LIVE UPDATES
Bota

Ministri gjerman, Heiko Maas: Të drejtat e njeriut parandalojnë konfliktet dhe sigurojnë paqen

28 Shkurt 2020, 11:36 Nga DOSJA
Ministri gjerman, Heiko Maas: Të drejtat e njeriut parandalojnë

BERLIN- Për Gjermaninë të drejtat e njeriut, multilaterizmi dhe e drejta ndërkombëtare janë përgjigjet për sfidat aktuale të sigurisë dhe paqes në botë. Që prej një viti Gjermania mban anëtarësinë e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB që mblidhet në Nju Jork dhe duke filluar nga 1 janari, ka nisur anëtarësinë dyvjeçare në Këshillin për të drejtat e njeriut, me seli në Gjenevë. Kështu Gjermania ka parë se Nju Jorku dhe Gjeneva nuk flasin gjithnjë me të njëjtin zë kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut. Prandaj “jemi duke punuar që ta ndryshojmë këtë gjë”, thotë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Ministri Maas e nisi këtë javë në Gjenevë me sesionin e 43 të Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe e përfundoi në Nju Jork, me një aktivitet për të drejtat e njeriut. Aty ai kërkoi “që të luftojmë reduktimin e të drejtave të njeriut”, sepse ministri Maas është i bindur se vala e shkeljeve të të drejtave të njeriut është duke u shtuar. Push back the pushback, ishte motoja e tij, që u përsërit disa herë në anglisht. Reduktim i të drejtave po shihet sidomos në të drejtat e grave, të drejtat e vetëvendosjes të grave, të drejtat seksuale dhe ato të riprodhimit.

Gjermania kërkon të luajë rolin e avokatit mbrojtës duke organizuar takime, diskutime dhe aktivitete kushtuar të drejtave të njeriut. Si dhe kërkon të vendosë të drejtat e njeriut në qendër të paqes dhe sigurisë. Sepse “të drejtat e njeriut dhe paqja janë dy anët e të njëjtës medalje”, thotë ministri Maas. Të drejtat e njeriut duhen zgjeruar me fushat e reja të mbrojtjes së klimës dhe teknologjisë.

Të drejtat e njeriut dhe mënyra si trajtohen ato janë një nga pikat kryesore që ndajnë mbështetësit e multilateralizmit dhe të atyre, që i shohin të drejtat e njeriut si çështje e sovranitetit të secilit vend. Volker Türk, asistent për koordinimin strategjik i Sekretarit të Përgjithshëm, thotë se „shpreson që kjo të kapërcehet, sepse sovraniteti i një vendi bazohet në principet e të drejtave të njeriut“. Ai thekson se të drejtat e njeriut duhet të jenë temë e të gjitha institucioneve dhe organizmave të OKB, pavarësisht se Këshilli i të drejtave të njeriut është organi kryesor që trajton të drejtat e njeriut.

Të drejtat e grave – Realiteti nuk ka ndryshuar

“Kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, ne e dimë shumë mirë ku kemi përparuar në të drejtat e grave dhe ku ka ende shumë punë për të bërë,” thotë Asa Regner, zëvendësshefe e UN-Women, një organ i OKB krijuar në vitin 2010 për barazinë e të drejtave dhe fuqizimin e grave. Në edukimin e vajzave dhe uljen e mortalitetit të foshnjeve janë bërë përparime. Po ashtu në shumë vende është përmirësuar ligji për të luftuar dhunën kundër grave, për të luftuar gjymtimin gjinor të vajzave, ose për të përmirësuar të drejtat e etërve për të kaluar më shumë kohë me fëmijët. Në përgjithësi janë bërë reforma ligjore për mbrojtjen e të drejtave të grave, thotë Regner, por “për fat të keq, ne nuk jemi duke parë zbatimin e reformave, që të jemi në gjendje të themi se realiteti ka ndryshuar”. Sa i përket pjesëmarrjes politike “75 përqind e parlamentarëve në botë janë burra”, gjë që nuk ka ndryshuar në 15 vitet e fundit. Pjesëmarrja e gruas në tregun e punës po ecën shumë ngadalë. “Prandaj ka ende shumë për të bërë,” thotë Regner, përndryshe synimet e zhvillimit të qëndrueshëm nuk do të arrihen.

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, thotë se “Shqipëria promovon idenë se informimi për të drejtat e njeriut është shumë i rëndësishëm kur kemi të bëjmë me çështjet e sigurisë dhe paqes”. Shqipëria mbështet rritjen e numrit të takimeve informuese të Këshillit të Sigurimit, i cili duhet t’ i shfrytëzojë më mirë informacionet për të drejtat e njeriut.

James Roscoe, nga Misioni i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në OKB mendon se sfida më e madhe nuk janë ndryshimet midis Nju Jorkut dhe Gjenevës, “por ndryshimet në rritje dhe ndarja e vizioneve në interpretimin e të drejtave bazë të njeriut, gjë që jemi duke parë përditë”. Roscoe thotë se më shumë duhen identifikuar dhe duhen përmendur shkeljet dhe shkelësit e të drejtave të njeriut. “Duhen kapërcyer ndryshimet në interpretimin e të drejtave të njeriut, duke vënë qytetarët në rang të parë dhe duhen hequr dorë nga relativizimi që dëgjojmë tek OKB nga shtetet anëtare”, theksoi Roscoe. Por më e rëndësishme është që “të fitojmë gjatë argumentimit se pse vlejnë të drejtat e njeriut, pse funksionojnë dhe pse na ndihmojmë të arrijmë së bashku synimet që i kemi venë vetes për zhvillimin e qëndrueshëm”.

Marrë nga DW 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota heiko maas te drejtat e njeriut heiko maas te drejtat e njeriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj