LIVE UPDATES
Bota

Truku elektoral i Vuçiç, ul pragun për partitë satelite në prag të zgjedhjeve

13 Janar 2020, 13:43 Nga DOSJA
Truku elektoral i Vuçiç, ul pragun për partitë satelite

SERBI– Serbinë e pret ndoshta ulja e pragut zgjedhor për futje në parlament. Gazeta „Politika“ shkruan se cenzusi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen në fund të prillit apo në fillim të majit, do të ulet prej 5% në 3%.

Llogaritë tregojnë se nga tre milionë votues sa dalin në zgjedhje, për futje në parlament do të nevojiten vetëm 90.000 vota dhe jo si tani rreth 150.000.

Këto shkrime nuk i ka përgënjeshtruar deri tani asnjë përfaqësues i pushtetit në Serbi, por janë kritikuar nga shumë analistë. Ata thonw se ligjet zgjedhore nuk ndryshohen në prag të zgjedhjeve. Ndërkohë që ulja e pragut zgjedhor do të mundësonte futjen në parlament të partive të vogla, që mund të përdoren si satelitë nga partitë në pushtet.

Ndërsa mbështetësit e idësë thonë se ulja e pragut zgjedhor do të ulte edhe numrin e votave të humbura, për shkak se shumë parti të vogla nuk mund të arrijnë 5%, e që më së shumti i shkon në favor partisë më të madhe.

Vendim i keq madje edhe për standardet serbe

Dushan Spasojeviq, docent në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, pohon se këto shkrime të mediave duhet të merren me rezerva, sepse mund të jenë vetëm si sprovë e reagimit të opinionit. Por nëse merret ky vendim, kjo do të thoshte se pushteti në Serbi ka injoruar të gjitha marrëveshjet e vitit të kaluar me opozitën, që janë arritur në prezencën e përfaqësuesve të Bashkimin Evropian.

„Kjo do të ishte frikësuese, madje edhe për standardet tona, që tre muaj para zgjedhjeve të ndryshohet ligji zgjedhor”, thotë Spasojeviq për DW. Ai beson se shkrimet e mediave të afërta me qeverinë janë “vetëm një provokim i opozitës, e cila ka paralajmëruar se do t’i bojkotojë këto zgjedhje.“

Në shoqëritë demokratike nuk mund të ndryshojnë ligjet zgjedhore në prag të zgjedhjeve, thotë për DW, politologu Mladen Mrdalj.

Pasi Serbia nuk është vend demokratik, as kjo nuk duhet të na befasojë. Ky hap i pushtetit ka dy synime strategjike – të frikësojë opozitën që do të bojkotojë zgjedhjet dhe të shkaktojë përçarje në opozitë. Një vendim i tillë do të mundësonte futjen në parlament të disa partive të vogla, që do të humbte kuptimin e bojkotimit të zgjedhjeve nga partitë më të mëdha opozitare“, thotë Mrdalj.

Opozita e kontrolluar

Kritikët thonë se Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq, do të mundësonte në këtë mënyrë futjen në parlament të një “opozite të kontrolluar”. Ulja e cenzusit zgjedhor do të mundësonte futjen në parlament të partive të vogla si SPAS e Aleksandar Shapiqit, radikalët e Sheshelit, partia METLA apo djathtistëve të Misha Vaciqit.

„SNS funksionon si një hijerarki piramidale me karakter paramilitar, ndaj mund të ndodhë që kjo parti të urdhërojë politikanët lokalë që zgjedhësit e tyre të votojnë në nivelin lokal disa parti tjera të vogla“, pohon Mrdalj. Vendimi për uljen eventuale të pragut zgjedhor do të ishte një grusht i rëndë për opozitën që do të bojkotojë zgjedhjet, mendon ai.

Mbështetësit e idesë thonë se në këtë mënyrë mundësohet futja në parlament e partive më të vogla, që do të mundësonte një gjallërim ideshë dhe përfaqësim më të mirë të qytetarëve. Mladen Mrdalj thotë se në këtë mënyrë zvoglohen efektet e bojkotit.

„Nuk do të shihej qartë dominimi i SNS, sepse futja në parlament e disa grupeve ekstremiste do të bënte që SNS të duket si një parti e matur, me orientim evropian dhe demokratik. Për dallim prej politikanëve si Vaciqi apo Shesheli, përfaqëseusit e partisë në pushtet do të dukeshin si politikanë evropianë”, pohon Mrdalj.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aleksander vucic ekspertë serbë serbi aleksander vucic ekspertë serbë serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj