LIVE UPDATES
Aktualitet

‘FBI’-ja shqiptare/ Kush është Fatos Dervishi, prokurori që arrestoi Fatos Nanon…sot kërkon të marrë në dorë ‘fr

24 Janar 2020, 11:17 Nga DOSJA
‘FBI’-ja shqiptare/ Kush është Fatos Dervishi, prokurori

TIRANË- Gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, është e hapur deri më 30 janar, ndërkohë që interesi për këtë post, sa shkon edhe bëhet më i madh. Mbështetja dhe investimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë, kanë sjellë 4 emra që garojnë zyrtarisht për këtë post përmes aplikimit, (Lexo këtu), por edhe më interes ka nga prokurorë që ende nuk kanë hedhur hapin, por kohë ka deri në fund të muajit…

Njëri prej tyre është Fatos Dervishi, një emër tejet i njohur përgjatë viteve ’90 për shkak të dosjeve të bujshme që hetoi pas rënies së diktaturës. Sot 55 vjeç, Dervishi është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ndërkohë që jetën e ndan mes Amerikës dhe vendit tonë. Një jurist me emër… Dervishi mbahet mend për të gjithë shqiptarët, si prokurori që arrestoi ish-kryeministrin Fatos Nano. Anëtarët e Byrosë Politike, dosja “Arsidi”, ish-deputetë e zyrtarë të lartë kanë qenë pjesë e punës së Dervishit, por ja disa nga çështjet e bujshme të hetuara prej tij, si ish zv.kryeprokuror i Përgjithshëm, por edhe si vetë prokuror. 

Më 30 korrik 1993, arrestimi i Fatos Nanos

8 gusht 1993, Fatos Dervishi hetoi Ramiz Alinë dhe 11 anëtarë të Byrosë Politike

Nëntor 1993, ai hetoi Guvernatorin Ilir Hoti, disa bankierë të tjerë dhe ish-kryeministrin Vilson Ahmeti (qeveria 1991-1992)

Çështja Arsidi

Hetimi i ish-deputetit demokrat, Arben Lika për kontranbandë

Dosja e ushtarit Marican, mars 1995

Dervishi ushtroi detyrën e tij si prokuror nga viti 1993 deri më 14 shkurt 1998, ditë kur u largua për të shkuar drejt SHBA.

Por po ndalemi tek dosja e arrestimit të Fatos Nanos, një zhvillim që tronditi shoqërinë shqiptare në atë kohë.

Të goditur nga zgjedhjet e vitit 1992, socialistët ishin thuajse të dorëzuar për të bërë diçka para PD-së, e cila kishte shumicën në parlament, dhe nuk e merrte për bazë mendimin dhe vendimin e opozitës, gati-gati për asgjë. Kthesa e parë ishte në zgjedhjet e korrikut, kur PS mori shumicën në zgjedhjet lokale, duke i shkaktuar PD-së goditjen e parë. Fatos Nano, doli i parë në ballë të sulmit opozitar, me një ofensivë të fortë kundër qeverisë së PD dhe kërkoi hapur rrëzimin e saj. Një raport i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, që sot njihet si KLSH, solli telashe për Fatos Nanon.

Raporti kishte në fokus abuzimet dhe manipulimet me ndihmat e ardhura nga Italia, në periudhën e qeverisë socialiste. Sipas tij, ndihmat që kanë ardhur në Shqipëri janë shitur disa fish më shtrenjtë dhe të ardhurat prej tyre janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga persona të veçantë që kanë drejtuar shpërndarjen e këtyre ndihmave. KLSH akuzonte ish-presidentin Ramiz Alia, ish-kryeministrat Adil Çarçani dhe Fatos Nano, si dhe presidentët e firmave Levante Co dhe Iliria Hollding, përkatësisht Xhuzepe Perniola dhe Hajdin Sejdia… për përzierje në korrupsion.

Vlera e aferës shkonte në 8 miliardë lira italiane. Dyshimet dhe trëngëllima e prangave solli acarimin e Fatos Nanos, që më shumë sesa një ‘kërkim” faljeje për akuzat që po i bëheshin si ish-kryeministër, ai sulmoi me epitete fyese, të gjithë ata që e akuzuan. Nano po mbrohej duke sulmuar.

Ndoshta ishte e vetmja gjë që mund të bënte duke parandjerë pasojat. Pasi parlamenti i hoqi pa asnjë votë kundër imunitetin, dhe socialistët e lanë vetëm në Kuvend, Nano nga selia e PS akuzoi Berishën se ka instaluar një regjim ballisto-fashist.

“Unë jam shumë i qetë, jam absolutisht i qetë, sepse jam absolutisht i pastër. Mua nuk më tremb as heqja e imunitetit dhe as bango e të akuzuarit që inskenoi Berisha. Berisha trembet, Berisha nuk është i qetë. Berisha është shpërfytyruar. Mua më zë gjumi të qetë. Berishën nuk e zë gjumi. Unë kam shokë e miq në të gjithë Shqipërinë, Berisha ka mbetur vetëm… Me mua është e vërteta, me Berishën është turpi…”-tha Nano.

Fjalimi më i egër që Nano mund të kishte mbajtur ndonjëherë, ku sulmoi edhe diplomatët më të lartë amerikanë në Tiranë, tregoi shumë për atë që do të vinte. Më 30 korrik 1993 ai u arrestua si një i akuzuar për manipulim me ndihmat italiane. PS e quajti Nanon një të burgosur politik, dhe braktisi parlamentin.

Ai u dënua me 12 vite burg, dhe pas këtij akti, socialistët u mobilizuan nëpër protesta, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe lirimin e Nanos nga burgu.  Në vitin 1997, Fatos Nano la qelinë për shkak të anmistisë por shumë pak kohë më vonë përfitoi dëmshpërblim për vitet e burgut, pasi u konsiderua i burgosur politik.

Ndërkohë që në 1998, prokurori që bëri arrestimin e tij, u largua për në SHBA. Aty ushtroi profesionin e avokatit, ndërkohë që sot është rikthyer me një ambicie për të drejtuar BKH-në. A do ta hedhë hapin? Do të shohim çfarë do të ndodhë deri më 30 janar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos dervishi fatos nano gara per bkh fatos dervishi fatos nano gara per bkh


Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet