LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dy këngët labçe që ka kënduar Lord Bajroni, ja si ia kthenin lebërit nderin poetit!

10 Shkurt 2020, 07:55 Nga DOSJA
Dy këngët labçe që ka kënduar Lord Bajroni, ja si ia

– një esse mbështetur mbi gërmimet koniciane mbi shqiptarët-

Dyqind vjet më parë, hipur mbi një anije me vela që voziste lumit Rhin, ylli i madh i poezisë botërore, lordi “me gjak blu”, Bajroni, u kthehet e iu thotë shokëve; tani më dëgjoni se do t’ju këndoj nja dy këngë arbërore.

Dhe pastaj ia dha një sokëllime me një o-ooo të gjatë rrëqethëse sa i shastisi të gjithë e i la pa mend. Fjalët e kënduara shqip prej poetit të madh nuk i kuptonin, po drithërima e melodisë së saj ta çante zemrën më dysh.

Nderi, këngës labe i vinte nga njeri prej gjenive të poezisë botërore. Labërit nuk e dinin këtë lajm, po arb(v)anitasit që luftuan me të ia dinin emrin dhe bëmat në Mesolongj e gojë më gojë emri i tij ish ngjitur maleve shqip deri në Labëri. Një kumt misterioz, nga ata që vetë Zoti mezi i shpjegon, u thoshte labërve se nderi duhet shlyer me nder, pra kënga me këngë, sepse borxhi duhej larë.

Kushedi në cilin katund a pllajë, pak vite më vonë, një lab kërreu këngën e nderimit që do ta citojmë më poshtë.

Borxhi ishte larë kokë për kokë, nderi ishte kthyer siç e do zakoni. Por në fillim le të citojmë Faik Konicën që bie lajmin e madh përmes gazetës “Albania” kur shkruan për udhëtimin e tij në Shqipëri më 1809, në artikullin “Udhëtimi i Lord Bajronit në Shqipëri”

“Lord Bajroni në një ndër udhëtimet e tij në Shqipëri, mblodhi disa këngë shqipe. Jo vetëm i mblodhi, por dinte edhe t’i këndojë. Në jetë të tij mësojmë se, duke qenë një herë me disa miq në të shëtitur në një anije mbi Rhin të Gjermanisë, u tha miqve: “Daleni, t’ju këndoj një këngë shqipe”. Të gjithë pushuan, thotë shkruesi i jetës së tij, e vjershëtori ia dha një mënyre ulërimit që i çuditi të gjithë (duket do të ish ndonjë këngë vajtimtare e Toskërisë). – Nga ato këngë që kish mbledhur, Lord Bajroni shtypi vetëm dy me notat [shënimet] që ia shtoi Çajld Haroldit. Por, ato këngë janë aq liksht të përshkruara, sa s’i merr dot kush vesh, përveç ca fjalë tej e këtej. Na u duk pra punë për t’u vënë re të shtypim nga një anë këngët ashtu si i ka shtypur Bajroni, nga ana tjetër të ndërtuara e të shkoqitura ashtu si na duket që duhen.”

Ky është varianti i ndërtuar nga Faik Konica për këto dy këngë.

Kënga e parë:

“Bobobo, bobo!

Na ç’arriva, po pusho.

Na ç’arriva, na çë vinj,

Hape derënë të hinj.

Hape derën e shkretë

Të vinj të marrë xhebhanetë*

Kalariote (?) me sermé*

Eja hape se dua t’i ve.

Bobobo, bobo!

Digju shpirt, u zemëro.

Kalariote vure funde,

Edhe vete tunde-tunde.

Kalariote me sermé

Ti më puth e po më le.

Se të putha që t’i mora,

Zemërën vetë e dogja.

Vallenë e ke me kadale,

Kalo moj, kalo në valle

Pluhëri……….? Pluhuron…

Kënga e Dytë:

Në sevda tënde u llavosa,

Vetëmë u përvëlofsha

Ah vashëzë më përvëlove

Si më rëndë më llavose.

U të thashë roba s’dua,

Sitë e vetullat dua

Robat… s’i dua,

Qumështinë vetë dua.

…………………….? /

Robatë zjarmi t’i diegë.

U tërbova vashëzë

Me zemrën të haptë,

E ti më bëre……..

Si një dhëndrë të lartë .”

Tani, mund të themi se me aq sa dimë e derisa nuk kemi dëshmi tjetër të shkruar, se Bajroni është njeriu i parë evropian që e çoi këngën labe në Europë, madje në zemër të saj. Gati 100 vjet më parë se një djalë himariot, Neço Muko, së bashku me grupin e tij të regjistronte i pari ca këngë labe në mes të Parisit. Dhe pastaj në kohërat e shtetit shqiptar ta çonin atë aty, radiot apo televizionet, ansamblet shtetërore apo grupet e famshme të Labërisë. Ky fakt i shkruar është një thesar i madh për kulturën shqiptare. Nuk ke sesi të mos drithërohesh kur mendon se këtë e ka bërë një nga mendjet më poetike të shekullit të 19-të dhe një nga poetët më të famshëm të kësaj bote. Dhe jo vetëm i ka mbledhur e i ka shkruar, por dhe i ka mësuar shqip përmendësh. Duhet t’i kenë qëndruar si një lëmsh përvëlues për vite me radhë në zemër, derisa një pasditeje a mbrëmjeje mbi një anije me vela se ka duruar dot shtrëngimin e tyre në kraharor dhe i ka nxjerrë mes shokëve përmes një ulërimë tronditëse, siç shkruan Konica. Faiku i mençu,r sa shok ka vetëm veten e tij, ka gjetur të vetmen fjalë të shqipes për të na përçuar drithërimën që ajo ka shkaktuar tek miqtë e Bajronit, fjalën “ulërimë”. E ndërsa poeti i madh i flakëruar në fytyrë këndonte, dikush prej shokëve të tij i ka mbajtur shënim fjalët e tyre.

Le të mendojmë për një çast se sa “heroike” është që ato të na vinin “të sakta” si këngë, kur një anglez aty për aty mban shënim fjalët e tyre. Vetë Bajroni, që nuk e njihte shqipen, edhe pse i ka mësuar përmendësh duhet t’i ketë kënduar plot deformime. Shtoj pastaj kësaj mikun e tij që po i transkripton me alfabetin anglez aty për aty në këmbë, duke i shkruar shatra- patra do të thoshte një lab, po ti dëgjonte të katranosura kështu të deformuara. Faik Konica duhet të ketë hequr të zitë e ullirit për t’i rregulluar e shkruar drejt këngët drejt origjinalit. E megjithatë, edhe kështu, me plot mungesa, ato janë qartësisht të kuptueshme dhe të mahnitshme për bukurinë e tyre. Të dyja janë këngë dashurie plot përgjërata për një vajzë që i ka përvëluar zemrën një burri. (E çfarë këngësh të tjera mund ta tronditnin një poet si Bajroni?) Të dyja vezullojnë nga kulti për vajzën e zemrës, kësaj “kalariote me serme” që e plagos një burrë për jetë a vdekje nëse ajo nuk i hap derën “të vinj e të hinj.”

Bajroni e njihte Shqipërinë disi vagullimthi prej atyre pak përmendjeve historike mbi shqiptarët, por vetëm pasi zbriti në pashallëkun e Ali Pashës dhe në Greqinë që vlonte nga gjuha dhe kultura arvanitase, mësoi se ç’ishte shpirti i tyre i paepur për këngën dhe luftën. Ishte kjo tronditje që i përjetësoi pastaj tek vepra e famshme “Shtegtimet e Childe Haroldit” kur përmend virtytet e tyre dhe shkruan për këngët e vallet e rralla:

“Në zall të shtruar ndritën zjarret natën,

darka mbaroi, vjen rrotull verë e kuqe;

Dhe kush u ndodh atje pa pritur gjë,

Ju muar mentë fare nga ajo pamje;

Se sa pa shkuar orëz e mesnatës,

Përcjellësit ia nisën këngës tyre;

Çdo Palikar e flaku tutje shpatën

Kërcyen dorë për dorë njëri pas tjetrit,

Me këngë apo vajtim u drodhën fustanellat…”

Kaq e fortë ka qenë goditja emocionale e poetit prej këtyre këngëve me iso, sa që edhe pas kaq kohe e kaq mijëra kilometra larg nuk i ndahen nga mendja. Derisa një dite, aty mbi Rhin-in e gjerë ua përçon miqve të tij duke i lënë edhe ata gojë hapur. I vetëm, pa shokë isosh, pa kthyesin që ia mban, vetëm me shushurimën e lumit të shtruar pranë.

Lebërit e mi nuk e kanë ditur këtë ngjarje, por dinin që një burrë i lartë anglez, i pasur dhe i famshëm kish ardhur në viset e tyre, kish takuar një bir e vëlla lab, vetë Ali Pashë Gjëmëmadhin e ca më vonë kish luftuar me vëllezërit arvanitas ne Mesolongj. Kaq u mjaftonte, u kish ardhur në shtëpi e i kish respektuar, kish luftuar me ta krah për krah dhe ish i fisëm e trim. Kjo dilte e tepronte për ta nderuar me një këngë. Nderi lahet me nder, kokë për kokë. Paçka se ai nuk do ta dëgjonte dot kurrë, aty në varrin e tij të ftohtë. Por kjo nuk kish pikë rëndësie. Rëndësi kish të ruhej zakoni, kodi i nderimit, ky institucion i famshëm i maleve që e mbante në ekuilibër jetën e tyre të varfër. Dhe ia morën këngës në një qafë mali:

“Lord Baroni ill i rrallë,

Që kish mik Ali Pashanë,

Shkoi e luftoi për Elladhë,

Po trimat i kish shqiptarë,

Si besnikë e kordhëtarë.”

Doemos emrin nuk do t’ia shqiptojnë dot mirë, si e kish në atë gjuhën e tij, po kjo nuk ish fare e rëndësishme. Ai plotësonte dy kushte të mëdha e të denja për një këngë, “kish mik Ali Pashanë” djalin dhe vëllanë e tyre dhe luftoi krah për krahë me “trimat i kish shqiptarë”. Doemos derisa ish në krah të tyre dhe ai ish trim, e kish hak këngën. Derisa plotësonte këto kushte Bajroni ish për ta një “ill i rrallë.”

Sikur ta dinte poeti i madh që do të përmendej maleve e grykave për dekada me radhë dasmë më dasmë e sebeb më sebeb do të rrotullohej në varr me fytyrë andej nga endeshin këto këngë të mahnitshme.

I çuditshëm dhe i paharrueshëm mbetet për ne ky çast për të cilin është fol e është shkruar aq pak dhe që do të duhej të tretej në shumë emisione e në mësimet që u bëhen shkollarëve tanë.

Ministria e Kulturës, në se do të dinte e do të ndjente gjera kaq të vyera, me siguri do të lëvizte vendit. Më e pakta do të vinte një pllakë të madhe tek kalaja e Gjirokastrës ku bëhet Festivali Folklorik Shqiptar e do të shkruante me germa të argjendta këtë fakt. (E kisha fjalën me bojë të argjendtë, se argjendin nuk kemi ku e gjejmë) ta shkruante në anglisht e në shqip shënimin e Konicës te “Albania” që ne por dhe të huajt të ndjeheshim krenarë për këngën tonë. Mbase aty në Gjirokastër apo në Tepelene mund te ngrihej një monument i Bajronit i veshur me fustanellë si lab e ku të shkruhej se Poeti i madh ka kënduar dy këngë labe mbi Rhin në vitin njëmijë e tetëqid e …

Literaturë mbështetëse:

Shënimet e Çajld Harold. Tiranë: 1973, përkthyer nga Skënder Luarasi.

Fotaq Andrea, Faik Konica-Përlindësi modern. Fletore koniciane, Zenit, Tiranë: 2016

Dorian Koçi: “Childe Harold, Shtegtimi i polifonisë shqiptare në Evropë përmes Bajronit”

Mbledhës të Folklorit, vëllimi 8, Këngë popullore të Labërisë, nga Fatos Mero Rrapaj, Tiranë, 1991

* Marrë nga  Facebook-u i autorit

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture dy këngët labçe labërit lord bajroni poeti dy këngët labçe labërit lord bajroni poeti

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 10 Shkurt 2020, 07:27

Në fundin e viteve ’20,në Shqipëri ishte projektuar dhënia e dy koncesioneve për ndërtimin e fabrikave të birrës. Megjithatë, rrethanat do të bënin që vetëm një...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj