Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Pas thuajse dy vitesh hetime, dosja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfunduar në Gjykatë.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prokurorët që kanë kryer hetimet, kanë dërguar dosjen voluminoze në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Tre prokurorët e dosjes janë Arenc Çela, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.
Po ashtu pritet që ish-ministri i Brendshëm, të paraqitet nesër me 28 shkurt ora 13:00 për t’u njohur me akuzën zyrtare të Prokurorisë, që është akuza e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Liliana Baku, e cila i bllokoi pasaportën Tahirit. (Lexo ketu)
Së bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të pandehurit do të jenë dhe 3 ish-vartës së tij. Mësohet se të pandehur do të jenë edhe 3 ish-zyrtaret e lartë të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Boden.
Pas njohjes me akuzat, ish-ministri ka kohë 10 ditë për të kundërshtuar lidhur me pretendimet e Prokurorisë.
Më herët, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen për të katërtën herë me tre muaj për hetimet kundër Saimir Tahirit, pasi duhej më shumë kohë për mbërritjen e disa letër porosive nga Italia dhe Mali i Zi. Kërkesa e Prokurorisë u kundërshtua nga vetë ish-zyrtari dhe u pranua nga Gjykata për Krimet të Rënda. (Lexo këtu)
Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka ndihmuar grupin e Habilajve për të kryer trafik droge. Ai u hetua nga prokuroria për dy akuza, korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ndërsa sot hetimet janë mbyllur dhe dosja është dërguar në gjykatë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
(A.B. K.M.F.G/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODER- Në prangat e policisë së Shkodër në sajë të operacionit “Segmenti” kanë rënë 4 persona pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim droge. Në këtë aksion pol...
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Lezhës, pasi një makinë që ishte duke lëvizur është qëlluar me armë nga një makinë tjetër.N...
TIRANE- Nëntë persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës, e cila po procedon në gjendje të lirë 5 shtetas ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat në...
Brenda ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ditën e somte ka pasur një sherr. Ka qenë fillimisht gazetarja Klodiana Lala ajo e cila është shprehur se n...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifkimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin ë pezulluar, Petrit Ceno. Ceno ishte Gjykatës së Apelit në Durrës, por KPK i ka...
Gjatë protestës së opozitës ditën e djeshme para Kuvendit 13 persona u dërguan me urgjencë drejt spitalit. Teksa protestuesit tentuan të futeshin në godinën e K...
TIRANË- Gjykata e Tiranës liron nga burgu Eljon Haton, shokun e Ervis Martinajt, i arrestuar që prej mbrëmjes së 4 tetorit 2018. Gjykata ka pranuar kërkesë...
Një studim i fundit nga Global Finance nxjerr Shqipërinë si vendin më të pasigurt në rajon, duke e matur sa i përket sigurisë, rrezikut të fatkeqësive natyrore,...
Ditën e kaluar Policia Durrës me anë të një njoftimi zyrtar informoi mediat se kishte vënë në pranga dy persona R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, n...
TIRANË- Një 39-vjeçar që ka qenë i shpallur në kërkim, është esktraduar sot nga Holanda. Sipas Policisë Gergj Mirashi është i dënuar me 15 vite burg...