LIVE UPDATES
Bota

Pse Rusia, me një popullsi 146 milion banorë, ka më pak raste me koronavirus sesa Luksemburgu?

22 Mars 2020, 08:53 Nga DOSJA

RUSI– A e ka Rusia situatën e koronavirusit nën kontroll? Sipas informacionit të publikuar nga zyrtarët rusë, strategjia e Putinit duket se ka funksionuar. Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Rusi çuditërisht iështë i ulët, pavarësisht se Rusia ndan një kufi të gjatë me Kinën dhe regjistroi rastin e parë në janar. Numri i rasteve të reja ështe në rritje, por Rusia një vend me 146 milion njerëz ka më pak raste të konfirmuara sesa Luksemburgu, me vetëm 253 njerëz të infektuar. Nga ana tjetër Luksemburgu ka një popullsi prej vetëm 628,000 banorësh, sipas Factbook World CIA, dhe të shtunën kishte raportuar 670 raste të koronavirusit me tetë vdekje..

Reagimi i menjëhershëm dhe masat e hershme të Rusisë siç është mbyllja e kufirit të saj prej 2600 milje me Kinën që në 30 janar dhe vendosja e zonave karantinëmund të kenë kontribuar në vonesën e një shpërthimi të plotë, thonë disa ekspertë.

Një rekord i fortë në provë “Drejtori i Përgjithshëm i OBSH tha” test, provë, provë “,” tha Dr. Melita Vujnovic, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetit në Rusi.  “Epo, Rusia këtë gjë e bëri realitet, bëri shumë teste deri në fund të janarit. Vujnoviç tha që Rusia gjithashtu mori një seri më të gjerë masash përveç testimit. “Testimi dhe identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, izolimi, këto janë të gjitha masat që OBSH propozon dhe rekomandon, dhe ato ishin marrë në kohën e duhur nga Rusia.”-tha ajo. “Dhe distancimi shoqëror është komponenti i dytë që me të vërtetë filloi relativisht shumë më herët sesa te përhapej COVID-19 në Rusi.” Rospotrebnadzor, vëzhguesi shtetëror i konsumatorëve të Rusisë, tha të shtunën se kishte kryer më shumë se 156,000 teste për koronavirusin në total.  Rusia thotë se ka testuar masivisht që nga fillimi i shkurtit, përfshirë në aeroportet, duke u përqëndruar në udhëtarët nga Irani, Kina, dhe Korea e jugut.

Kjo nuk do të thotë se gjithçka ishte perfekte në mbrojtjen e Rusisë. Rusia nuk filloi të testonte ata që vinin nga Italia ose vendet e tjera, por kufizoi kontrollet e saj për ardhjet nga Evropa në matjen e temperaturës dhe vendosjen e personave të dyshuar në karantinë për dy javë. Shumica e rasteve pacientëve me virus ne Rusi kanë histori udhëtimi nga Italia, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Mosbesimi midis popullatës!

Megjithatë, Rusia lufton me një skepticizëm të gjerë publik, një trashëgimi e së kaluarës, në mediat sociale, rusët kanë shtruar pyetje duke iu referuar rekordeve të dobëta të transparencës së vendit të tyre, siç janë mbulimi i katastrofës bërthamore të hernernobilit në 1986 dhe përgjigja e menjëhershms e vendit ndaj epidemisë HIV / AIDS në vitet 1980.

Autoritetet kanë lëvizur me shpejtësi për të kundërshtuar atë që ata e shohin si dezinformatë. Në fillim të marsit, Shërbimi Federativ i Sigurisë dhe mbikëqyrësi i rrjeteve sociale në Rusi punuan për të hequr një post viral duke pretenduar se numri i vërtetë i rasteve të koronavirusit ishte 20,000 dhe qeveria ruse po e mbulonte atë. Përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Rusi atëherë përhapën alarmin për koronavirusin, konkretisht informacioni u publikua nga faqja  zyrtare “Rospotrebnadzor.”

Lajmet për mungesa në pajisje mbrojtëse kanë nxitur gjithashtu skepticizëm. Dhe disa ekspertë kanë dyshuar për besueshmërinë

e sistemit të testimit të Rusisë, i cili varet nga një laborator i vetëm. Një raport nga PCR.Neës, një media për mjekët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor, theksoi se i vetmi sistem i aprovuar i testimit të koronavirusit, i prodhuar nga Vector në Novosibirsk, ka një ndjeshmëri më të ulët se testet e tjera të viruseve, duke ngritur shqetësime për testet negativë false.

David Berov, pacienti i parë i konfirmuar koronavirus në Moskë, shkroi në Instagraam se testi i ti i dytë për virusin kishte rezultuar megativ ndërsa i pari dhe i treti kishin treguar se është pozitivë.

“Virusi u konfirmua në provën time të tretë. Ai nuk u pa në gjakun tim, por ishte në pështymën time”, shkruante Berov më 5 mars. “Siç më thanë, ata mezi mund ta shihnin, kështu që ata ishin në dyshim për këtë gjë. ”

Selia e OBSH-së në Rusi, megjithatë, tha për CNN se mori specifikimet për kutitë e testit Vector dhe laboratori ishte vendosur në listën e institucioneve të aprovuara të përdorura për të konfirmuar koronavirusin.

Akuzat për mbulimin e kundërshtuar nga Kremlin dhe OBSH 

Anastasia Vasilyeva, mjeke e Alexey Navalny dhe drejtuese e sindikatës së Aleancës së Mjekëve, bëri bujë me një seri videosh, në të cilat ajo pretendonte se autoritetet ishin duke fshehur shifrat e vërtetë të koronavirusit, duke përdorur pneumoninë dhe infeksionin akut të frymëmarrjes si diagnozë.

“Ata thanë se shkaku i vdekjes së pacientit të parë me koronavirus ishte tromboza”, tha Vasilyeva për CNN. “Është e qartë, askush nuk vdes nga vetë koronavirusi, por nga komplikimet, kështu që është shumë e lehtë të kryesh manipulime”.

Zyrtarët e Shëndetësisë në Moskë mohuan akuzën dhe thanë se ata po testonin pacientë me pneumoni për koronavirus. Po ashtu edhe, Dr. Vujnovic, nga OBSH, ishte skeptike në lidhje me pretendimin e Vasilyeva-s.

Mbi këto pretendime, foli të mërkurën edhe Putin, i cili u shpreh se qeveria mund të mos ketë një pamje të plotë të situatës nga koronavirusi, por nuk po i fsheh shifrat.

Këtë javë, numrat janë rritur ne Rusi, me 30 deri në 50 raste të reja çdo ditë dhe numri i të prekurve pritet të rritet, duke qenë se Rusia po kryen më shumë testime. Mëngjesin e së shtunës, “Rospotrebnadzor” publikoi një shifër potencialisht më shqetësuese krahasuar edhe me numrin e të prekurve aktualë, kur tha se 36,540 persona janë duke u mbajtur nën vëzhgim pasi dyshohet se mund të jenë të prekur.

Ndërkohë, qeveria mori masa më të rrepta, duke anuluar ngjarjet publike dhe mbylljen e kufijve, me disa përjashtime. Megjithatë, në anën tjetër, Putin ka nënshkruar një dekret që cakton një referendum mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese më 22 prill, të cilat i hapin rrugë atij të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Autoritetet janë zotuar të mbajnë nën kontroll situatën nga koronavirusi, por deri më tani data e referendumit nuk është ndryshua.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi presidenti vladimir putin koronavirusi ne rusi presidenti vladimir putin


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj