LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas tërmetit tragjik, Durrësi ‘nën pushtetin’ e gërmadhave, Bashkia blen 100 mijë euro inerte për rrugët (DOKUMENTI)

17 Shkurt 2020, 10:57 Nga DOSJA
Pas tërmetit tragjik, Durrësi ‘nën pushtetin’ e

DURRËS– Kur vjen momenti për të shpenzuar paratë publike, një numër i lartë institucionesh qendrore e lokale e humbasin sensin e logjikës.

Ndërmarrja “Rruga Durrës”, një strukturë në varësi të Bashkisë, ka shpallur një tender, me vlerë të përafërt me 100 mijë euro për blerjen e inerteve, një material që gjendet aq me shumicë në rrugët e qytetit pas tërmetit të 26 Nëntorit, sa është kthyer në problem parësor pastrimi i tyre.

Por, “Rruga Durrës” ka vendosur të shpenzojë një shumë të konsiderueshme parash publike, megjithëse është shumë e thjeshtë që disa kamionë të Bashkisë të mbledhin një sasi të caktuar të inerteve pas-tërmetit e më pas të përdoren për sistemin e rrugëve të qytetit dhe zonave përreth.

Ndërmarrja Rruga Durrës, në 17 Shkurt 2020 ka shpallur tenderin “Blerje inerte për riparime rrugësh rurale dhe urbane për vitin 2020”. Fondi limit për këtë tender është llogaritur në vlerën e 8.3 milionë lekëve të reja, pa TVSH, shifër e cila përafrohet me 100 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, ofertat priten deri në 5 Mars 2020 dhe afati i kontratës do të jetë 8 muaj.

Në një situatë normale, ky tender do të ishte rutinor, nga ato që zhvillojnë të gjithë njësitë e qeverisjes vendore çdo fillim viti.

Por, në situatën kur Durrësi vijon të jetë qytet “gërmadhë”, i papastruar ende nga inertet e krijuara pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, tenderi për “blerje inertesh” duket absurd.

Pak javë më parë, në Dhjetor 2019, qeveria e Edi Ramës nënshkroi një Vendim të posaçëm, në të cilën urdhëroheshin strukturat lokale të qytetit bregdetare që inertet e krijuara nga tërmeti të depozitoheshin në landfillin e Porto Romanos.

Ky landfill, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al” është në projekt mbylljeje. Për të realizuar këtë proces, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUM) ka shpallur fitues të një tenderi të mbyllur, me vlerë 15 milionë euro, një bashkim operatorësh, “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”. Këto dy kompani, me fondin që iu është dhënë, kanë për detyrë, ndër të tjera, të blejnë inerte, të paguajnë transportin e tyre dhe të mbyllin landfillin e Porto-Romanos.

Vendimi i qeverisë Rama ua lehtëson pozitat financiare dy operatorëve ekonomikë. Ata nuk do të blejnë një pjesë të inerteve, pasi institucionet lokale e kanë me detyrim që të depozitojnë inertet e pas tërmetit në zonën e Porto Romanos.

Por, ndërkohë që strukturat e Bashkisë së Durrësit janë të detyruara që, me shpenzimet e tyre, të depozitojnë inertet në Porto Romano, nga ana tjetër, Ndërmarrja “Ruga Durrës” është e detyruar të blejë inerte. Situata duket shumë absurde, por rreth 100 mijë euro të taksave të qytetarëve durrsakë do të përfundojnë për blerje inertesh, ndërkohë që qyteti ka plot të tilla, falas.

Marrë nga Bold News

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia blen inerte per rruget bashkia e durresit bashkia blen inerte per rruget bashkia e durresit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj