LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-PROTESTAT/ 2019-a, viti i qytetarëve në rrugë, revólta për kauzat mjedisore, e ‘zgjimi’ për kushte pune në kaze

28 Dhjetor 2019, 17:01 Nga DOSJA

TIRANË- Historikisht njerëzit në mbarë botën, po i përdorin demonstratat e mëdha për të shprehur ankesat dhe zemërimet e tyre. Protestat popullore janë një triumf tanimë i parimeve demokratike dhe aktivizimit qytetar, të cilat mbartin gjithashtu rreziqe serioze, përfshirë dhunën nga dhe kundër protestuesve.

Por, përhapja e tyre sot, flet për dështimin e qeverive demokratike dhe autoritare, për të dëgjuar, e me dëshirë shumë të madhe, edhe për të plotësuar nevojat e popullit të tyre. Çështjet që diskutohen janë të ndryshme, e duket se në lumën e madh të protestave nga Hong-Hongu, Kili e Paris, edhe shqiptarët mësuan që këtë vit të protestojnë për veten dhe jo për politikën. Të ndezur nga protestat madhështore të studentëve, që ndoqën hap pas hapi rrugën për të drejtat e tyre, fshatarë e qytetarë dolën në rrugë gjatë këtij viti për të kërkuar të drejtat e tyre.

Fenomeni i ndërtimit të HEC-eve në Shqipëri përgjatë muajve të fundit, përveçse është një katastrofë për mjedisin, iu heq banorëve të zonave edhe ato pak burime që natyra u fali. Dëmtimet në mjedis janë shoqëruar edhe nga pakësimi i ujit të përdorshëm për banorët e zonave, ku këto HEC-e janë ndërtuar. Infrastruktura mbështetëse, si rrugët e aksesit kanë shkaktuar një dëmtim të mëtejshëm të këtyre mjediseve natyrore. Ndërtimi pa kriter i tyre ka shkaktuar dhe zemërimin e banorëve të, cilët përgjatë dy viteve të fundit janë ngritur në protestë për të kundërshtuar shkatërrimin e mjedisit, ku ata jetojnë dhe për të mbrojtur burimet ujore që iu vijnë në ndihmë për të përballuar jetesën, sidomos në zonat e thella rurale.

1-“Mos ma prek Valbonën”, motoja që nxiti aktivistët për reflektim

 

 

Mos ma prek Valbonën”,nën këtë moto për gati 2 vite, banorët e kësaj zone dhe aktivistë të shoqërisë civile kundërshtuan shkatërrimin e mjedisit nga ndërtimi i HEC-ve dhe 3 kontratat koncensionare që janë miratuar nga qeveria Berisha. Punimet që po kryhen për ndërtimin e HEC-eve sipas ambientalistëve po çojnë drejt shkatërrimit një ndër resurset natyrore, që çdo vit vizitohet nga mijëra turistë.

2-Protesta e minatorëve të Bulqizës, e udhëhequr nga shpirti i lirë

 

 

Një tjetër protestë, e cila u udhëhoq nga shpirti i lirë dhe gëzimi i të drejtave, është protesta e minatorevë të Bulqizës, të cilët me anë të demonstratave kanë kërkuar të drejtat e tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës nga kompania Albchrome, e drejtuar Samir Mane. Ky i fundit si shenjë hakmarrje, pushoi pak ditë më parë pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi Debreshi u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.
Punonjësit në këtë industri mbeten ndër më të rrezikuarit. Dhjetëra prej tyre humbin jetën çdo vit ose plagosen në punë. Por pavarësisht bilancit tragjik të viktimave, asnjë drejtues kompanie nuk është ndjekur penalisht gjatë viteve të fundit. Mediat dhe televizionet kombëtare, thuajse nuk e përfillin këtë protestë dhe e vetmja hapësirë ku minatorët gjejnë mbështetje janë portalet online.

3-“Dinjiteti s’ka çmim”-Albacall protestë kundër uljes së rrogës

 

 

Jo më larg se në muajin Qershor të këtij viti, 900 punonjës të kompanisë Call Center “Alba Call”, kanë nisur një “luftë” nervash me kompaninë ku punojnë prej vitesh. Shkak është bërë vendimi i njëanshëm i kompanisë për të hequr bonusin, të cilin punonjësit e kanë marrë për performancën e tyre në punë.Më 3 qershor, kompania e Alba Call iu komunikon verbalisht dhe përmes email-eve mbi 900 punonjësve se bonusi që iu është dhënë për çdo muaj nuk do të jepet më. Kompania nuk e ka argumentuar vendimin e saj tek punonjësit, duke mos dhënë as argumente financiare për këtë çështje. Ky vendim nuk parashikohet as në kontratat e punës, të cilat janë të individuale. Vendimi ka hasur në revoltën e punonjësve, të cilët kanë bërë lëvizjet e tyre, pasi sipas tyre ky bonus kap 30% të rrogës. Në këto kushte, 900 punonjësit e Alba Call e kanë shfrytëzuar vendimin e paargumentuar të kompanisë për të hartuar një peticion me 9 pika. Përmes këtyre pikave, ata kërkojnë ndryshim të kushteve të punës, duke nisur nga ato teknike tek higjienike. Inspektoriati i Punës shkoi atje dhe punonjësit pretendojnë për presion nga ana e tyre. Pas sensibilizimit mediatik, kompania u tërhoq pjesërisht nga kërkesat e saj.

4-Banorët e Bregut të Lumit, të vetëm e të tradhtuar…

 

 

Mëngjesin e 9 Prillit, banorët e bregut të Lumit u zgjuan me fadroma tek dera e shtëpisë dhe më policinë që kishin rrethuar të gjithë lagjen, teksa pritej aksioni i INUV për të prishur banesat e tyre, të cilat përfshiheshin në projektin e Unazës së Re. Në këtë protestë banorët u përplasën me policinë, pasi nuk lejonin shembjen e banesave. 6 protestues përfunduan në qeli, ndërsa 3 të tjerë u plagosën dhe përfunduan në spital. Opozita nuk iu shkoi në ndihmë banorëve për të penguar trup më trup shembjen dhe banesat u shembën.

5-“Jo thertores në Laknas”, triumfojnë banorët, qeveria tërhiqet

 

 

Një tjetër protestë, e zhvilluar me iniciativën e vetë banorëve është ajo e Laknasit, ku qytetarët kundërshtuan vendimin e qeverisë për prerjen e pemëve në pyllin afër shtëpive të tyre. Me anë të atij vendimi Qeveria kërkoi të shkatërrojë pyllin në Laknas për t’i hapur rrugë ndërtimit të një thertoreje të re në pronësi të Bledar Daçit, në këtë zonë. Banorët e kanë kundërshtuar këtë ndryshim, pasi pemët e këtij pylli mbrojnë nga rrëshqitjet e tokës shtëpitë e tyre, si dhe pretendonin se në zonë ekzitojnë edhe tre thertore të tjera, prandaj sipas tyre, një e katërt nuk është e nevojshme. Pas protestës, institucionet u tërhoqën dhe ndërtimi i thertores u anulua.

6-Protesta e banorëve të Petro Nini-t, Blerta Sadiku, policja që emocionoi Shqipërinë

 

 

Në muajin Mars, banorët e ndërtesës pranë gjimnazit “Petro Nini” u përplasën me policinë dhe me punonjësit e IKMT-së, të cilët u kërkonin të lironin shtëpitë. Banesa në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, ishte në plan për t’u shembur, pasi toka ku ata kishin ndërtuar banesën, iu është kthyer pronarëve. Policia shoqëroi disa nga banorët, ku mes tyre ishte dhe Blerta Sadiku, efektive e repartit të Shqiponjave, e cila u detyrua të përplaset me kolegët e saj për të mos lejuar shembjen e banesës. Mënjëherë pas kësaj, efektivja Sadiku u pezullua nga puna, duke u rikthyer pak kohë më pas. Pas disa ditë tensionesh dhe konfliktesh dy familjet Llapaj dhe Dervishi ranë dakord për një marrëveshje me biznesmenin, Aleksandër Gavoçi, i cili i hapi rrugë zgjidhjes së konfliktit disa vjeçarë. Pas kësaj u dakordësua për arritjen e marrëveshjes midis palëve, ku biznesmeni Gavoçi kërkoi që banorët ti kërkonin ndjesë për dëmin moral që i kishin shkaktuar, ndërsa avokati i banorëve, Klodian Reçi, në emër të tyre tha se banorët shprehen të gatshëm për të bërë një gjë të tillë vetëm që të arrihet një marrëveshje. Kështu banorët u strehuan në banesa të tjera të mundësuara nga biznesmeni Aleksandër Gavoçi.

7-Gramshiotët në këmbë për mbrojtjen e Holtës

 

 

Me moton ”Mbro Kanionin”, banorët e Gramshit u ngritën në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës në Gramsh. Banorët e Gramshit i janë drejtuar disa herë Bashkisë duke dërguar kërkesë për anulim të ndërtesës. Ndërtimi i HEC-it në këtë zonë do të ishte në pasoja shkatërruese për zonën dhe nga ana tjetër do ndikonte në largimin e turistëve të huaj dhe vendas, të cilët e frekuentojnë shpesh këtë zonë. I gjendur në verilindje të Gramshit, Holta ofron një pamje piktoreke, e cila magjeps gjithnjë e më shumë adhuruesit e turizmit malor. Pikërisht për këtë arsye, ndërtimi i HEC-it mbi këtë kanion do të përbënte një shkatërrim të kësaj pasurie natyrore.
Pas kërkesave të shumta nga banorët, kryeministri Edi Rama mori vendimin për të anuluar ndërtimin e HEC-it mbi këtë kanion, i cili premtoi se bukuria e magjishme e Kanionit të Holtës nuk do të preket nga ndërtimet.

Kauza për një qëllim të përbashkët dhe lufta për të mbrojtur të drejtat e grupeve të shoqërisë u arrit pas një kalvari të mundimshëm, por që forcon shpirtin e protestës në një vend me demokraci të dobët si Shqipëria. Bashkimi bën fuqinë, por a do të jetë viti 2020, momenti për të mbrojtur xhepat tanë?!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kauzat mjedisore protestat e vitit 2019 kauzat mjedisore protestat e vitit 2019


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj