Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prokuroria e Tiranës ka pranuar kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar të vitit 2011.
Por familjarët e viktimës janë kundër duke thënë se ky proces do dëmtojë gjyqin që ka nisur në Strasburg duke sjellë zvarritjen e çështjes.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka realizuar intervistë me xhaxhain e Aleks Nikës, i cili u shpreh se ndërhyrja e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë nuk do t’i shërbejë çështjes, dosjet e të cilës thotë se “ndodhen në Prokurori duke luajtur ping pong me të.”
Xhaxhai: Qëndrimi i prokurorisë së Tiranës në këtë moment gjykoj se është i pavend pasi dihet se çështjen e kemi denoncuar në Gjykatën e Strasburgut dhe sipas informacionit që kemi, është në gjykim e sipër. Ne mendojmë që kjo ndërhyrje e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë së Shtetit nuk do t’i shërbejë çështjes sonë pasi ka 10 vite që kjo dosje endet në sirtarët e Prokurorisë duke luajtur ping pong me të. Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar se kush ka dhënë urdhrin dhe kush janë ekzekutuar, nuk ka thirrur asnjë dëshmitar nga funksionarët e lartë të shtetit, qoftë të opozitës së kohës apo qeverisë Berisha. Besimin e kemi vetëm tek verdikti i Gjykatës së Strasburgut. Ne nuk e pengojmë Prokurorinë e Tiranës të kryejë veprimet hetimore që i shikon të arsyeshme, por në radhë të parë po presim vendimin e Strasburgut.
Veliu: Ju thoni që me riçeljen e këtyre hetimeve nga Prokuroria e Tiranës dëmtohet procesi gjyqësor që ju keni në Strasburg?
Xhaxhai: E pengon, mund të zvarritet se ka edhe atje që ka 10 vjet që është çështja në Strasburg dh eta marrë përsipër Prokuroria e Tiranës hetimin e çështjes, ata e zvarrisin ose presin verdiktin e Gjykatës së Tiranës për ta zgjidhur me një farë kompromisi. Vetë shteti shqiptar e zgjidh çështjen vetë dhe ne nuk kemi pse të shprehemi, kështu e gjykoj unë. Më duket se kjo ka stonuar në Prokurorinë e Tiranës se nuk kanë prova. Të dalin fajtorët e vërtetë se dihen se kush janë, janë pranuar nga Berisha dhe Basha se “Vrasjet i kemi kryer ne, por në rrethana të mbrojtjes së nevojshme”.
Veliu: Një prej provave të administruara është dhe plumbi që u gjet në kokën e Aleksin kur ishte në spital në Turqi.
Xhaxhai: Plumbi ka qenë sipas procesverbalit të Prokurorisë së Stambollit, ka qenë i dëmtuar. Në Tiranë është deformuar, kush e ka bërë deformimin? Deformimin duhet ta gjejë Prokuroria, ata po e lënë në heshtje, ata thonë po nuk gjete plumbin që ka goditur Aleksin, do pezullohet përsëri hetimi i çështjes.
Marre nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga Marida Shehi, 32-vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën p...
TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për lirimin e masave kufizuese ditën e sotme nga ...
ITALI – Një 36-vjeçar që ishte në arrest shtëpie në Mozzate, një 35-vjeçar nga Savona, dhe një çift, ai 27, ajo 33-vjeç, banue...
TIRANË– Mamaja e Skënder Krasniqit kërkon lirinë për djalin e saj i cili u arrestua për herë të dytë për vrasjen e biznesmenit 82 vjeçar, Novruz Lik...
VLORË– 5 rojet bregdetare janë lënë të lirë ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës. Për Bledar Bufajn, Roland Canin, Ardit Alikajn, Sejfulla Bejën dhe Besmir M...
TIRANË– Gjykata e Apelit Tiranë ka kërkuar rikthimin në burg të Genci Tafilit. Mësohet se ky vendim është marrë nga Gjykata e Apelit, katër vite pasi Tafil...
LEZHË- Një banesë 3-katëshe ka marrë flakë në Shëngjin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga zjarri në banesë nuk raportohet për persona të lënduar. Nd...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar rihapjen e dosjes së 21 janarit, si një shans të ri për të dhënë drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda të ndo...
TIRANË– Evgjeni Baxho, 23-vjeçarja, vdekja e të cilës është ende një mister për Prokurorinë, kishte trupin e mbushur plot me tatuazhe dhe ishte përf...
PËRMET– Një 51-vjeçar ka goditur me grushte në fytyrë për motive të dobta një 65-vjeçar ditën e djeshme në Këlcyrë.Mësohet se në pranga ka rë...