LIVE UPDATES
Bota

Shkencëtarët në Islandë gjejnë 40 mutacione të koronavirusit

25 Mars 2020, 09:47 Nga DOSJA
Shkencëtarët në Islandë gjejnë 40 mutacione të

ISLANDË– Shkencëtarët në Islandë pretendojnë se kanë gjetur 40 mutacione të koronavirusit, virus i cili ka përfshirë të gjithë botën nga frika.

Mutacionet u zbuluan duke analizuar tamponë të pacientëve me COVID-19 në Islandë, ku deri tani janë raportuar pothuajse 600 raste.

Duke përdorur sekuencën gjenetike, studiuesit identifikuan se sa mutacione kishte grumbulluar virusi. Këto variante gjenetike mund të veprojnë si gjurmët e gishtërinjve të virusit për të treguar se ku e ka origjinën në botë. Shkencëtarët islandezë ishin në gjendje ta gjurmonin koronavirusin në tre vende evropiane: Austri, Angli dhe Itali që është kthyer në epiqendrën e koronavirusit.

Mësohet se 7 persona të infektuar ishin të gjithë në të njëjtën ndeshje futbolli në Angli. Viruset grumbullojnë mutacione ndërsa evoluojnë, gjë që mund t’i lejojë ose t’i ndalojë të sillen në mënyra të ndryshme.

Mutacioni është një proces biologjik i cili do të lejonte që virusi të sulmonte në radhë të parë trupin e njeriut. Shkencëtarët besojnë se infeksioni ka qëndruar tek kafshët për vite me radhë, ndoshta edhe për dekada, përpara se të fitonte aftësinë për të kaluar te njerëzit. Studimi i viruseve ndihmon për të kuptuar se si sillen, gjë që do të ndihmojë shkencëtarët të luftojnë pandeminë spirale.

Shkencëtarët islandezë kanë hetuar virusin brenda vendit të tyre, ku është raportuar vetëm 1 viktimë nga COVID-19.  Autoritetet shëndetësore islandeze, së bashku me firmën gjenetike “DeCode Genetics”, testuan 9,768 persona për koronavirusin, sipas raportimit të ‘Information’. Kjo përfshinte këdo që ishte diagnostikuar, si dhe njerëz me simptoma ose ata në grupe me rrezik të lartë për koronavirusin. Rreth 5,000 vullnetarë që nuk kishin asnjë simptomë u ofruan për studimin 48 prej të cilëve rezultuan pas testimit pozitivë.

“Sekuencimi i plotë i gjenomit zbuloi të dhëna se si virusi ka evoluar dhe zinxhirin e transmetimit. Ne mund të shohim se si viruset pësojnë mutacion.”-tha Kari Stefansson, drejtor i DeCode Genetics, i cili shtoi se: Ne kemi gjetur 40 mutacione specifike të ishullit. Ne gjetëm dikë që kishte një përzierje virusesh. Ata kishin viruse para dhe pas mutacionit, dhe infeksionet e vetme të gjurmueshme për atë person janë ato të virusit me mutacion. Një person u gjet me dy variante të koronavirusit.

Ndërkohë studimi nuk është botuar ende, që do të thotë se nuk është ekzaminuar nga shkencëtarë të tjerë.

“Kjo është ashtu siç do të prisnim. Të gjitha viruset grumbullojnë mutacione, por pak prej tyre janë me shumë pasoja mjekësore. Ata janë të vlefshëm në gjurmimin e origjinës së zinxhirëve të infeksionit. Duket se Islanda ka importuar mjaft infeksione nga vendet e tjera të Evropës”.– u shpreh Dr.Derek Gatherer, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Lancaster.

Një virolog nga Departamenti i Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë në Universitetin e Kopenhagës, Allan Randrup Thomsen, tha që rezultatet e përshkruara nga ekipi ‘kanë kuptim të mirë’: Është interesante me 40 variantet specifike që bien në tre grupime që mund të gjurmohen te burimet specifike të infeksionit. Si virolog, është shumë emocionuese që të fillosh të shohësh se cilat rrugë janë të infektuara. Është gjithashtu diçka që do të shohim shumë më tepër në vijim të epidemisë këto lloj studimesh, sepse duam të shohim se si zhvillohen viruset. Koronavirus është i njohur si një virus që mund të ndryshojë në mënyrë të dhunshme. Ne kemi parë raporte të varianteve nga Kina tashmë. 

Universiteti i Pekinit studioi gjenomin viral të marrë nga 103 raste dhe gjeti mutacione të zakonshme në dy lokacione, të cilat ata i emëruan L dhe S. Ata pretenduan se rreth 70 përqind e pacientëve kanë llojin L, i cili është më agresiv dhe ka përhapje më të shpejtë se S. S është më pak agresive, por mendohet se është lloji i parë i virusit që bëri kërcimin te njerëzit dhe po vazhdon të infektojë pacientë të rinj.

Nga ana tjetër kritikët kanë kërkuar që të bëhet kujdes për studimin pasi ishte vetëm në një sasi të vogël mostrash. Ndër të tjera ata thanë se të dy mutacionet nuk do të thotë se ekzistojnë dy ‘raca’. Megjithatë  si Dr.Gatherer edhe Profesori Thomsen presin që virusi të zhvillohet të bëhet më ngjitës, por më pak patogjen në të ardhmen. I ngjashëm me gripin, COVID-19 mund të jetë më i aftë të përhapet dhe infektojë më shumë njerëz. Variantet që bëjnë njerëzit të sëmuren vërtet mund të shuhen. Dr Gatherer tha që ky proces ‘mund të zgjasë për 2 vjet’.

“Gripi i derrit H1N1 2009 ishte shumë i fortë në pandeminë fillestare të verës 2009 dhe më pas u kthye mjaft fuqishëm gjatë dimrit në vijim 2009/2010. Pas dimrit 2010/2011 ai ishte qetësuar pak dhe po sillej më shumë si një grip tipik sezonal. COVID-19 mund të kthehet në dimrat e ardhshëm.”-u shpreh ai.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj