LIVE UPDATES
Bota

Shkupi mirëpret metodologjinë e re të BE-së për zgjerimin

6 Shkurt 2020, 09:13 Nga DOSJA
Shkupi mirëpret metodologjinë e re të BE-së për

SHKUP– Shpalosja e metodologjisë së re për anëtarsimin e vendeve kandidate në BE është një ditë shumë e rëndësishme për ne, një ndër momentet më pozitive pas zhgënjimit të tetorit 2019 në Bruksel kur mossuksesi i BE-së në arritjen e një konsensusi për vazhdimin e procesit, krijoi zhgënjim, mosparashikim dhe e lëkundi kredibilitetin e Unionit në Ballkanin Perëndimor, thekson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut Bujar Osmani.

Sipas tij, metodologjia e re është një bazë e mirë për dinamizim të procesit dhe për vendosjen e prioriteteve kryesore të Komisionit dhe kthimin e Ballkanit Perëndimor në prioritetet gjeostrategjike të BE-së.

“Katër parimet e metodologjisë së re janë momente pozitive në vetë procesin aderues, i cili përfshin angazhim politik të të dyja palëve. Kjo e bën procesin më thelbësor, më të hollësishëm dhe më të lidhur. Nëse paraprakisht duhej për çdo kapitull të parashikojmë plan veprues, të shkojmë në Bruksel, ta prezantojmë dhe të marrim leje për hapjen e tij, pastaj të kemi tregues kohor dhe mbyllje të kapitullit, tani kjo do të shkurtohet në nivel të klasterëve, që do të thotë do të kemi plan veprues në nivel të klasterit dhe mundësinë të hapen dhe mbyllen kapitujt në një afat të shkurtër prej një viti”, vlerëson Osmani.

Zëvëndëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani thekson, se momenti i dytë më i rëndësishëm është fakti që Komisioni Europian ka marrë vendim për raport të jashtëzakonshëm në shkurt, në të cilin do të plotësohet raporti i vitit të kaluar me aspektet e reja dhe arritjet e shtetit dhe kjo të jetë si bazë për debatin në Këshillin e BE-së më 26 mars në Bruksel, ndërsa pastaj në maj ta presim edhe planin e ri për zhvillim ekonomik të rajonit.

Maqedonia e Veriut nuk duhet të frikësohet nga kushtet rigoroze që parashihen në metodologjinë e re thekson Osmani. “Ne nuk duhet të na frikësojë ky moment, për shkak se është e vetmja mënyrë t’i mbajë në kondicion elitat politike. Nuk flas vetëm për këtë qeveri, sepse ky është proces që i tejkalon mandatet politike. Ne elitat politike, kushdo qoftë sot ose nesër, duhet t’i mbajmë nën një presion të madh të kondicionalitetit për të ruajtur dinamikën e reformave”.

Dimitrov: Metodologjia e re mundëson vlerësim objektiv

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov mirëpret metodologjinë e re dhe pret fillim të negociatave për anëtarësim. Ndërsa e vlerëson si pozitive mundësinë e ndërprerjes së negociatave në rast regresi, duke theksuar se është koha e fundit që të nisë konkurrencën e shëndoshë e reformave mes vendeve të rajonit.

“Metodologjia e re kontribuon për dimension të përforcuar politik, por gjithashtu edhe për më shumë dinamizëm, parashikueshmëri dhe kredibilitet të procesit. Besojmë se kjo qasje e ripërtëritëse do të rezultojë me fitore të dyfishtë në javët në vijim: hapjen e negociatave së bashku në proces të përsosur”, thotë Dimitrovi .

Vendet e rajonit, thekson shefi i diplomacisë, nuk kanë asnjë arësye për t’u frikësuar nga kjo metodologjie re.

“Më në fund, procesi aderues ekziston që t’i transformojë realitetet në terren drejt më së mirës. Më shumë përfitime për reformatorët dhe më shumë sanksione për ata të cilët do të shkojnë pas mbi bazë të vlerësimit objektiv kredibilitet për progresin është një hap përpara. Është koha e fundit për lancimin e konkurrencës së shëndoshë reformuese në rajonin tonë”, thekson ministri Nikolla Dimitrov.

Koordinatori nacional për integrim në Bashkimin Evropian Bojan Mariçiq vlerëson, se në metodologjinë e prezantuar Ballkani përshkruhet si rajon gjeostrategjik dhe ky është moment i ri. Sipas tij thelbi i rregullave të BE-së, është klasteri më i rëndësishëm, ai që ka qenë deri tani, kapitujt 22 dhe 23.

“Ai është i hapur gjatë tërë kohës së negociatave. Progresi në klasterët tjerë do të varet nga ky progres. Për herë të parë klasteri nuk ka afat kohor ndërsa për të tjerët mund të kufizohet, nëse ka progres, dhe të mbyllet një vit. Është mirë që në këtë mënyrë negociatave iu jepet kornizë reale deri kur mund të zgjasin. Asnjë kapitull nuk fshihet por vetëm riorganizohet”, thotë Mariçiq.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dimitrov maqedonia e veriut metodologjia e re e zgjerimit shkup dimitrov maqedonia e veriut metodologjia e re e zgjerimit shkup

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj