LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’ke turp moj, jo! Ti s’je as nënë, s’je as gjyshe, s’je asgjë”/ Skandali në çerdhe, fëmija dhunohet nga pers

12 Shkurt 2020, 21:34 Nga DOSJA
“S’ke turp moj, jo! Ti s’je as nënë, s’je as

TEPELENË– Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një denoncim të ardhur nga Tepelena, sipas të cilit, një fëmijë është dhunuar në çerdhen e këtij qyteti.

Nëna tregon se në muajin Nëntor, fëmijën e saj e ka gjetur me shenjën e një pëllëmbe në fytyrë, pasi e ka goditur dikush nga personeli i çerdhes. Edukatorja Natasha Qeli i thotë se nuk ka parë asgjë, sepse ishte duke u marrë me një fëmijë tjetër.

Më pas, prindi shkon në Bashkinë e Tepelenës, pasi ky institucion ka në varësi çerdhen. Në Bashki u ngrit një komision për ngjarjen dhe u vendos pushimi nga puna i edukatores. Por pas këtij vendimi, përgjegjësja e ushqimit të çerdhes, zonja Shpresa Meta, papritur shfaqet në shtëpinë e prindit dhe i përgjërohet që ta mbyllë me kaq këtë histori, sepse aktin nuk e ka bërë Natasha.

Në këto kushte, zonja tërheq denoncimin, por bën një deklaratë ku pohon se në atë çerdhen e fëmijës së saj është ushtruar dhunë nga personeli.

“Jam nëna e një fëmije 2 vjeç e gjysmë e cila para 3 muaj e gjysmë ka pësuar një traumë në çerdhen e rrethit  të Tepelenës, sepse e ka goditur dikush aty në personel. Më thonë hajde të marrësh gocën sepse është shumë keq, po qan pa pushim dhe unë nuk po e pushoj dot. Edukatoret më thonë që goca është vrarë duke luajtur me fëmijët. Po goca ka shenja në fytyrë. Ka 5 gishta. Direkt kam lënë punën, jam nisur për tek edukatorja Natasha Çeli, duke i treguar foton që çfarë ka goca ime. Shumë e habitur dhe shokuar njëkohësisht, më thotë që nuk e kam idenë për çfarë po flet. I thashë, kush e ka idenë? Unë fëmijën ty ta kam lënë në dorë, nuk ja kam lënë dikujt tjetër. Jo s’e di, do jetë shtyrë me ndonjë fëmijë. Kjo s’është e shtyrë fëmijë, është pëllëmbë e një dore të rrituri tjetër aty.

Dhe më thotë që shko ankohu tek përgjegjësi se ka përgjegjës institucioni. Përgjegjësja është Shpresa. Shkoj në Bashki, sepse çerdhja varet nga Bashkia, dhe kërkoj aty përgjegjësen e institucionit. Zonja Arta më ka thënë që do ngremë një komision, të cilin e ngritën komisionin dhe pas 3 ditësh vendosën që të hiqnin nga puna Natasha Çelin, edukatoren e gocës. Deri këtu isha shumë e kënaqur me Bashkinë. Pastaj na shfaqet zonja Shpresë në shtëpi duke na ardhur dhe duke na kërkuar falje e përgjërime. Zëre se ta bëra unë, ja qëllomë mua dhe e mbyllim me kaq. Unë e kuptova që Natasha nuk e kishte bërë, sepse po ta kishte bërë nuk mund të rrinte pa reaguar. Do trembej, ose do thoshte më fal, unë e bëra. Kurse Natasha qëndroi stoike dhe mbi të gjitha mua Natasha më tha unë nuk kam parë gjë. Në momentin që mund të ketë ndodhur kjo, unë kam qenë duke ndërruar një fëmijë tjetër. Që do të thotë, fëmija im është qëlluar nga dikush tjetër aty. Dhe ajo që reagoi ishte Shpresa duke më ardhur në shtëpi.

Ndodhur në këto kushte, kuptova që znj. Natasha nuk kishte fare gisht në këtë punë, po ishte Shpresa ajo që e kishte bërë. Është mbledhur komisioni, unë kam tërhequr denoncimin për Natashën dhe kam lënë një deklaratë që në çerdhe ushtrohet dhunë nga personeli. Prita që të më telefononin, po deri më sot nuk është bërë asnjë gjë. Zonja Shpresa vazhdon të jetë atje, ndërkohë dhe mund të rrahë fëmijë. Dhe nuk ka një përgjegjës. Unë kërkoj që në atë institucion, ajo dorë të zhduket prej andej sepse aty janë shumë fëmijë të tjerë. Ata janë në një moshë që nuk flasin dhe nuk tregojnë dot se çfarë ndodh aty brenda. Dua drejtësinë e fëmijës tim”.

Përmes kamerës së fshehtë, nëna e fëmijës së dhunuar takohet me përgjegjësen e ushqimit të çerdhes, dhe nga biseda me të, sjellja e kësaj të fundit lë të kuptohet që mund të jetë e përfshirë në dhunën ndaj fëmijës.

Prindi-Si ka mundësi, që je akoma këtu ti?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Çfarë kishe? Fol!

Prindi-Çfarë kam unë, apo çfarë ke ti?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Unë s’kam!

Prindi-Ti s’duhet të jesh këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Në rregull!

Prindi-S’duhet të jesh fare këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Jo! Çfarë të të them unë?

Prindi-Çfarë do të thuash ti, që s’e bëre ti? Se nuk vjen kush të përgjërohet e të kërkojë falje, për një gjë, që s’e ka bërë!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Çfarë të them unë?

Prindi-Çfarë të thuash ti? Ty të thashë, që tek shtëpia, që duhet të vesh të firmosësh, të ikësh vetë, se s’je për këtu! Ajo dorë, nuk duhet të jetë më këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Po mirë moj!

Prindi-Në rregull?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Si të duash bëj!

Prindi-S’ke turp! S’ke turp moj, jo! Ti s’je as nënë, s’je as gjyshe, s’je asgjë! Nuk e di unë, se çfarë femre je ti! Ti, që ve dorë tek një fëmijë ashtu! Nuk e di unë se çfarë lloj njeriu je ti!

Gazetarja e emisionit “Stop” pyet vetë Shpresën për dhunën ndaj famijës, por ajo e mohon. Më pas shkon në Bashkinë e Tepelenës, në zyrën e Agjencisë së Mirëqenies e Kujdesit Social.

Gazetarja komunikon me përgjegjësen e kësaj zyre, e cila thotë se në këto kushte, Bashkia do të ngrejë një komision të dytë,

Arta Shaha, përgjegjëse e AMK-së: Ajo bëri denoncim për edukatoren. Për edukatoren ka mbaruar procedura, tani ka vajtur në një instancë tjetër sepse ka bërë një denoncim.

Përgjegjësja e Agjencisë së Mirëqenies e Kujdesit Social në Bashkinë e Tepelenës konfirmoi gjithashtu se brenda çerdhes do të vendosen kamera për të shmangur raste të tjera dhune.

Marrë nga Klan Tv 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet femija ne tepelene natasha qeli tepelenë dhunohet femija ne tepelene natasha qeli tepelenë

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Shkurt 2020, 20:02

DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet