LIVE UPDATES
Art&Argëtim

DOSJA SEKRETE/ Përgjimet në burgun e Burrelit: Belishova tha se Balluku dhe Hazbiu..

9 Janar 2022, 06:46 Nga DOSJA
DOSJA SEKRETE/ Përgjimet në burgun e Burrelit: Belishova tha se

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dyzetë e tetë

Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese.

Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti.

Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Dokumenti sekret i Ministrisë së Punëve të Brendshme, lidhur me përgjimet që janë bërë në burgun e Burrelit gjatë bisedave ndërmjet të dënuarave: Maqo Çomo, Bardhyl Belishova, Fadil Paçrami, Gjergj Titani dhe Xhavit Qesja.

Republika Popullore Soc. E Shqipërisë “SEKRET”

Ministria e Punëve të Brendshme Ekzemplari Nr.2

Dega Punëve të Brendshme Grupi II-të

(Ana Sigurimit) Burrel me .3.1984

Nr.15

Ndalohet Riprodhimi!

LEGJENDA:

M – Maqo Çomo

B – Bardhyl Belishova

F – Fadil Paçrami

Gj – Gjergj Titani

Xh – Xhavit Qesja

(———–) Sqarimet e Punëtorit Operativ T. Operative

I N F O R M A C I O N

Mbi dëgjimin me T.O. Stacionere të dënuarit antiparti, Maqo Çomo, Bardhyl Belishova, Fadil Paçrami, Gjergj Titani dhe Xhavit Qesja në dhomë Nr.3 datë 27.2.1984

 

M -…(Me të hyrë në dhomë, filloj të shpjegojë për bisedat që bëri me Zv/Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Kryetarin e Degës që e morën në takim).

B – Po u takova edhe me Zv/Ministrin?

M – Po, Zylyftari edhe Hodo Hodo…(etj., për këto pa rëndësi me u zbardhur). Po, kryetari i Degës më tha i njeh keto? Jo i them. Po njëri tha është Zylyftari, ky thotë është Hodo Hodo, kryetar Dege.

Gj – Po Ismaili (Musta) s’kishte ardhur?

M – Jo, po këto m’i thanë se më çuan atje, Ismaili iku, më zgjidhën duart. Më tha në fund ai, si je e si shkon, po kështu tha dukesh mirë, po mirë i thashë mirë. Po tha me familjen ke takuar, po kur i thirrën e kur i lanë. Po si kur i lanë? Po kur i lan i thash, njëherë në vit, një herë në dy vjet, një herë në katër vjet, një herë në 12 vjet…(qesh me ironi,) po si tha në 12 vjet? Po në 12 vjet i thashë, se nuk më kanë lënë të bëjë, po si tha. Po 12 vjet rresht i thashë. Po e kanë thirr njëherë, pastaj e kanë thirr pas dy vjetësh, pastaj thash katër, e kështu me radhë thashë unë, Po pastaj tha, i ke thirrur mendjes? Po çfarë me i thirr, i thashë unë. Po s’ke kuptue.

GJ – Po Zylyftari ëëë?

M – Po Zylyftari, dhe pastaj i thashë dhe kryetarit. Po s’kam bërë ndonjë gabim them unë, po në ideologji, po në ideologji i them unë, po, po unë… jo po ti ke tradhëtue Partinë e popullin, po nuk është kështu, unë nuk e kam tradhëtue as Partinë dhe as popullin i thashë, jo po ti ke dashur Hrushovin tha, të sjellim Hrushovin këtu në Shqipëri.

Gj – Po.

M – Aty e shtjelloj muhabetin. Mirë po ti s’ke qen dakord me Partinë, po me Partinë kam qenë dakord plotësisht deri në vitin 1960, për të gjitha çështjet, pa lëvizur fare nga Partia. Pa lëvizur fare nga Komiteti Qendror…! Po ti ke qenë dakord me Hrushovin. Po çfarë e shqetëson këtë muhabet, po Bashkimi Sovjetik ka qenë strumbullari i politikës deri në vitin 1960 edhe unë për këtë s’kam pasur asnjë presje. Jo Hrushovin ke dash, ore unë i thashë, nuk e kam pasur mik Hrushovin, Hrushovi ka qenë udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe unë për Hrushovin mirë kam dëgjuar, më shumë se kurkush nga udhëheqësi kryesor i Partisë sonë. Po cili të ka dënuar për agjitacion e propaganda, ndërhyri kryetari, po se di ti se, ja që këtu fillon agjitacioni e propaganda. Po mirë i thashë unë, atëhere pse hyni në këto muhabete? Po tha nuk e di ti se sa të vërteta ka? Po nuk e marr vesh i them unë se ku je ti, jo sa të vërteta ka e di ti? Ore nuk di i thashë… mori një libër me kapak të kuq. Po kjo ngjyrë çfarë është, tha? Po s’të marrë vesh i thashë unë, po si nuk e merr vesh? Kjo ngjyrë çfar është, është e kuqe tha, o, a, a, a, i thashë unë.

B – Po kryetari, kështu ëë?

M – Kryetari… po unë nuk jam … që të provoj sytë… po tani çfarë të bësh. E po sa të vërteta ka. More po çfarë po më pyesni mua?!

Gj – Po, po.

M – Jo po, se kush foli për udhëheqësin kryesor të Partisë, tjetër nuk e di, po u thashë se s’kam gjë për udhëheqësin kryesor të Partisë. Po unë deri në vitin 1960, kam qenë plotësisht me to. Po unë thashë se jam dënuar vetëm për pikëpamje. Jo tha, se në Partin tonë s’dënohesh për pikëpamje kurrë. Po si s’dënohesh i them, po ja urdhëro, jam dënuar njëherë e jam dënuar dy here, thashë unë, pa patur asgjë, jam dënuar për agjitacion e propagandë. Po unë e di se përjashtohesh nga Partia vetëm për pikëpamje, në burg s’të fut njeri. Po ti më përjashton nga Partia për veprimtari armiqësore. Po ku e kam thënë unë? Po çfarë të dërguan pasi je larguar nga Komiteti Qendror. Po drejtor Ferme thashë. Po ja atje e ke bërë. Po çfarë veprimtarie kam bërë? Po i thashë se mos m’i hedh mua që të arrestohet ai tjetri, po për fajet e gabimet. Po mirë, po dënon veten për pikëpamjet në Parti? Dhe i tregova atë të Vlorës, se unë kam qenë deputet kur kam qenë drejtor i ndërmarrjes dhe kam zbrit për turp të botës, thashë unë, për skandal në mes të Vlorës. Jo këtej dhe jo andej, por nuk është punë kjo, shko pyet Vlorën…edhe kështu ca gjëra.

Gj – Më në fund.

M – Ja këto, po ju jeni armiq të Partisë dhe të popullit dhe të komunizmit, lëri ato se ç’kemi qenë, se s’jemi armiq të Partisë dhe të Popullit dhe ja llafe të këtilla.

Gj – Dhe përfundimisht, ç’interes?

M – Po hiç ore, ndoshta bën ndonjë standard që të shkojnë që të shikojnë çfarë bëjnë, ose e bëjnë se duan të mbulojnë ndonjë tjetër, ose ku e di unë, por duke i kundërshtuar, unë kështu se si hynin në biseda, edhe i ra njëherë telefonit….etj., (pa rëndësi me u zgjat).

Gj – Po do të thërrisnin tjetër njeri?

M – Po nuk e di, po të vëllanë e Lirisë do ta thërrasin, jo tha.

B – Po kush e tha, kryetari?

M – Kryetari i tha Zylyftarit, Zylyftari tha jo. Pastaj më thoshte: çdo t’i këshillosh djalit ti, të ndjek rrugën tënde, apo të ndjek rrugën e Partisë? Ç’janë këto pyetje, i them unë, po unë s’kam pse i bëj këto biseda. Jo po ti ç’do t’i thuash djalit tënd! Po djali është burrë tashti dhe le të bëjë ç’ti dojë qejfi atij, si t’ja dojë ndërgjegjja atij.

Gj – Po unë nuk e kam pyet babën tim ndonjëherë!

M – Si të dojë ndërgjegja atij dhe prandaj mos i hyr këtij muhabeti. Pastaj s’kam më dëshirë që të bisedojmë për çështjet e mija familjare, por me që më pyetët, u thashë se unë s’kam takuar as me gruan, tash një çerek shekulli…! Po të kanë dënuar për agjitacion e propagandë dhe të kanë dënuar pak. Po të dënon pushteti popullor, i them unë kot. Po si e dënuan, po ja për të parën dhe për të dytën…po ja që herën e dytë kur më dënuan dhe më mbajtën dy muaj në Tiranë, duke përfshirë të gjitha torturat dhe ato fizike, më suallën këtu dhe më nxorën dëshmitar ato që nga frika depononin për mua. Po cilin kishe dëshmitar…? Po ja thash, një tradhtar, një sabotator, që tani janë dënuar.

Gj – Nga 25 vjet.

M – Po, Galip Sojli, edhe ky Jani. Po Jani Konomi, edhe në bazë të deklaratës së tij, më dënuan mua.

Gj – Po Jani Konomin, e njeh, ai ka qenë i Fierit, e etj., etj., pa rëndësi.

M – Po ja, me këta jam dënuar.

F – Po mandej, si u nis gjithë ai muhabet?

Gj – Ç’nxorre ti vetë?

M – Po unë këtë, as që nuk e marr vesh, sepse më thirrën, po këta ose duan të bëjnë standarde, ose duan të mbulojnë ndonjë tjetër!

Gj – Po kështu bëjnë, ç’kanë dasht.

F – Po kaq fjalë ke bërë?

B – Po aman more, po ju tani e keni në dorë dhe tani më çoni në shtëpi.

M – Po sesi e ka, s’ke heq dorë nga këto pikëpamje, je rrit me këto pikëpamje. Po unë më shumë se 35 vjeç në burg, ka një çerek shekulli, tani po ecën për 62-63 dhe i kam ra mendjes mirë, tak fak, heqim dorë nga këto. Ato që kam pasur, ato kam edhe sot dhe tërë jetën po të rri në burg, unë po ato do të kem dhe nuk luaj nga vendi.

B – Po si e paske marrë veten më qafë ore ti Maqo…(flet me ironi).

M – Po pa asnjë faj, më kanë dënuar dhe për asnjë lloj krimi që të më dënojnë.

Gj – Për pikëpamje je në burg brenda?

M – Po ti mos ma shpjego mua këtë, po do të më pëlqente shumë që të zbatoheshin ligjet, se tek unë janë shkelur të gjitha ligjet. Po që nga Vlora që kam qenë deputet i Kuvendit Popullor. Edhe këto pikëpamje, kot që po i bisedojmë. Unë, Hrushovin nuk e kam pasur mik personal, por çfarë të mire. Unë njëherë për Hrushovin vetëm mirë kam dëgjuar dhe asnjëherë keq, deri në ’60-ën dhe po të them se kam dëgjuar edhe kështu dhe jo vetëm nëpër zyrtarë, por edhe nëpërmjet shokësh. Partia ka qenë e lidhur me miqësi që në fillimet me Bashkimin Sovjetik, që në fillim kur u krijua deri në ’60-ën dhe unë s’kam asnjë presje për atë. Po ja që ka thënë udhëheqësi kryesor i Partisë kështu në këtë raport, po ja fashizmi e nacionalizmi e këto janë, i thashë.

B – Po mirë, në raport çfarë ka thënë për ty?

M – Po ja, sikur ka thënë përpara.

B – Po mirë përpara, para ’60-ës? Po ajo ngjarje që e thotë ai atje, është para ’60-ës?

Gj – E po hiç ore, çfarë ngjarje?

M – Po ja ti fol njëherë atje.

B – Jo po, aktiviteti jot ishte para ’60-ës.

M – Përpara e ke, për këtë jam marrë edhe më internuan dhe më dënuan.

Gj – Unë u thashë atyre, ju nuk keni forcë të zgjidhni kontradiktat antagoniste, jo antagoniste, dhe t’i zhdukni ato.

B – Vetëm një gjë është, para lirimit, Pajo Islami erdhi dhe e thirri Nevzati. Pajo tha një gjë.

Gj – Po nga Dega, apo nga Tirana?

B – Nga Tirana dhe tha se jemi të autorizuar nga udhëheqja, me që ti do të lirohesh dhe udhëheqja don të dijë…

Gj – Mendimin tënd.

B – Çfarë, mendimi ke, sa ka reflektuar në këto. Pajo Islami ka vdekur, për arsye se mbaroi dënimin, unë ty, i thashë, si përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, unë ligjet i kam njoh dhe i njoh më së miri, e kam ditur dhe i di më mirë se ato duhen zbatuar dhe unë do t’i zbatoj, jam qytetar dhe do t’i zbatoj.

B – Po atëhere, me e shiku këtë, e paska pasur gabim Kadri Hazbiu, se si ja tha udhëheqësit kryesor të Partisë. Kadri Hazbiu e Beqir Balluku, e ndihmuan që të kalojë Panajot Plakun.

Gj – Po ja do më ngrihet tensioni sonte dhe do të mbetem pa gjumë…!

U shtyp në dy kopje. Kopjet kaluan në Sektorin Operativ për të implikuarit. Memorie.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur burgu i burrelit dashnor kaloci pergjimet ne burgun e burrelit burgu i burrelit dashnor kaloci pergjimet ne burgun e burrelit

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!