LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksioni i policisë Rrugore përgjatë 12 orëve në Tiranë/ 4 të arrestuar, bllokohen armë zjarri dhe një mjet i blinduar (

14 Janar 2020, 16:10 Nga DOSJA
Aksioni i policisë Rrugore përgjatë 12 orëve në

TIRANË- Aksion i policisë Rrugore të Tiranës përgjatë 12 orëve të fundit. Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar armë zjarri, një mjet i blinduar, fenelina policie, u godit një rast i trafikimit të paligjshëm të klandestinëve dhe u vunë në pranga katër persona, dy prej të cilëve në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 12 orëve të fundit, sekuestron armë zjarri, mjet të blinduar, fenelina policie, godet një rast të trafikimit të paligjshëm të klandestinëve dhe vë në pranga katër persona, dy prej të cilëve në kërkim. Qarkullonte me mjet të blinduar dhe me fenelina, si dhe mbante me vete armë zjarri pistoletë, vihet në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës 44-vjeçari nga Fushë Kruja. Arrestohen në flagrancë gjatë kontrolleve për shkelje rrugore edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, kapet edhe një drejtues mjeti që drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe transportonte disa shtetas të huaj, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit. Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë.Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit  TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.

Gjithashtu, nga kontrollet e tjera policore, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim:

1-K, 20 vjeç, i cili u ndalua për t’u ndëshkuar me masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”.

2-Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi rezultoi se ky shtetas ishte i dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.Gjithashtu, gjatë kontrolleve policore, Policia Rrugore e Tiranës ndaloi dhe shtetasin M. C., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi, si dhe duke transportuar me mjet disa shtetas sirianë, në drejtim të Shkodrës, me qëllim dhënien ndihmë, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit. 19-vjeçari është arrestuar në flagrancë, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.Nga data 1 deri në 14 janar 2020, falë kontrolleve nga Policia e Shtetit janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 kallashnikovë, 3 armë gjahu, 3 pushkë, 1 silenciator, fitil zjarrpërcjellës dhe 3 armë të ftohta (thika).

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i policise rrugore policia rrugore tirane aksioni i policise rrugore policia rrugore tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj