LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet e mbyllin 2019-n me rënie prej 3.8%, tërmeti tkurr ndjeshëm tekstilet e këpucët në dhjetor

17 Janar 2020, 14:30 Nga DOSJA
Eksportet e mbyllin 2019-n me rënie prej 3.8%, tërmeti tkurr

TIRANË– Të tre grupet kryesore të eksporteve “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike,”, “Tekstile dhe këpucë”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, që zënë mbi 70% t totalit,  kishin performancë negative. Me rritje ishin vetëm “Ushqime pije e Duhan” dhe “makineri e pajisje”, që zënë të dyja bashkë 19% të totalit të eksporteve.

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve tha për Monitor se që në fillim të 2019-s kjo tendencë ishte e pritshme. “Nuk po targetohet mirë mbështetja ndaj eksporteve”, tha ai. “Kursi i këmbimit ka penguar kontratat, ndërsa mungesa e punonjësve ka sjellë ulje të produktivitetit”. Për më tepër që eksportet janë të varura nga faktorë rastësorë, si shiu për energjinë, apo koha e mirë që favorizoi prodhimet bujqësore. “Ka mungesë të theksuar të politikave publike për të konsoliduar prodhimin vendas dhe ta çuar drejt tregjeve të reja”, shtoi ai.

Tekstilet dhe këpucët, që janë zëri kryesor i eksporteve, me rreth 40% të totalit, shënuan një rënie prej 4.5% me bazë vjetore, duke zbritur në 118 miliardë lekë. Ky është viti i parë me rënie, që nga 2014-a, pasi sektori kishte njohur një performancë pozitive katër vitet e fundit. Operatorët e tregut pohojnë se rënia lidhet me zhvlerësimin e euros, që ka gërryer fitimet e fasonistëve si dhe ndryshimet në tregjet ndërkombëtare që po reflektojnë tendencën e blerësve drejt modës së shpejtë. Edhe ndryshimi i klimës ka riformatuar sezonet duke ndikuar në kërkesën e partnerëve të huaj. Zoti Skënder Pashai, i kompanisë së prodhimit të këpucëve Fital tha se, sektori i fason është futur në rënie të lirë, duke bërë me faj për këtë situatë nënçmimin e euros dhe kërkesën e vakët në tregjet ndërkombëtare.

Tkurrja e tekstileve e këpucëve është përshpejtuar në dhjetor, si rrjedhojë e efekteve të tërmetit, sidomos në zonën e Durrësit, ku veprojnë shumë kompani që punojnë me material porositësi. Nazmi Grori, nga Naber Konfesion, një prej më të mëdhave në Durrës tha se përveçse prodhimi u ndërpre për disa ditë, ai kishte vështirësi të kthente në punë punonjësit, që ishin larguar prej tërmetit. Në dhejtor, eksportet e tekstile e këpucë ranë me 11.2%, më shumë se dyfishi i rimit vjetor të tkurrjes për 11 mujorin që kishte parë ky sektor.

Eksportet e “minerale, lëndë djegëse dhe energji”, grupi i dytë më i madh, me 17% të totalit, shënuan një rënie prej 11%, në 50 miliardë lekë. Ndikim kishte rënia e energjisë për shkak të motit pa reshje. Burime nga Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh i naftës në vend, pohuan se ecuria e tyre ka qenë pozitive muajt e fundit, sidomos në dhjetor, pasi e kanë eksportuar gjithë naftës dhe nuk kanë furnizuar më Tosk Energy. Gjithsesi për gjithë vitin, eksportet e Bankers janë me rënie, e reflektuar dhe në tkurrjen e shitjeve drejt Spanjës, që është destinacioni kryesor i Bankers, përmes kontraktorit të saj, CEPSA. Në dhjetor, eksportet drejt Spanjës u rritën me më shumë se 40%.

Edhe grupi i tretë “Materiale ndërtimi dhe metale” vijon tendencën negative, duke rënë me 15% për 2019-n. Pesha e këtij grupi ka zbritur në 15% të totalit nga 17% në 2018-n. Arif Shkalla, drejtor financës bë Kurum, kompanisë së prodhimit të çelikut dhe eksportuesit më të madh të këtij grupi, tha se tendenca e tyre ka qenë e qëndrueshme në sasi, por ndikimi ka ardhur nga rënie e çmimeve të shitjeve, çka ka çuar në tkurrjen e eksporteve në vlerë. Çmimi i hekurit ka rënë me rreth 70-80 euro për ton. Edhe eksportuesit e tjerët të këtij grupi, ato të çimentos e tullave, nuk kanë pasur një aktivitet pozitiv. Mario Braçi i Titan group ka pohuar se ka vështirësi për të rritur eksportet nga Porti i Durrësit, që ka limitime të cilat kërkojnë investime të mëdha në infrastrukturë. Kostot e karburanteve, shton ai, janë rritur me të paktën 15%. Po të ishte në një linjë me konkurrentët tanë do të ishim me konkurrues.  “Italia është një konkurrent kryesor në fushë por nuk ka këto taksa që prekin prodhimin”.

Në rritje të ndjeshme këtë vit ishin ushqimet e pijeve dhe duhanit, me zgjerim 9.4%, në 35 miliardë lekë, të favorizuara nga moti i ngrohtë në nëntor. Pesha e këtij grupi ka arritur në 12%.

Një sektor në rritje është dhe ai i “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi,”, eksportet e të cilit u zgjeruan me 16% për 12 mujorin, duke zënë gati 7% të totalit. Zhvillimi i industrisë mbështetëse automotive ka ndikuar në këtë tendencë pozitive. Rritja e pranisë së disa prej kompanive kryesore gjermane e franceze po jep efektin e saj pozitiv. Gjermanët e Forschner dhe PSZ Albania dhe francezët e Delmon janë aktivë, ndërsa po ngrihet dhe fabrika e koreanojugorëve të Yura

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Eksportet gjatë këtij viti janë ulur me 3,8 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqim, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje.

Deficiti tregtar në rritje

Në vitin 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 299 mld lekë duke u ulur me 3,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 649 mld lekë duke u rritur me 1,2 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 350 mld lekë duke u rritur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rënia vjetore e importeve prej 7,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -0,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqim, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Dhjetor 2019 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve në krahasim me Dhjetor 2018 janë: Spanja (+115,7 %), Kosova (+3,0 %) dhe Greqia (+18,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-9,8 %), Kina (16,5 %) dhe SHBA (55,2 %).

Gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Kosova (+10,0 %), Gjermania (+5,6 %) dhe Maqedonia (+0,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4,0 %), Spanja (1,4 %) dhe Greqia (-2,5 %).

Në muajin Dhjetor 2019 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve në krahasim me Dhjetor 2018 janë: Turqia (+23,3 %), Gjermania (+4,3 %) dhe Spanja (+46,7 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-10,9 %), Kina (-6,0 %) dhe Greqia (-23,2 %).

Gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë janë: Turqia (+14,0 %), Kina (+11,0 %) dhe Greqia (+4,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-6,3 %), Gjermania (-6,2 %) dhe Rusia (-8,2 %).

Marrë nga Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi eksportet tërmeti tkurr ndjeshëm ekonomine eksportet tërmeti tkurr ndjeshëm ekonomine


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj