LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rrinte me orë të tëra në Facebook”/ Burri rrëfen mes lotësh si e braktisi gruaja dhe i mori vajzën: Dyshoj s

16 Janar 2020, 16:31 Nga DOSJA
“Rrinte me orë të tëra në Facebook”/ Burri

TIRANË– Një dramë familjare që ashtu si miliona të tjera ka viktimë fëmijë. Kjo është historia e një familjeje shqiptare që është publikuar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24. Shpëtim Çorollari ka mbërritur ditën e sotme në studion tonë për të rrëfyer momentet më të vështira të jetës së tij. Ai thotë se raportet me bashkëshorten i kishte shumë të mira, deri para disa muajve kur ajo hoqi dorë nga çdo lloj përgjegjësie.

Filluan debatet e konfliktet mes tyre, ajo nuk punonte më thotë Shpëtimi dhe qëndronte me orë të tëra në “Facebook”. Ai i kërkonte llogari ndërsa ajo shkoi dhe e denoncoi në polici madje ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Shpëtimi e akuzon për tradhti dhe në datën 9 nëntor gruaja vendosi të largohej dhe mori me vete vetëm vajzën e vogël.

Para se të largohej ka lënë një letër mbi tavolinë ku i shpjegonte arsyet pse po e linte dhe premtonte që do të kthehej e do të merrte edhe 2 djemtë. Shpëtimi thotë se e ka dashur shumë të shoqen, por ajo që e shqetëson më shumë janë fëmijët të cilët po e përjetojnë shumë keq largimin e saj.

Me Marjetën jemi njohur me dashuri si dy të rinj. Kam pasur shumë siguri ndaj saj. Kisha pesë vite që e njihja. Unë e mora iniciativën për t’i propozuar, por vjehrra ime nuk donte, sepse isha tip i hedhur në shoqëri. Kam qenë shumë i mirë. Vjehrra nuk më jepte asnjë shpjegim. Kur kisha ankesa në shtëpi, unë i thosha merre mamin dhe të shikojë. Ajo më thoshte: nuk ke asnjë problem me familjen time. Kundërshtonte. Kam kaluar me të gjithë mirë, përveç vjehrrës. Me nusen kam kaluar shumë mirë. Unë jetoj me qira, punonim të dy bashkë, dilnim të dy bashkë, pinim kafe bashkë. Kemi pasur marrëdhënie tepër të mrekullueshme me Marjetën. Gruaja ndryshoi kohët e fundit. Nuk vinte asnjëherë në orar të caktuar. Punën e mbaronte në orën 14:00, ajo vinte në 15:00. Kur vija në shtëpi pyesja fëmijët se ku është nëna e tyre, s’dinin gjë. E merrja në telefon dhe më thoshte: kam mbledhje, jam me ca shoqe. Vinte në shtëpi, s’donte t’ia dinte për asgjë. Rrinte shtrirë. Na la pas dorë. U ftoh raporti mes nesh. Filloi të konsumonte duhan. Mua më shqetësonte shumë. Ajo pinte shumë, dy paketa në ditë. Unë ia bëra dy pyetje: ku e ke hallin që na ke lënë pas dorë? Me djalin e madh kishte ambicie. I kërkonte llogari. Ka qenë më shumë kërkuese sesa unë”, tregoi Shpëtimi.

Ai zbuloi se kur nisën dyshimet e para për tradhti për bashkëshorten.

Ishte ditëlindja e vajzës. Donim t’ia festonim. Nga dritarja e shikoj duke biseduar me dikë. Nuk doja të bija në sy të kalamajve dhe i thashë veçmas: kush është ai personi? Më tha: t’i më bie ne qafë! Një ditë tjetër e kap në ballkon duke komunikuar me dikë tjetër me shenja. E pyes sërish, më thotë: ti më bie në qafë. Personin nuk e njihja ishte errësirë. Nuk e kam akuzuar pa shkak. Pati debate mes nesh. Kurrë nuk e kam dhunuar, vetëm i kam thënë kujdes, se je nëna e tre fëmijëve. Ajo vetëm më thoshte do të çoj në polici”, tregoi më tej babai i tre fëmijëve.

Ai mohoi ta ketë dhunuar gruan dhe se kanë pasur vetëm debate, pas të cilave ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

“Kurrë nuk e kam qëlluar. Debate kemi pasur. I kam kërkuar llogari më tepër. Urdhrin e mbrojtjes e ka kërkuar, sepse unë një ditë kam shkuar në shtëpi dhe e gjej rrëmujë. Ishte shtrirë në divan. Unë i them dua të më gatuash, të pastrosh shtëpinë. Më tha mos më çaj kokën. Unë jam ngritur vetë, kam gatuar për kalamajtë. Ajo mori kalamajtë dhe tha nuk kthehem më në shtëpi. Shkoj të vjehrra dhe marr fëmijët. I them, thuaj mamit të tyre vijë në shtëpi. Ajo shkoi në polici dhe më akuzoi për dhunë në familje. Këtë ma bënë padrejtësisht. Më larguan nga shtëpia 500 metra. Më ndaluan çdo kontakt me zonjën Marjetë. Në policinë e shtetit të Peshkopisë kam kërkuar që ajo të heqë dorë, se ishte marrëzi. Kur jam paraqitur në gjykatë, Marjeta nuk është paraqitur. U mbyll çështja. Kjo ngjarje ka 6 muaj. Për një moment kishim komunikim të pastër. Nuk e kam dhunuar kurrë! Te puna e kam toleruar shumë, dilte nëpër kafe”, u shpreh ai.

Shpëtimi tregoi edhe se si ishte larguar gruaja nga shtëpia duke marrë vajzën me vete.

Në orën 5 të mëngjesit dola për të pirë kafe. Më pas jam rikthyer në shtëpi me djalin që takova në rrugë. Kishim për të paguar qiranë. I thashë të shkojmë te mami dhe të marrim lekë se merr rrogën dhe paguajmë qiranë. Djali më thotë mami ka marr vajzën e vogël dhe është nisur për punë. Kam shkuar te familja t’i pyes. Babi më tha e pashë duke ikur. I thashë moj nuse ku po shkon? Më tha kam pak punë. Gruaja ka kaluar nga Peshkopia në Dibër të madhe, më pas në Kaçanik të Kosovës. Policia nuk më ka dhënë asnjë informacion. Mua më thanë duhet të shkosh në Prishtinë të bësh denoncim. Unë thashë çfarë dua unë në Prishtinë. Ata thanë nuk jemi kompetentë për ta sjellë këtej. Unë kërkoj vetëm vajzën. Gruan nuk e pranojmë. Unë dyshoj se rrezikohet jeta e vajzës. Dua vetëm të më sjellë vajzën që ta shoh”, deklaroi Shpëtimi.

Marrë nga Ballkan web 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet braktisja nga gruaja çifti ne diber shpëtim çorollari braktisja nga gruaja çifti ne diber shpëtim çorollari

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Janar 2020, 16:04

TIRANË– Pesë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht gjatë 48 orëve të fundit nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë proceduar p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj