LIVE UPDATES
Politike

Rreziku nga koronavirusi/ Pampuri inspekton Spitalin e Durrësit: Asnjë masë nga qeveria, mjekët po blejnë vetë maskat mbro

28 Shkurt 2020, 15:57 Nga DOSJA
Rreziku nga koronavirusi/ Pampuri inspekton Spitalin e Durrësit: Asnjë

DURRËS- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri monitoroi sot spitalin Rajonal të Durrësit, si dhe Qendrën Shëndetësore numër 4. Në një reagim për mediet, Pampuri deklaroi se mjekët në Durrës nuk janë pajisur me maska dhe as pajisjet e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziku i koronavirusit. Ish-deputetja demokrate theksoi se gjendje e rëndë paraqitet edhe në Qendrën Shëndetësore numër 4 në qytetin e Durrësit, në të cilën janë të shtruar shumë pacientë dhe mjekët nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse.

“Në Qendrën Shëndetësore numër 4 ka shumë pacientë dhe këtu mjekët nuk kanë maska. Mjekët kanë blerë maska privatisht, nuk ka kapucë, nuk ka asgjë. Kryeministri e ministrja trumpetojnë vetëm propagandë”, theksoi Pampuri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI: 

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për Coronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, inspektoi situatën shëndetësore dhe masat e marra nga qeveria për parandalimin e rrezikut nga ky virus. Ish-deputetja demokrate u ndal në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe në një prej Qendrave Shëndetësore në qendër të qytetit, ku konstatoi të njëjtën situatë si në Tiranë. Asnjë masë mbrojtëse nuk është marrë, duke konfirmuar kështu se gjithçka e deklaruar deri tani nga autoritetet shtetërore është propagandë boshe, ndërsa mjekët dhe stafi shëndetësor punon pa asnjë masë mbrojtëse duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të Durrësit të cilët kryejnë të gjitha vizitat në këto dy institucione.

“Jemi në spitalin e Durrësit ku pata rastin të vizitoj ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, takova personelin shëndetësor, takova mjekë, prej të cilëve një pjesë e tyre ishin të pa pajisur me maska, madje edhe ata që kishin maska kishin mundur t’i siguronin privatisht duke i blerë vetë ato. Ka një furnizim shumë të dobët me doreza, të cilat duhet të jenë të pranishme këto ditë, mjekët nuk kanë kapuç, nuk kanë doreza, nuk kanë dezinfektantë, ka mungesë maskash”, – deklaroi Pampuri.

Sipas zonjës Pampuri situata në spital por edhe në Qendrën Shëndetësore të qytetit të Durrësit është tërësisht e kundërt me atë që paraqet Ministria e Shëndetësisë, pasi rezulton se nuk ka as edhe një plan masash për përballimin e një situate me Coronavirus, krejt në të kundërt me planin që po ndjekin vendet e tjera të rrezikuara.

“Është gjithçka ndryshe nga jo që paraqet ministria dhe nga ajo që paraqitet nga qeveria. Nuk ka asnjë plan masash të qartë dhe i cili t’i bëhet i ditur qytetarëve. Jemi në prag të një epidemie, ku vendet fqinje,Itali dhe Greqia kanë shumë të prekur. Italia ka shumë të prekur nga koronavirusi dhe duke qenë në një situatë të tillë sigurisht edhe Shqipëria duhet të kishte një plan masash  të cilat duhet t’u ishin bërë të qarta qytetarëve, duhet të kishte një strategji. Strategjia që qeveria dhe ministria po ndjek është komplet ndryshe nga ajo që po ndjekin vendet e Europës dhe është komplet ndryshe nga ato që po ndjekin vendet të cilat sigurisht kanë paraqitur masat mbrojtëse për t’u përballur me koronavirusin”.

Ish-deputetja demokrate tha se qeveria duhet të kthejë vëmendjen tek shëndetësia, duke filluar me buxhetin për të përballuar situatën dhe si zgjidhje sugjeron që të hiqen paratë që shkojnë me PPP tek privati dhe të vendosen në dispozicion të autoriteteve shëndetësore.

“Ndoshta të gjitha paratë e shëndetësisë, nuk janë prioritet për të mbrojtur jetën e qytetarëve, nuk janë prioritet për t’iu gjendur pranë mjekëve, heronjve të sistemit të cilët në këtë periudhë janë ata të cilët duhet të ndjehen më të mbrojtur dhe më të sigurt. Të gjitha ato miliona euro që shkojnë në vit për kocensionarët, për PPP-të, për tenderat e ministrisë duhet të ishin sot për të përballuar këtë situatë. Nuk kemi asnjë transparencë me buxhetin me të cilin do të përballohet kjo situatë. Pra, e gjitha kjo është një situatë në të cilën jemi jo të gatshëm për t’u përballur dhe nuk kemi asnjë strategji për ta përballuar”, – tha Pampuri.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi orjola pampuri perhapja e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi orjola pampuri perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj