Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Komisioni i Venecias do të mbërrijë në Shqipëri në datat 13 dhe 14 shkurt në vijimësi të hetimeve për Presidentin Ilir Meta dhe shkeljet për të cilat maxhoranca e akuzon kreun e shtetit se ka bërë me anulimin për dekretin e zgjedhjeve, por edhe për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Dosja.al ka zbuluar axhendën dhe takimet që ‘Venecia’ pritet të zhvillojë pas zbarkimit në Tiranë. Anëtarët e Komisionit të Venecias, fillimisht do të takohen me anëtarët e Komisionin Hetimor të ngritur për Metën, që drejtohet nga Ulsi Manja dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca.
Ditën e dytë të vizitës, “Venecia” do të zhvillojë takime me vetë Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Opozitën jashtëparlamentare dhe OJF. “Venecia” pritet që të japë opinion në lidhje me emërimet e Presidentit Meta në Gjykatën Kushteutese por edhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Si erdhën palët në këtë pikë?
Përmes një dekreti të nxjerrë më 8 qershor 2019, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa ricaktoi një datë të dytë për zgjedhjet, që ishte 13 tetori. Me motivin se dita e zgjedhjeve do të kishte përplasje, Meta anuloi zgjedhjet, por maxhoranca e cilësoi aktin e Metës ‘nul’ dhe anti-kushtetues duke vijuar punën me zhvillimin e zgjedhjeve. PS vendosi të shkarkojë Metën, si një president, që nuk është mbi palët dhe se ka shkelur kushtetutën. Në kohën që tensionet mes palëve kishin kapur kulmin, dhe Komisioni kishte nisur punën për shkarkimin e presidentit, emërimi i Marsida Xhaferllarit, bën atë që socialistët e quajnë ‘gafa’ e dytë anti-kushtetutese e presidentit.
Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.
(f.g;f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditari” në A2 deklaroi se “palëve u mungon vullneti politik, pa...
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta, ka kujtuar sot 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, duke e cilësuar atë një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rënd...
Tiranë- Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar së fundmi se vendi i ka të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme. Në emisionin “360 Gradë” në...
TIRANË- Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në Burrel, i d...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zbuluar disa nga prapaskenat e tryezës për tryezën konsensuale me maxhorancën. E ftuar sot në emis...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, nga foltroja e Kuvendit ka replikuar sot me kolegët e tij të maxhorancës që i ka quajtur dhe grenëza, që b...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot publik një denoncim që i ka mbërritur në adresë të tij për Arben Keshin. Sipas një reagimi të Beris...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së Artur Metani në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, PD shkrua...
TIRANË- Bashkia e Tiranës shumë shpejt do të ketë një godinë të re. Ka qenë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka njoftuar se shumë shpejt do të z...
IRAN- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, ka reaguar për herë të pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, me një vendim të qeverisë shqiptare. Në një re...