LIVE UPDATES
Bota

Koronavirusi në Itali/ Mjeku nga Bergamo: Mos shkoni në spitale, jemi si në gjendje lufte, qëndroni në shtëpi…

11 Mars 2020, 12:13 Nga DOSJA
Koronavirusi në Itali/ Mjeku nga Bergamo: Mos shkoni në spitale, jemi

ITALI– Christian Salaroli, një mjek në Bergamo ka dhënë një intervistë për Corriere, duke folur për situatën delikate që është krijuar për shkak të koronavirusit në Itali por edhe më gjerë.

Ai ka folur në bazë të moshës dhe kushteve shëndetësore të pacientit të prekur nga koronavirusi.

“Një dhomë e madhe me njëzet shtretër është hapur në brendësi të urgjencës, e cila përdoret vetëm për ngjarje masive. Ne e quajmë atë Pemaf, ose Plani i Urgjencës për maksimumin e fluksit. Këtu është vendi ku bëhet përzgjedhja. Vendoset sipas moshës dhe kushteve shëndetësore. Si në të gjitha situatat e luftës. Nuk po e them unë, por manualet me të cilat kemi studiuar”.- ka thënë ai.

Biseda me mjekun 48-vjeçar, Christian Salaroli nuk është e lehtë, pasi ai së pari është një prind i dy fëmijëve, drejtor mjekësor, anestezist reanimator i spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo, i cili ka shumë përgjegjësi për punën e tij.

Intervista e tij për Corriere Della Sera:

Atëherë është e vërtetë?

Sigurisht që është. Në ata shtretër pranohen vetëm gratë dhe burrat me pneumoni Covid-19, që vuajnë nga insuficienca respiratore. Të tjerët duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Më pas çfarë ndodh?

I vendosim ata në ventilim jo-invaziv, i cili quhet Niv. Hapi i parë është ky.

Po hapat e tjerë?

Po them më të rëndësishmen. Në mëngjes herët, me të kuruarit në urgjencë kalon reanimatori. Mendimi i tij është shumë i rëndësishëm.

Pse është kaq shumë e rëndësishme?

Pas dy elementëve kryesorë si mosha dhe gjendja e përgjithshme, elementi i tretë është aftësia e pacientit për t’u rikuperuar nga një ndërhyrje reanimatore.

Për çfarë po flasim?

E shkaktuar nga Covid-19 është pneumoni intersticiale, një formë shumë agresive që ndikon aq shumë në oksigjenimin e gjakut. Pacientët më të prekur bëhen hipoksikë, pra në këtë mënyrë ata nuk kanë më sasi të mjaftueshme oksigjeni në organizëm.

Kur vjen koha për të zgjedhur?

Menjëherë më pas, ne  jemi të detyruar ta bëjmë. Në dy ditë, më së shumti. Ventilimi jo-invaziv është vetëm një fazë kaluese. Meqenëse për fat të keq ka disproporcion midis burimeve spitalore, shtretërve të kujdesit intensiv dhe njerëzve me sëmundje kritike, jo të gjithë mund të intubohen.

Në këtë fazë çfarë ndodh?

Është e nevojshme që ata të ventilohen mekanikisht. Ata të cilët zgjidhen për të vazhduar, intubohen të gjithë, ose vendosen me bark poshtë, sepse kjo manovër mund të favorizojë ventilimin e zonave të poshtme të mushkërive.

A ka ndonjë rregull të shkruar?

Momentalisht përveç këtyre që po flas, jo. Si rregull, edhe nëse e kuptoj që është një fjalë e keqe, vlerësohen me shumë kujdes pacientët me patologji serioze kardio-respiratore dhe njerëzit me probleme të rënda të arterieve koronare, sepse ata tolerojnë hipoksinë akute dobët dhe kanë pak shanse të mbijetojnë në fazën kritike.

Tjera detaje?

Nëse një person midis 80 dhe 95-vjeçarëve ka një insuficencë të rëndë respiratore, me siguri nuk procedon. Nëse ka një insuficienzë shumë-organike të më shumë se tre organeve vitale, kjo do të thotë se ai ka një përqindje të vdekshmërisë njëqind për qind. Tashmë ka ikur.

E lini të vdesë?

Edhe kjo është gjithashtu një fjali e tmerrshme. Por për fat të keq është e vërtetë. Ne nuk jemi në gjendje të tentojmë ato që quhen “mrekulli”. Ky është realiteti.

A nuk është gjithmonë kështu?

Jo. Sigurisht, edhe në kohëra normale vlerësohet rast pas rasti, në reparte ne përpiqemi të kuptojmë nëse pacienti mund të shërohet nga çdo ndërhyrje. Tani po e zbatojmë këtë diskrecion në një shkallë të gjerë.

Kush lihet të vdes nga koronavirusi apo nga sëmundjet e mëparshme?

Kjo fjalë, se ata nuk vdesin nga koronavirusi është një gënjeshtër që më hidhëron. Madje nuk është as respekt për ata që na lënë. Ata vdesin nga Covid-19, sepse në formën e tij kritike, pneumonia intersticiale prek problemet e mëparshme të frymëmarrjes dhe pacienti nuk mund të durojë më. Vdekja shkaktohet nga virusi dhe nga asgjë tjetër.

Dhe ju mjekët, arrini ta përballoni këtë situatë?

Disa mund të dëmtohen.  Kjo i ndodh shefit të repartit dhe djalit të sapoardhur që e gjen veten në mëngjes herët, duke vendosur fatin e një qenie njerëzore.

A nuk të shqetëson të jesh arbitri i jetës dhe vdekjes së një qenie njerëzore?

Tani për tani fle natën. Sepse unë e di se zgjedhja bazohet në supozimin se dikush, pothuajse gjithmonë më i ri, ka më shumë mundësi të mbijetojë se tjetri.

Çfarë mendoni për masat e fundit të qeverisë?

Koncepti i mbylljes së virusit në zona të caktuara është i saktë, por ai vjen të paktën një javë me vonesë. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është një gjë tjetër.

Cila?

Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi. Nuk lodhem duke e përsëritur. Shoh shumë njerëz në rrugë. Përgjigja më e mirë për këtë virus nuk është që të mos dilni xhiro. Ju nuk e imagjinoni se çfarë po ndodh këtu. Qëndroni në shtëpi.

A ka mungesë të personelit?

Ne të gjithë po bëjmë gjithçka. Ne anestezistët kryejmë ndërrime mbështetëse në dhomën tonë të operacionit, e cila menaxhon Bergamon, Brescian dhe Sondrion. Mjekë të tjerë të ambulancave përfundojnë në repart, sot më takon mua.

Në dhomën e madhe?

Saktë. Shumë nga kolegët e mi i vënë fajin kësaj situate. Nuk është vetëm ngarkesa e punës, por ajo emocionale, e cila është shkatërruese. Kam parë infermiere me tridhjetë vjet përvojë pas tyre që qajnë, njerëz që kanë kriza nervore dhe befas dridhen. Ju nuk e dini se ç’po ndodh në spitale, kjo është arsyeja pse vendosa të flas.

A ekziston ende e drejta e përkujdesjes?

Tani për tani është e kërcënuar nga fakti se sistemi nuk është në gjendje të marrë përsipër të zakonshmen dhe të jashtëzakonshmen në të njëjtën kohë. Pra, trajtimet standarde mund të kenë vonesa serioze.

A mund të më jepni një shembull?

Normalisht thirrja për një sulm në zemër procedohet brenda disa minutash. Por ndodh që mund të prisni edhe për një orë ose më shumë.

A keni një shpjegim për të gjithë këtë?

Shpjegimin nuk po e kërkoj, i them vetes se është si operacionet e luftës. Ne vetëm përpiqemi t’i shpëtojmë jetën atyre që mund t’ia dalin. Kjo është ajo që po ndodh.

Burimi: corriere.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bergamo christian salaroli koronavirusi ne itali bergamo christian salaroli koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj