LIVE UPDATES
Aktualitet

29 vite nga vrasja e vlonjates/ Vëllai rrëfen skandalin me drejtësinë: Autori u dënua vetëm 7 vite, i kërkoj SPAK-ut të

13 Janar 2020, 20:34 Nga DOSJA
29 vite nga vrasja e vlonjates/ Vëllai rrëfen skandalin me

VLORË– 29 vjet pas vrasjes makabre të rrobaqepëses 23-vjeçare Enkeleda Lapa në qytetin e Vlorës, të afërmit e saj kërkojnë sërish drejtësi. Megjithëse për ngjarjen e rëndë dhe më të bujshme të 9 janarit 1991 janë dhënë dy vendime gjykatash, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar, ndërsa krimi ndodhi brenda një ndërmarrjeje shtetërore.

Autori i krimit, Skënder Dine ka vuajtur rreth 7 vite burg për krimin e kryer dhe në dhjetor 2013 është lënë i lire, pavarësisht se më herët ndaj tij ishte dhënë një dënim me 25 vite burg. Vëllai i 23-vjeçares, Petrit Lapa tregon me detaje ngjarjen, ndërsa thotë për gazetaren e Fax Neës Afrovita Hysaj se fillimisht vrasësi u dënua me 25 vite burg, ndërsa kreu me pak se 7 vite heqje lirie.

“Unë jam vëllai i Enkeledës, e cila ka një ngjarje të trishtë, ka qenë 9 Janari i vitit 1991 kur motra ime është vrarë në mënyrë barbare në rrobaqepësinë shtetërore. Unë kam qenë 18 vjeç kur ka ndodhur vrasja e motrës sime, situatat kanë qenë shumë të vështira, në 9 Janar kam qenë bashkë me shokët e mi, në tentativë për tu arratisur. Dëgjoj disa qytetarë që thoshin se ishte vrarë një vajzë në një rrobaqepësi, zbrita si i marrë nga makina, më thërriste zemra, kur kam arritur te rrobaqepësia pashë një grup të madh njerëzish që qanin, kur hyra brenda mësova vrasjen e motrës sime. Jam nisur drejt ambulancës, kam parë nënën time që ulërinte, vjen im atë i lyer me gjak, se e kishte mbajtur motrën në krah deri në spital, as nuk e dinte që ishte vajza e tija. Sipas ngjarjeve që unë kam hetuar gjithë kohës, nuk kam qenë i interesuar që të ndiqja rregullat e kanunit, por atë të institucioneve, sot vrasësi i motrës sime jeton i lumtur”, tregon Petrit Lapa.

Vëllai i 23 vjeçares së vrarë me thika tregon më tej se autori, Skënder Dine, ka qenë po ashtu punonjës në ndërmarrjen shtetërore, dhe ngjarja ka qenë e porositur nga persona të tjerë për të krijuar rrëmujë në qytet.

Në qytetin e Vlorës vrasësi është ordiner, ka qenë person i paimplikuar në krime më herët, ngjarjen e ka kryer pasi e kanë shtyrë njerëz të caktuar, është bërë kjo për të krijuar anarki në Vlorë. Siç flitet ai ka qenë mekanik i ndërmarrjes, e ëma punonte si rrobaqepëse, motra nuk kishte shfaqur asnjë lloj problemi me ta. Ka qenë një rast i papandehur edhe për familjen tonë, kemi marrë vesh që personi është ndihmuar nga persona të tjerë, ai ka fikur dritat në ndërmarrje, mbante një thikë me vete, shumë punonjës e pyesnin se pse e mbante me vete armën, dhe ai thoshte ‘’ashtu e kam informacionin. Pasi kreu vrasjen është larguar me një xhip ushtarak, ka tentuar që të qendrojë në Greqi, dhe më pas është larguar drejt Italisë, ku ka kërkuar dhe strehim, jo i mbrojtur”, rrëfen Lapa për Fax News.

Më tej nis edhe kalvari i përballjes me drejtësinë, ku Dine kryen në total vetëm 7 vite burg, nga 25 që i kishte dhënë gjykata në mungesë. Lapa tregon po ashtu se në asnjë nga seancat që janë kryer në ngarkim të Dines, familja e tij nuk është lejuar që të marrë pjesë, me pretendimin se shteti do të ishte ai që do të vendoste drejtësinë.

U dënua me 25 vite burg në mungesë nga Gjykata e Vlorës, unë shumë vonë e kam marrë vesh që ai është dënuar me 7 vite burg, pasi u ekstradua nga Italia. Ai ka bërë një gjyq, me gjykim të shkurtuar, ku ju ul dënimi në 7 vite burg, justifikimi i prokurorisë ishte që ngjarja kishte 13 vite burg që kishte ndodhur, ne asnjëherë nuk jemi thërritur në seancë gjyqësore, kemi kërkuar që të futemi në seancë dhe nuk na kanë lejuar.

Na ishte vrarë motra, nëse shteti kishte bërë rigjykim, ne të paktën duhettë informoheshim. Ka qenë i ndihmuar nga institucionet, ua kam thënë në sy edhe policëve dhe prokurorëve, si ka mundësi që të jetë mbrojtur ky person që është shumë i dobët. Motra ime është vrarë në një ndërmarrje shtetërore, shteti duhet të mbajë përgjegjësi për jetën e saj, përgjegjësia kryesore i mbetet shtetit. Gjithmonë i kam kërkuar shtetit që të mbajë përgjegjësi për këtë krim”, shprehet Lapa, ndërkohë që ka ende një shpresë te drejtësia e re.

Konkretisht ai do ti depozitojë SPAK-ut  një kërkesë për rihapjen e dosjes, me shpresën se do të hetohen dhe njerëz me pushtet në qytetin e Vlorës, që kanë pasur gisht në ngjarje, dhe padyshim do të hetohet dhe puna e ndërmarrë nga të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që kanë kryer hetimet dhe kanë marrë vendimin në favor të Dines.

“I kërkoj SPAK-ut që të rihapë këtë çështje, pse nuk u kërkua një dënim më i madh për këtë vrasës, kush fshihet pas kësaj, që ai sot jeton në luks. Të gjithë vrasësit e sikurshëm janë fshehur me petkun e mirëqenies, këtë kërkoj sot nga SPAK, ata janë njerëz goxha të pushtetshëm sot.

Nëna ime edhe sot e përjeton dhimbjen, babai ka shumë kohë që ka vdekur, për shkak të vuajtjes. Kur pyes në Gjykata dhe në Prokurori, thonë se kjo është një histori e vjetër dhe e harruar, por unë kërkon të vërtetën time: Pse Enkeleda Lapa u vra brenda ndërmarrjes shtetërore?

Motra ime sot ha dhe’ kurse vrasësi u lirua nga ky shtet, ha bukë, pi kafe, ja këtë drejtësi kërkoj unë, janë dy gjëra të ndryshme, një i vdekur dhe një i gjallë. Nuk kërkoj që shteti ta vrasë, po të vuante dënimin e duhur. Unë do ia dorëzoj të gjithë dosjen SPAK, që të merret me këta lloj personash, që nga gjyqtarët që kanë vendosur lirimin e saj, te drejtuesit e burgut, dhe të gjithë individët që kanë marrë pjesë në këtë krim”, përfundon Lapa.

Marrë nga Fax News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda lapa petrit lapa skender dine vlore enkeleda lapa petrit lapa skender dine vlore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj