LIVE UPDATES
Aktualitet

Betohen para KLP-së 10 prokurorët e rinj/ Soreca: Ogur i mirë për drejtësinë që pret populli shqiptar

12 Shkurt 2020, 19:05 Nga DOSJA
Betohen para KLP-së 10 prokurorët e rinj/ Soreca: Ogur i mirë

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit të prokurorëve të rinj. Ceremonia u mbajt në prani të anëtarëve të Këshillit, Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian zotit Luigi Soreca, përfaqësueseve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS, OPDAT, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Arben Kraja, si dhe disa prej drejtuesëve të prokurorive në rrethe.

Në fjalë e tij përshëndetëse, Kryetari z. Gent Ibrahimi, uroi prokurorët e rinj përmes një mesazhi të shkurtër duke theksuar rëndësinë e këtij momenti si dhe mbështetjen e Këshillit në rrugëtimin e tyre profesional .

Faleminderit të gjithë të ftuarëve që zgjodhën të na bashkohen sot. Këto janë vetëm disa mendime dhe emocione që desha ti ndaj me ju sot. Është momenti i betimit tuaj, është moment me ngarkesë emocionale pozitive padyshim. Për ju është kulmimi i një beteje të gjatë në formimin profesional por edhe mendor. Unë besoj që sprova juaj në shkollën e Magjistraturës, që në fazën për të hyrë aty e më pas për të arritur sukseset e kërkuara nga ligji për tu bërë prokuror, është një sprovë e cila ju formon edhe nga ana mendore. Është moment i rëndësishëm për ju, por është moment i rëndësishëm edhe për ne si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë por edhe më gjerë , për të gjithë shoqërinë shqiptare. Të gjithë e dimë se viti 2020 është një vit i rëndësishëm por edhe delikat sa i përket sistemit të drejtësisë. Ndërsa viti 2019 u karakterizua nga proceset që në si këshilla kemi ndjekur për të ardhur tek rezultatet tona dhe rezultatet tona jeni ju. Rezultatet e Reformës në Drejtësi janë puna juaj. Pra, viti 2020 duhet të jetë viti i rezultateve dhe në këtë kuptim mendoj që ne kemi bërë pjesën tonë dhe tani ju merrni stafetën për të bërë pjesën tuaj. Unë doja vetëm të theksoj një gjë. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm në jetën tuaj profesionale. Do të keni gjithmonë në krahun tuaj Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Do të jetë detyra jonë që ju të jetoni dhe të punoni në një ambient ku prevalon meritokracia dhe vlera profesionale. Ky është premtimi ynë për ju, premtimin tuaj për ne do ta bëni sot në formën e një betimi, të cilin mezi presim ta dëgjojmë. Ju faleminderit edhe një herë juve për përpjekjen , faleminderit pjesëmarrësve dhe familjarëve tuaj.”

Ambasadori i Delegacionit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca përgëzoi prokurorët e rinj duke nënvizuar se ata përfaqësojnë jo vetëm brezin e ri por edhe ndryshimet pozitive në drejtësi.

Ju përfaqësoni brezin e ri. Kjo ceremoni është një ogur i mirë për ju, për drejtësinë që pret populli shqiptar gjithashtu edhe për vendin. Më besoni që edhe vetë delegacioni evropian ka pritur nga Shqipëria pikërisht këtë ditë dhe ju jeni pjesë e panoramës së madhe së drejtësisë në këtë vend, e cila shkon përtej jetës personale të secilit prej jush. Qëllimisht i kërkova Kryetarit të më linte disa sekonda për t’ju përshëndetur personalisht dhe t’ju përcillja këtë mesazh. Kështu që besoj se kur të vijmë në zyrat tuaja do të kemi mundësi të takohemi sërish bashkë. Urime dhe suksese,” përfundoi ambasadori Luigi Soreca.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klp luigi soreca klp luigi soreca

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj