LIVE UPDATES
Ekonomi

Energjia 2020, një vit jo i lehtë, sfidat e sektorit

8 Shkurt 2020, 09:17 Nga DOSJA
Energjia 2020, një vit jo i lehtë, sfidat e sektorit

TIRANË– Teksa 2019-a ishte ndoshta një nga vitet më të vështirë te sektorit energjetik, e lidhur kjo së pari me situatën jo të favorshme hidrike, edhe 2020-a nuk pritet të jetë një vit i lehtë.

Janë një sërë nismash të mbetura rrugës, të zvarritura prej kohësh por që do të duhet t’iu jepet drejtim. Për disa vite, falë edhe një programi të mbështetur nga Banka Botërore dhe disa objektivave të vendosura nga Samiti i Berlinit, energjia do të ishte një sektor me reforma të përshpejtuara.

Pagesa e borxheve mes operatorëve të tregut, vijimi i investimeve në disa hallka, ndërprerja e lidhjeve të jashtëligjshme me efekt në uljen e humbjeve dhe rritja e arkëtimeve ishin ndoshta kryefjalët e reformës. Por, për herë të parë pas shumë vitesh, një institucion si Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në 2019-n kritikoi fort Shqipërinë për ecurinë e reformave, duke vlerësuar se ato kishin avancuar vitin e shkuar vetëm në letër.

Ky konstatim i Sekretariatit nuk ishte i njëjtë me perceptimin që qeveria kishte për punën e saj, çka u bë shkak për debat të forta mes palëve. Por përtej dakordësisë apo jo, qeverisë në këtë vit i shtrohen para disa sfida të cilat, për një arsye apo një tjetër, në programet fillestare duhet të ishin mbyllur me kohë por që sot janë ende të pambaruara.

Liberalizimi i tregut, një proces me disa shtyrje

Ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” i miratuar në vitin 2015 parashikonte ndër të tjera në një nen të veçantë daljen në tregun e lirë të bizneseve. Nga viti 2018, kur u mor nisma për të nxjerrë në treg të lirë bizneset e lidhura në tension 35 kilovolt, afatet e zbatimit të të gjitha fazave të këtij procesi kanë ndryshuar disa herë.

Fillimisht shteti do t’iu garantonte përmes Furnizuesit të Mundësisë së Fundit këtyre bizneseve që të paktën për dy muaj pas daljes në tregun e lirë të merrnin energji nga ky furnizues derisa të gjenin një kompani private. Në të vërtetë shumica e bizneseve, që dolën në treg të lirë, nuk gjetën dot një furnizues dhe disa prej tyre akoma edhe sot furnizohen nga kompania publike.

Afati dymujor u bë dyvjeçar dhe tashmë së fundmi edhe përtej dy viteve. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i ndodhur në kushtet kur nuk mund të linte pa energji kompanitë, rishikoi vendimin e saj në fund të vitit duke rënë dakord që do të furnizohen deri në muajin mars. Kjo u bë e mundur falë një klauzole që lejonte që afati për daljen në treg të lirë të mos ishte më 31 dhjetori 2019 por marsi 2020.

Nga ana tjetër, për grupin e bizneseve që furnizohen në 20 kilovolt, afati për daljen në tregun e lirë është 17 shtatori 2020. Për grupin e bizneseve që furnizohen në tension 10 dhe 6 kilovolt, afati i ri i daljes në treg është 17 shtator 2021. Përtej argumenteve pozitive sesi do të ndikojë dalja e bizneseve në tregun e lirë deri më tani shumica e tyre janë shprehur skeptikë për shkak të çmimeve të larta, me të cilat kanë blerë energjinë në treg. Fakti që situata hidrike nuk ka qenë aspak e favorshme ka bërë që çmimet gati të dyfishohen në disa raste në raport me çmimin me të cilin bizneset siguronin energjinë në tregun e rregulluar.

Gjithsesi për grupin 20 kilovolt procesi i liberalizimit është perceptuar si më i thjeshtë nga ana e institucioneve, duke argumentuar se mundësia e grupimit të bizneseve është më e lartë për shkak të afërsisë gjeografike dhe konsumit më të lartë.

Bursa e Energjisë, ende një projekt pa afat të qartë

Bursa e Energjisë është lakuar shumë shpesh nga aktorët e tregut si një nga projektet me më shumë përfitim. Për kompani, që zhvillojnë aktivitetin e prodhimit dhe tregtimit të energjisë, mundësia e listimit në një bursë vendase rrit mbi të gjitha besueshmërinë në treg dhe transparencën. Ashtu si liberalizimi edhe Bursa është një projekt i hershëm me afate për fillimin e punës, që janë shtyrë disa herë për shkak të plotësimit të kuadrit ligjor.
Sekretariati në vitin 2019 shkruante se plani për ta bërë funksionale atë në shtator 2019 nuk kishte gjasa të realizohej. Dhe në fakt kështu rezultoi.

Qeveria miratoi vitin e shkuar vendimin që përcakton strukturën aksionere të kësaj shoqërie, si dhe kapitalin minimal fillestar. Referuar VKM, nënvizohet se pjesëtarë në strukturën e pronësisë së kapitalit të Operatorit të Tregut mund të bëhen edhe persona të tjerë juridikë, përveç Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë. Të tillë mund të jetë Operatorë të tjerë të Sistemit të Transmetimit (TSO) dhe që operojnë në Bashkimin Europian, ose në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë.

Operatorë me aktivitet ndërkombëtar, me përvojë në operimin/menaxhimin e tregjeve të shkëmbimit të energjisë elektrike të themeluar dhe që operojnë në Bashkimin Europian, ose në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, në përputhje me rregullat dhe modelin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri (më poshtë referuar si “Operatorët me Eksperiencë Ndërkombëtare” ose OEN. Por çfarë mungon?

Qeveria duhet të miratojë një vendim të dytë, që përcakton mënyrën sesi do të zgjidhen aksionerët, që do të bëhen pjesë e kësaj burse. Operatorët e tregut që duan të bëhen pjesë e bursës duket se nuk mungojnë. Në një intervistë për Monitor përfaqësues të kompanisë Ayen, që operojnë tre hidrocentrale në veri dhe që janë mbajtës të kontratës së koncesionit të Kalivaçit u shprehen se ishin të interesuar për Bursën.

Fotovoltaikët, një fillim i mirë, por që u vështirësua rrugës

Dhënia prioritet investimeve në burime të rinovueshme të energjisë është theksuar herë pas here në dokumentet e qeverisë, madje edhe në planin e rishikuar 5-vjeçar të veprimit. Energjia diellore, si një mënyrë drejt diversifikimit, nisi me një nxitje të impianteve deri në 2 MW, për të cilët janë të paktën 12 kontrata të nënshkruara. Ndërkohë ajo që u trumbetua si arritje në gushtin e vitit 2018 ishte kontrata për ndërtimin e një parku të madh fotovolatik në Akërni.

Edhe pse janë tejkaluar të gjithë afatet për të nënshkruar një kontratë duket se palët nuk kanë gjetur dakordësinë. Për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, çmimi me të cilën është shpallur fitues kompania është i lartë. Fituesi i ankandit të Akërnisë u shpall në kohën kur ministrinë e drejtonte Damian Gjiknuri, teksa mosnënshkrimi i një kontrate është kritikuar nga Sekretariati dhe u bë edhe shkak përplasjeje mes përfaqësuesit të tij, Janez Kopac, dhe ministres Belinda Balluku.

Fituesi i ankandit në Akërni ishte konsorciumi Power Coporation LTd. Projekti parashikohet që të ketë një kosto 70 milionë euro dhe përmes ofertës fituese sigurohej një çmim energjie për 50 MW me një vlerë prej 59.9 Euro/MW për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MW (100 MW në total) pa mbështetje për blerje energjie.

Së fundmi qeveria shpalli një tjetër ankand për Parkun Fotovolatik të Divjakës për një kapacitet 140 MW ku 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe është i paracaktuar në jo më shumë se 55 euro. Problematika tjetër e fotovoltaikëve që ministria së fundmi deklaroi se është në finalizim të zgjidhjes, ka të bëjë me çmimin e energjisë për ata që kanë impiante të vegjël për autokonsum.

Marrë  nga Monitor.al

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi energjia elektrike energjia elektrike

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Shkurt 2020, 15:39

TIRANË– Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e trishtë e 46-vjeçares nga Fieri, Liliana Dule. Ajo ka kalu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj