LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi për fajësimin e Trump/ Debati në Senat, argumentet e republikanëve dhe aludimet e Bolton

28 Janar 2020, 07:26 Nga DOSJA
Gjyqi për fajësimin e Trump/ Debati në Senat, argumentet e

SHBA– Senatori Lindsey Graham, mbrojtës i vendosur i Presidentit Trump, u tha gazetarëve se do të mbështeste posedimin me mënyra ligjore të dorëshkrimit të librit të ri të zotit John Bolton, “Dhoma ku ndodhën ngjarjet”, për t’i bërë atij “një vlerësim dhe për të parë nëse ekzisojnë arsye që dorëshkrimi të hyjë në procesverbal.”

Aludimi i Bolton se Presidenti Trump synonte që Ukraina të hetonte ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e Biden para se ai të zhbllokonte 391 milion dollarët ndihmë me të cilat Kievi do të luftonte kundër separatistëve pro-rusë, minon një ndër argumentet kryesore të avokatësve mbrojtës, të cilët thonë se presidenti nuk ka gisht në ndonjë marrëveshje “më jep-të jap” me Ukrainën, pra ndihmë në këmbim të një hetimi me ngjyra politike.

Deri tani, demokratët që kanë pakicën në Senat, ishin duke zhvilluar një betejë të kotë për të bindur të paktën katër senatorë republikanë me të cilët të formonin një shumicë të thjeshtë për të kërkuar që zoti Bolton dhe zyrtarë të tjerë të Presidentit Trump të dëshmojnë lidhur me atë që dinë rreth ngjarjeve në prapaskenë të lidhura me Ukrainën.

Avokatët e Trump thonë se nuk ka fakte të dorës së parë që të tregojnë se disa zyrtarë kanë folur drejtpërdrejt me presidentin për veprimet e tij në Ukrainë. Por Bolton është takuar shpesh me presidentin deri sa ai e largoi atë shtatorin e kaluar nga posti i këshilltarit të sigurimit kombëtar.

Të hënën, ndërsa hapej dita e dytë e mbrojtjes së Presidentit Trump, avokati i tij Jay Sekulow u tha të 100 senatorëve që luajnë rolin e jurisë, se veprimet e presidenti “në çdo kohë” kanë qenë të ligjshme dhe brenda autoritetit të tij kushtetues.

Avokati mbrojtës i Trump, Kenneth Starr e quajti Dhomën e Përfaqësuesve të drejtuar nga demokratët “një institucion që ka humbur drejtim” në nxitimin për të ngritur akuza ndaj udhëheqësit amerikan, duke bërë “plot shkelje të procesit themeltar” dhe duke e trajtuar padrejtësisht presidentin Trump.

Starr tha se në vend që të largojë Trump nga detyra, Senati duhet ta lirojë atë nga akuzat dhe të “lejojë njerëzit të vendosin” fatin e tij në zgjedhjet e nëntorit, ku ai po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Avokati Starr ishte personi që drejtoi hetimin, i cili çoi në ngritjen e akuzave ndaj ish-Presidentit Bill Clinton në vitin 1998.

Senatori Mitt Romney nga shteti Juta, një republikan që mbështet thirrjen e dëshmitarëve, të cilët Trump nuk i ka lejuar të dëshmojnë në proces, tha se ato që rezultojnë nga libri i Bolton e bëjnë “gjithnjë e më të mundur” që më shumë senatorë republikanë të kërkojnë dëgjimin e dëshmitarëve.

Shumë republikanë të Senatit dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë mezi presin që Trump të lirohet nga akuzat deri në fund të javës, përpara se të mbajë fjalimin për gjendjen e vendit javën e ardhshme. Thirrja e dëshmitarëve mund të zgjaste ndjeshëm gjyqin në Senat.

Marrë nga VOA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bolton debati në senat donald trump joe biden uashington ukraina bolton debati në senat donald trump joe biden uashington ukraina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj