LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-SHPRESE/ Na ngrohën zemrat e na hapën sytë, lajmet më të mira të 2019, historitë frymëzuese që na ngjallën besim

25 Dhjetor 2019, 17:24 Nga DOSJA
DOSJA-SHPRESE/ Na ngrohën zemrat e na hapën sytë, lajmet më

Kur e nisëm raportimin e ngjarjeve me një emër të ri, e në treg ishim rishtarë, ne editorët e Dosja.al, e kishim të qartë parimin tonë. Me lajmin e mirë nuk negociojmë. Nëse do të duhet të përzgjedhim se kë do të raportojmë të parin, të mirin apo të keqin, ne zgjedhim të mirin

Tashmë kur kanë kaluar gati 11 muaj që prej ditës kur Dosja doli në treg, nuk pendohemi. Nuk pendohemi kur shohim në arkivë sesa shumë lajme pozitive, histori njerëzore, frymëzim dhe motivim për sukses kemi arritur të sjellim përmes domain-it tonë, (emrit të websites) Dosja.al.

Prandaj kemi vendosur që t’i risjellim, një e nga një, për të gjithë ata që duan një Shqipëri me ngjyra, një vend ku jetohet e punohet, historitë e shqiptarëve që punojnë, atyre që e nisin ditën me vrull, atyre që vuajnë për të paguar faturat, që përballen çdo ditë me realitetin. Iu themi: Po, mund t’ja dilni! Njësoj si këto vajza e djem, burra e gra, të shkolluar, qytetarë të mirë, të lexuar, me një ide në kokë, me aq pak sa mundën të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre dhe tonën…

Ia nisim me tri vajza adoleshente që përfunduan në revistën “Forbes”… Po, po, në Forbes-in prestigjioz ku zhgarravinat e politikës sonë do e ëndërronin me lobingje dhe sponsorë që të shkruhej për to. E këta vajza ia arritën përmes neuroneve të tyre.

Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, me aplikacionin e tyre “GjejZâ” që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara, kanë fituar çmimin e parë në “Technovation Challenge”. Janë vetëm 16 vjeç, por ato janë tashmë model për moshatarët e tyre në të gjithë botën. Aplikacioni GjejZa i krijuar nga ekipi shqiptar tashmë ka marrë jehonë ndërkombëtare. Dy ekipe me nga tetë vajza 16-vjeçare, nga Spanja dhe Shqipëria, vendosën që sulmi dhe abuzimi në familje është një çështje e rëndësishme që ata donin ta zgjidhnin përmes hartimit të aplikacioneve.

Serena Leka, shqiptarja që sot trajnon ekselentët nga e gjithë bota

Serena Leka, 24 vjeç, është një nga shqiptaret që po shkëlqen sot në fushën e inovacionit. Ajo është fituesja e çmimit të parë në Kinë për inovacionet dhe start-upet për vitin 2019. Mosha është thjesht një numër për të drejtuar “botën”, dhe Serena është shembulli që përmbush thënien. Ka udhëtuar në 15 shtete të botës, ka qenë drejtoreshë ekzekutive e rrjetit të studentëve ekselentë në Tiranë, senatore klase, presidente e shkollës, kryetare e aktiviteteve jashtëshkollore dhe është e vetmja studente shqiptare që ka fituar një bursë prej 50.000 euro nga mbretëria daneze që aktualisht është pjesë e grupit bërthamë të studentëve ekselentë nga mbarë bota.

Serena Leka, nga Fushë-arrëzi, filloren e ka përfunduar tek “Skënder Luarasi” dhe më pas ka vijuar tek “Shkolla e Kuqe” në Tiranë. E reja u etiketua nga shokët e klasës një “peshkope” që mendjen e kishte vetëm për të mësuar, por ja që ia vlejti… Me vetëm një 9-të gjatë gjithë viteve të gjimnazit, me mesatare 9.2 në fund të ciklit të studimeve për Financë e Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë në UT, me 10 në temën e diplomës, Serena ka sakrifikuar për të çarë në një botë, ku të qenit ‘djali i mamit’ apo i babit, nuk pi ujë…

Në një rrëfim për “Businessmag”, kohë më parë, ajo është shprehur:  “Çdo gjë që kam bërë ka pasur një rezultat diku dhe dikur, jo gjithmonë në kohë, por më është kthyer në forma të ndryshme. Ta zëmë pas përfundimit të maturës, fillova të ndihmoj familjen në lokalin në Tale. Madje nuk shkova as në ballo. Kjo gjë vijoi dhe për 3 vitet e tjera, gjatë sezonit të verës sigurisht. Më e mira e të punuarit “hamallëk” është trajnimi që merr në shërbimin ndaj klientit. Sigurisht për mua kishte edhe një të mirë tjetër, se kështu paguaja “faturat” e makinës, për pjesën tjetër të vitit”.

Supriza e vitit 2019, është fakti sesa të rinj shqiptarë inovativë dalin nga bangat e gjimnazeve të Tiranës, e ne nuk arrijmë dot si shoqëri t’i socializojmë për të krijuar inovacion, por i hedhim ata tej, ku bota e madhe, e etur për krijimtari i mbërthen në kthetra, duke e bërë edhe më të dhimbshëm “eksodin e trurit”. 

I tillë është edhe rasti i Albi Zhulalit. Krijues dhe ideator i Softmogul, platforma e parë e lëvizshme për menaxhimin e hoteleve, Zhulali ia doli që tashmë të jetë pjesë e gjigantit amerikan të krijimit dhe inovacionit përmes teknologjisë, Silicon Valley.

Softmogul është një startup i themeluar nga një ekip tërësisht shqiptar në Tiranë. Platforma e krijuar prej tij, i lejon grupit menaxherial të konfiguroje tipat e dhomave, numrat e tyre, çmimet, ndërlidhjen e të gjithë kanaleve të shitjes si Booking.com, Expedia etj, krijimin e paketave të ndryshme për të personalizuar qëndrimin e çdo klienti si dhe raporte të detajuara lidhur me perfomancën e hotelit. Gjithashtu me anë të Softmogul, recepsioni mund të bëj check-in, check-out, si dhe të pranojë të gjitha metodat e pagesave nga një iPad.

E për të mos u harruar gjatë këtij viti është edhe historia e Vasil Pemës, i riu shqiptar që jeton në Suedi, i cili u bë mjeku i 27-të në botë, i specializuar në trajtimin e Demencës (humbje e kujtesës). Vetë mbretëresha e Suedisë, Silvia ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit, dhe i dorëzoi diplomën mjekut shqiptar.

Ky është një master mjaft i rëndësishëm, pasi mbështetet nga vetë Mbretëresha e Suedisë përmes fondacionit “SilviaHemmet” si edhe nga “Karolinska Institutet” në Stokholm. Në të gjithë botën, janë vetëm 27 mjekë të cilët kanë përfunduar këtë kurs, “Trajtimi i Demencës” ku shumica e tyre punojnë në Suedi.

Nik Gjeloshaj në krye të shqiptarëve të Tuzit në Malin e Zi

Komuna e Tuzit, me një status të pavarur nga Podgorica po drejtohet për herë të parë nga një shqiptar.

Në zgjedhjet e mbajtura pranverën e këtij viti, koalicioni i shqiptarëve “Malësia na Bashkon”, arriti të shpallet fituese, duke marrë 16 vende në këshill nga 32 që ka Komuna e Tuzit, ndërsa kryetari i kësaj Komune për herë të parë u zgjodh një shqiptar, Nik Gjeloshaj.

Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”. Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nikë Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) u bashkuan në koalicionin parazgjedhor “Malësia na bashkon” duke ia arritur qëllimit.

Maturanti shqiptar ‘thyen’ barrierat e racizmit grek, Rahman Lumi, ekselenti i parë në Greqi

Ai tani mund të konsiderohet zyrtarisht student, pasi kryeson listën e fituesveFakultetit të  Inxhinierisë së Ndërtimit në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, një nga Universitetet  më të vështira të Athinës, duke grumbulluar plot 18.640 pikë. Rahman Lumi, është një tjetër histori frymëzuese, që ka arritur të bëhet lajm në mediat greke, sesi shqiptari është student më i mirë në Greqi në degën e tij. Guri i rëndë në vend të vetë? Hmmm, më duket se ky s’është rasti…

Fatlume Sadiku, shkencëtarja shqiptare që i ka “shpallur luftë” kancerit

Shqiptarja Fatlume Sadiku me talentin dhe karakterin e fuqishëm ia ka dalë që të jetë një nga gratë vizionare të shkencës në Evropë, që me hulumtimet në Informatikën Mjekësore, të kërkojë metoda inovative për të zbuluar kancerin. E lindur në Pejë, ku përfundoi edhe gjimnazin si laborante teknike, Fatlumja është një nga informaticienët më të mira sot në Zvicër.

Sonila Bello Pulaha, shqiptarja me salon në Manhattin e ëndrrave

lagjen më të njohur të New Yorkut, Manhattan, ku yjet e kinematografisë botërore e kanë çdo ditë një shesh xhirimi, ndodhet edhe një shqiptare e cila ka ndërtuar jetën përtej oqeanit, në Amerikë.

 

 

Quick demo how to blow dry your client’s hair proper way without pulling the hair. This way we don’t damage the hair . Mistake #1: Blow-drying hair when it’s sopping wet. Mistake #2:Using the wrong hair dryer Mistake #3:Not sectioning strands Mistake #4:Not rough-drying your hair

A post shared by Sonila Beauty Box (@sonilabeautybox) on


Është Sonila, 31 vjeçe nga Lushnja, e cila ka ndërtuar një sallon bukurie, e ku të gjithë e njohin. Salon By JC, është marka në të cilën ajo ka marrë një nga degët e këtij super-brendi amerikan. 

Sonila Beauty Box është salloni ku ajo jep gjithçka nga talenti dhe dashuria për të bukurën. Google e ka vlerësuar edhe për këtë vit me 5 yje, bazuar në vlerësimet e klientëve… Sonila Beauty Box ka arritur të sigurojë si kliente edhe blogere të njohura si për shembull Marissa Casey, Anna Kloots apo Stephanie e Bella Bombshel. Eh çfarë bën pasioni?!

Kampioni Alvin Berisha, çështja mediatike që tronditi diplomacinë dhe dogji ambasadorin Gent Gazheli

Tashmë të gjithë e njohim si kampioni 11-vjeçar që arriti të dilte gjallë nga kampi Al-Hol në Siri. Gazetarët e “Le Iene” denoncuan se i vogli kishte ngelur në kamp pas vdekjes së të ëmës së radikalizuar, ndërsa babai i tij e kërkonte dëshpërimisht. Afrimi, arriti të përqafonte sërish të birin, pas një solidarizimi ndërkombëtar dhe kombëtar.

Mijëra shqiptarë vunë para përgjegjësisë qeverinë shqiptare e cila u gjet e papërgatitur dhe “lau duart” me ambasadorin shqiptar në Turqi, Gent Gazheli,gënjeu gazetarët italianë. Alvini u rikthye në shtëpinë e tij në Itali, ku qytetarët e Leços e pritën si një “kampion”.

E teksa kalon sheh kopertinën e “Elle” ku pozon shqiptarja jonë e talentuar Dua Lipa, e kthyer në muzë frymëzimi për miliona njerëz në të gjithë botën, sytë më shkojnë në vendin tonë…

Aty ku përditë vendosim një tullë në murin e përbashkët, që bashkë me shqiptarë të tjerë, të ndërtojmë të ardhmen tonë me punë, se ndryshe ndodh siç edhe Ali Asllani, në poezi e thoshte “Mirëpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh, shikon larg e dëgjon thellë, di të vesh, edhe të zhvesh…”

Vrasje, grabitje, sherr në parlament, sherr jashtë parlament, shokët tanë me kollare, shokët tanë me fotografi-bamirësie?! Pse vallë kaq të këqinj jemi ne shqiptarët? Kaq shumë e zilepsim njëri-tjetrin?!

Tragjedia e 26-nëntorit na përplasi të kundërtën në fytyrë. Inatet, zilitë, planet, ambiciet, prapaskenat, si t’i bësh gropën kujt, e si të shpëtosh pa lagur, u lanë mënjanë, kur në transmetim të drejtëpërdrejt, u pa sesi fuqia e një fatkeqësie bën bashkë mikun me armikun.

“Hë mo Tiku, e sheh” që shpëtove”-i thotë një nga anëtarët e ekipit të kërkim-shpëtimit, një 33-vjeçari që u nxorr i gjallë nga rrënojat e hotel MiraMar në Durrës.

Forca e jetës nuk ndaloi kur 20 minuta pas lëkundjeve të orës 03:55 minuta të mëngjesit, në jetë erdhën dy binjakë.

Lëkundjet vazhdojnë edhe sot, e ndërsa atyre që dridhjet iu morën më të dashurit, ‘do tyre janë zhvendosur nëpër shtëpitë e të afërmve, të tjerë në banesat e shtetit, e mijëra në çadra, kurse sot në Krishtlindje kujtojnë të dashurit e tyre, e ne me ta kujtojmë sesa më mirë ky vend mund të bëjë, njësoj si shembujt që rindamë me ju sot. A mund të shkruajmë historinë tonë, me gabime, por me kurajo dhe forcë për t’u bërë më të mirë?! Sfidë e fortë për 2020…

(F.g/dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albi zhulali alvin berisha arla hoxha dea rrozhani dosja.al dua lipa fatlume sadiku gjejza lajme te mira nik gjeloshaj rahman lumi serena leka sonila pulaha vasil pema albi zhulali alvin berisha arla hoxha dea rrozhani dosja.al dua lipa fatlume sadiku gjejza lajme te mira nik gjeloshaj rahman lumi serena leka sonila pulaha vasil pema


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj