LIVE UPDATES
Politike

21 vite nga masakra e Reçakut/ LVV me qendër në Tiranë: Institucionet e Shqipërisë duhet ta njohin zyrtarisht gjenocidin e

15 Janar 2020, 15:42 Nga DOSJA
21 vite nga masakra e Reçakut/ LVV me qendër në Tiranë:

TIRANËLëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë ka reaguar, lidhur me 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ku mbetën të vrarë 45 civilë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Përmes një statusi në “Facebook”, LVV shprehet se institucionet në Shqipëri duhet ta njohin zyrtarisht gjenocidin e Serbisë. Për të përkujtuar viktimat e kësaj masakre, aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, në Shqipëri organizuan sot një konferencë për shtyp dhe një aksion simbolik përpara Kryeministrisë në Tiranë, në përkujtim të masakrës së Reçakut, duke kërkuar që institucionet e Republikës së Shqipërisë ta njohin e dënojnë zyrtarisht gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve.

REAGIMI I PLOTË I LVV-së Në TIRANË:

Institucionet e Shqipërisë duhet ta njohin zyrtarisht gjenocidin e Serbisë

Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE ! në Shqipëri organizuan sot një konferencë për shtyp dhe një aksion simbolik përpara Kryeministrisë në Tiranë, në përkujtim të masakrës së Reçakut, duke kërkuar që institucionet e Republikës së Shqipërisë ta njohin e dënojnë zyrtarisht gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Prej një viti, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar rezolutën që e shpall 15 janarin si ditën përkujtimore të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, por aktivistja Gearda Demiraj shpjegoi se: “Institucionet e Republikës së Shqipërisë nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për ta njohur e dënuar zyrtarisht këtë gjenocid. Asnjë institucion, asnjë vendim, asnjë rezolutë. Asnjë përpjekje për ta ndihmuar Kosovën të ngrejë padi në nivel ndërkombëtar ndaj Serbisë. Zyrtarët e Serbisë, si Vuçiç e Daçiç, vazhdojnë ta mohojnë publikisht masakrën e Reçakut dhe gjenocidin e Serbisë. Sakaq, Aleksandar Vuiçiç ka qenë Ministër i Informacionit kur Serbia kryente këto masakra në Kosovë.” Më tej ajo tha: “Në vend që të flasë për marrëveshje si mini-shengeni me një kriminel lufte si Vuçiç, qeveria Rama dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë do duhej ta shpallnin sa më parë 15 janarin si dita e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, dhe do duhej të jepnin të gjithë ndihmën e nevojshme për ta ndërkombëtarizuar dhe dënuar gjenocidin e Serbisë… vuajtjet e këtij kombi nuk zgjidhen me mesazhe në rrjete sociale, apo duke i hapur dyert atyre që na kanë masakruar, por me vendime shtetërore që kërkojnë drejtësi sipas parimeve universale dhe ligjit ndërkombëtar.”

Demiraj kujtoi edhe një herë ngjarjet e 15 janarit 1999, kur forcat policore dhe ushtarake serbe hynë në shtëpitë e shqiptarëve në Reçak duke torturuar për vdekje popullaten civile të pambrojtur. Aty forcat serbe vranë dhe kryen makabritete si prerje kokash e nxjerrje organesh nga trupat, duke masakruar 45 njerëz pa dallim moshe e gjinie, nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 85 vjeçare. Sot e kësaj dite, për masakrën e Reçakut, nuk është dënuar asnjë polic apo ushtarak serb.

Aktivisti Elvis Hoxha foli në këtë konferencë duke thënë se: “Masakra e Reçakut nuk është as më e madhja, as më e vogla. Nuk është as më e tmerrshmja as më e lehta. Ajo është një prej 100 sipërmarrjeve mizore të kolektivave shtetërorë ushtarakë dhe paraushtarakë serbë, mbi kolektivë civilësh shqiptarë”. Masakra e Reçakut i ka vetëdijesuar ndërkombëtarët për luftën e padrejtë që i është bërë Kosovës. Përmes Misionit të OSBE-së, i drejtuar nga Ambasadori Ëilliam Ëalker, u gjetën faktet per krimet e Serbisë në kufomat e shqiptarëve të masakruar në Reçak, duke çuar në ndërhyrhyrjen ushtarake të NATO-s. Në rrafshin praktik, Reçaku ishte deklarimi publik i gjenocidit.

Në vijim, Elvis Hoxha deklaroi se: “Kryeministri i Shqipërisë, e ftoi ministrin e propagandës së Millosheviçit, Aleksandar Vuçiçin, nëpër festa, në vende publike, duke i vendosur të gjithë trupën e Teatrit Kombëtar të këndojë përpara tij, duke e çuar në vendet më shik të Tiranës, dhe këtë e bënë si për të harruar dhe për të fshirë krimin mbi shqiptarët. Shteti shqiptar ekziston pra, sipas mendjes së kryeministrit Rama, për të harruar dhe fshirë krimin mbi shqiptarët. Dhe sigurisht kjo nuk është patetike, por kriminale. Fyerja e Qeverisë së Tiranës mbi viktimat e gjenocidit është një krim. Ajo kapi tre momente djallëzore: (1) Organizimin e një koncerti madhështor ku mori pjesë krimineli i luftës Vuçiç; (2) Vizitën e Vuçiçit në Durrës, në vendin simbolik të synimeve pushtuese serbe; dhe (3) Në kuptimin estetik, krimi më i rëndë që është kryer mbi popullin shqiptar nga kryeministri i vet, morën Vuçiçin dhe e vendosën pranë një djali të vogël për t’u fotografuar. Kujtojmë që ushtria dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar 1392 fëmijë shqiptarë gjatë dy viteve të luftës në Kosovë. Pra i thanë Vuçiçit, me një dorë te koka e një djali të Shqipërisë, ti mund të harrosh 1392 krimet që ke bërë vetëm mbi fëmijët. Dhe gjithashtu iu tha se me 100 shtëpitë që do ndërtosh ti dhe shteti serb do harrosh 100.000 shtëpi të rrafshuara.”

Fjalën e tij Hoxha e mbylli duke deklaruar se: “Ndoshta për kryeministrin Rama, shqiptarët janë të tepërt, por për ne, viktimat janë një problem i gjallë. Indiferenca e përgjithshme shoqërore nuk është e natyrshme. Ajo është e shkaktuar prej padijes së institucioneve të shtetit dhe të atyre akademike, si dhe prej shkeljes së Kushtetutës prej institucioneve. Në nenin 8, pika 1, Kushtetuta thotë se Republika e Shqipërisë është në mbrojtje të popullit shqiptar jashtë kufijve. Kuptohet se për cilin popull bëhet fjalë. Është urgjente të mendojmë në bazë të Kushtetutës.” Në fund të konferencës, në përkujtim të 45 shqiptarëve të masakruar në Reçak, aktivistët vendosën në hapësirën e gjelbërt para kryeministrisë në Tiranë 45 trëndafila të kuq.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot lideriët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike levizja vetevendosje ne tirane masakra e recakut levizja vetevendosje ne tirane masakra e recakut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj