LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA e Prokurorisë! Si u shitën pagat e shqiptarëve për 20 mijë lekë

7 Janar 2022, 11:07 Nga DOSJA
DOSJA e Prokurorisë! Si u shitën pagat e shqiptarëve për 20

TIRANË- E-mail-e, File dhe programe që rrodhën nga katër palë duar për të qenë në duart e miliona njerëzve me të dhënat e 690 mijë shqiptarëve. Prokuroria e Tiranës ka bërë publike sot detaje nga hetimi për skandalin e publikimit të pagave dhe emrat e 4 personave të arrestuar.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala dhe zbardhur nga “BalkanWeb” rezulton se pas daljes së të dhënave, vetë specialistja e IT tek taimet Eni Qirjako ka njoftuar eprorin e saj se krijimi i file-t përkonte me orën dhe datën e email-it dërguar kolegut të saj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në datë 22 dhjetor 2021 ka regjistruar kryesisht procedimin penal dhe po zhvillohen hetime, pasi dyshohet se janë konsumuar elementë të veprës penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Objekti i hetimit lidhet me faktin se në rrjetet sociale në datë 22 dhjetor 2021, e konkretisht nëpërmjet aplikacionit “Whatsapp” është publikuar një raport në programin exel, lidhur me listëpagesat e muajit janar të vitit 2021, të pagave të punonjësve të punësuar në institucionet shtetërore dhe private. Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit Whatsapp dhe pastaj janë publikuar dhe në media. Këto të dhëna janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.

Me urdhrin e datës 23 dhjetor 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka urdhëruar mbajtësin (administratorin) ose kontrolluesin e të dhënave kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik e konkretisht të të gjitha logeve që kanë loguar në sistemin e të dhënave për pagat Janar 2021. Urdhër i cili është ekzekutuar nga policia gjyqësore me procesverbal përkatës të datës 23 dhjetor 2021.

Nga aktet hetimore paraprake të administruara ka rezultuar se shtetasja e dyshuar Eni Qirjako, ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve më 20 korrik 2020, në pozicionin e specialistest IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave në datën 22/12/2021. Pasi është njohur me këto të dhëna ka konstatuar se ora dhe data e krijimit të file-t në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ia kishte dërguar kolegut të saj shtetasit Andi Agaraj. Lidhur me këto fakte siç rezulton edhe nga aktet e dyshuara ka njoftuar eprorin e saj, drejtorin Ervin Muça, të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i userit nga i cili kanë dalë këto të dhëna me emrin Moza Seraj, është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Nga shtetasja Eni Qirjako është kërkuar ndryshim i userit me emrin ‘Moza Seraj’, dhe nuk është bërë.

Gjithashtu nga aktet hetimore është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 23.12.2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale hard diskun e kompjuterit te specialistes se IT Eni Qirjako në zyrën e saj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Me vendimin e datës 24 dhjetor 2021 është vendosur sekuestrimi i provës materiale e konkretisht, hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj. Me procesverbal të datës 24 dhjetor 2021 nga policia gjyqësore është bërë sekuestrimi i provës materiale e konkretisht hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj.

Nga aktet hetimore e konkretisht referuar procesverbalit të këqyrjes së e-mailit të punës të specialistes së IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuara dhe të publikuara objekt hetimi, janë dërguar nga e-maili i saj i punës, në e-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:
Në datë 21 tetor 2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. Në datë 25 nëntor 2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë25 janar 2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Në datë 24 shkurt 2021 listë pagesat e janarit 2021. Më datë 29 prill 2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22 tetor 2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto të dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës së Eni Qirjako në adresën e Andi Agarajt. Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar në programin we transfer.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit të IT në sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, të dhënat që i ka marrë nga shtetasja (kolegia) Eni Qirjako, të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, ia ka dhënë shtetasit Klodian Sota.

Shtetasi Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin We Transfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.

Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

Marrë nga; Ballkanweb

 

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar andi agaraj endri ikonomi eni qirjako klodian sota skandali me pagat e qytetareve 4 te arrestuar andi agaraj endri ikonomi eni qirjako klodian sota skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj