si kreu aktual do të vijojë punën time deri në zgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Duke pranuar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër”, tha kreu i KLSH-së, Leskaj.
Ndër të tjera, Leskaj ka folur edhe për punën e KLSH të bërë gjatë vitit 2019, ku sipas tij janë kryer në total 160 auditime, ndërsa janë referuar në Prokurori 28 kallëzime penale.
“Janë kryer 160 auditime të kryera gjatë këtij viti. Vetëm 23 auditime ishin në organe financiare. Parregullsi dhe shkelje financiare gjatë vitit 2019 shkojnë në 23.304.777 lekë ose 223.8 milionë euro. Problemi madhor mbetet niveli i korrupsionit në vend. Puna audituese është përqëndruar në fushat për të cilat KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku. KLSH nga auditivet e kryera në vitin 2019 ka përcjellë 28 kallëzime dhe indicie penale nga të cilat 25 kanë përfunduar dhe i janë dërguar prokurorisë si kallëzime dhe indicie. 3 janë dërguar për vlerësim në prokurori”, u shpreh Leskaj.
Leskajt i ka mbaruar mandati që në fillim të vitit 2019, por përplasja mes Presidentit dhe qeverisë kanë futur në ngërç këtë institucion. Presidenti ka propozuar dy herë kandidatura për zëvendësimin e Bujar Leskajt, por të dyja kandidaturat janë rrëzuar nga ana e mazhorancës. E para ka qenë kandidatura e gjyqtares kushtetuese Vitore Tusha, ndërsa si kandidaturë të dytë, Presidenti Meta propozoi këshilltarin e tij, ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqirin. Por dhe kjo kandidaturë është rrëzuar.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTER- Dosja.al sjell foton e të riutAmarildo Aliko, i arrestuar mëngjesin e sotëm në Lazarat, në kuadër të operacionit ku u prangos edhe botuesi Henri Ci...
Tiranë-Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela e ka quajtur fryt i punës së një prokurorie të pavarur operacionin, ku u arrestua pronari i Universitetit Eu...
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, në zonën e Parmas. Një shqiptar 56 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës që po ...
Tiranë- Ditën e sotme banorët e Astirit kanë paditur në SPAK, (Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit) disa prej institucioneve më të rëndësishme në v...
TIRANË- Ministrja e Shëndetetisë, Ogerta Manastriliu ka mbledhur sërish sot Task-Forcën Shëndetësore, ku janë bërë me dije masat e marra kundër koronavirus...
POÇEM- Mbyllet greva e urisë së punonjësve të nënstacionit të Poçemit, pasi kompania nisi të kalojë në bankë 3 paga nga 27 të prapambetura.Punonjë...
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar arrestimin e botuesit Henri Çili, me akuzën se tentoi të kishte ushtruar ndikim tek një gjyq...
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i botuesit Henri Çili. Dosja.al mëson se Prokuroria ka përgjime mes Henri Çilit dhe babait të Alban...
TIRANË- Arbjon Aliko, është përsoni që ka futur në rrjetën e Prokurorisë dhe botuesin Henri Çili dhe disa bashkëpunëtorë të tij. I dënuar përjetë, A...
IZRAEL – Koronavirusi tashmë është bërë një makth për çdo njeri në çdo cep të botës, pasi shifrat e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se të p...