Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KORE E JUGUT- Një grup fetar në Korenë e Jugut është identifikuar si një “vatër koronavirusi “, thonë zyrtarët, mes një rritje masive të rasteve të konfirmuara në vend si të infektuar nga ky virus vdekjeprurës.
Infeksionet midis anëtarëve të Kishës Shincheonji të Jezusit, Tempullit të Tabernakullit të Dëshmisë (Shincheonji) janë të lidhura me një grua.
Sekti në qytetin e Daegu përbën 30 nga 53 raste të reja, kanë paralajmëruar zyrtarët fetarë. Koreja e Jugut konfirmoi gjithashtu edhe rastin e viktimës së parë nga virusi Covid-19.
Koronavirusi, i cili ka origjinën në provincën Hubei të Kinës, shkakton simptoma të ngjashme me pneumoni. Në rang global numri i viktimave kanë kaluar mbi 2300, ndërsa të prekur janë regjistruar afro 75,000.
Të enjten, Japonia tha se dy nga qytetarët e saj që patën kontakt me të sëmurë nga koronavirusi në bordin e anijes “Diamond Princess” kishin vdekur. Çifti korean, burri dhe gruaja ishin në të 80-at e tyre.
Po shpërthimi mes anëtarëve të sektit?
Zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut besojnë se infeksionet janë të lidhura me një grua 61-vjeçare që rezultoi me test pozitive për virusin në fillim të javës që lamë pas.
Qendra Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve ka deklaruar se gruaja e cila nuk është identifikuar ende, kishte pasur kontakt fizik me 166 persona, të cilëve u kërkohej të qëndronin në vetë-karantinë.
Të paktën 30 nga rastet e reja me Covid-19 u regjistruan të enjten në mesin e anëtarëve të sektit në Daegu, një qytet me rreth 2.5 milion njerëz në jug-lindje.
Shincheonji, i cili është akuzuar për këtë rast tha se tani kishte mbyllur degën e saj Daegu dhe se shërbimet në rajone të tjera do të zhvilloheshin në internet ose individualisht në shtëpi.
Kryetari i qytetit e ka përshkruar ngjarjen si një “krizë të paparë” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndronin brenda.
Çfarë është Shincheonji?
Organizata fetare e themeluar në vitin 1984 nga kombëtarja e Koresë së Jugut Lee Man-hee. Lee, tani në vitet ’80, e përshkruan veten si “pastori i premtuar” i përmendur në Bibël. Pasuesit mësohen të besojnë se Lee është ardhja e dytë e Jezu Krishtit. “Shincheonji” është shkurtesa nga Koreja e “Parajsës së Re dhe Tokës së Re”. Raportohet se ka më shumë se 120,000 anëtarë në të gjithë botën.
Burimi: BBC
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PADOVA– Mes natës së të shtunës dhe të dielës, në spitalin Schiavonia në Padova i cili është izoluar nga koronavirusi ka pasur edhe momente gëzimi. Në këtë spit...
KROACI– Qendra Kulturore e Komunitetit të Shqiptarëve u hapën zyrtarisht sot në rrugën 3 Dimitrija Demetra në Bjelovar. Në këtë hapje ka marrë pjesë kryet...
SHBA– Aktori amerikan Clint Eastwood nuk do të mbështesë më Presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Në një intervistë për Wall Street Journ...
TURQI– Turqia ka mbyllur kufijtë e saj me Iranin si masë paraprake kundër shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit, menjëherë pasi zyrtarët iranian njoftuan se...
ITALI– Koronavirusi kinez ka bllokuar Italinë ku deri më tani janë konfirmuar dy viktima, por numri i të prekurëve ka arritur në 132.Për shkak të panikut të mad...
SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur të të blejë armë ruse për ushtrinë e tij, duke rrezikuar kështu sanksione nga Shtetet e Bashkuar...
TURQI– Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës rihter ka goditur sërish Turqinë mëngjesin e sotëm, sipas orës lokale 6:52, në kufirin mes Iranit dhe T...
KUMANOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin Romanocë ka shpëthyer një bombë...
AUSTRALI– Quaden Bayles 9-vjeçari që bullizohej nga shokët dhe që me videon e tij preku zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën ka realizuar ëndrrën e ti...
ITALI– Rrugët bosh! Shkollat bosh! Të gjithë të strukur në shtëpi. Kjo është panorama se si po e përballon Italia përhapjen e Koronavisurit.Nga pamjet e publiku...