LIVE UPDATES
Bota

Tension në kampin e refugjatëve, Greqia kundërshton ardhjen e emigrantëve nga Ankaraja (VD)

3 Mars 2020, 16:15 Nga DOSJA
Tension në kampin e refugjatëve, Greqia kundërshton ardhjen e

GREQI- Ata bllokojnë rrugën për në kampin e refugjatëve Moria: banorëve në Lesbos u ka ardhur në majë të hundës, nuk duan migrantë të tjerë në ishullin e tyre, në kampin tashmë të stërmbushur, ku njerëzit qendrojnë në kushte katastrofike. Por ka shumë të rinj që sapo kanë ardhur, të dielën (01.03) në mëngjes me anije nga Turqia. Ata që kanë arritur të vijnë prej disa qindrave, raportojnë mediat greke. Në fakt të sapoardhurit duhet t’i sjellin në kampin Moria me autobuzë. Tani për tani rruga është e bllokuar.

Se sa e tensionuar është situata, këtë po e ndjejnë gazetarët dhe eurodeputeti i ekologjistëve në parlamentin evropian, Erik Marquardt. Banorët na kërcënojnë, policia na merr mua dhe Marquardt përkohësisht me vete dhe na ndalon të shkojmë te plazhi.

Kristina Chatzidaki nuk është në gjendje të besojë se çfarë po ndodh në ishullin e saj Lesbos. Refugjatë këtu ka pasur jo që nga 2015-a, tregon 87-vjeçarja, por që në vitet 1990-të. Që atëherë ajo është angazhuar për t’i ndihmuar ata që kërkonin mbrojtje. Në atë kohë vinin kryesisht nga lufta civile në Jugosllavi. Deri sot e kësaj dite Kristina Chatzidaki është e përkushtuar për marrëdhënie të mira midis banorëve të ishullit dhe migrantëve. Rreth 25.000 jetojnë aktualisht në ishull në kaosin e çadrave, në kampin e mbipopulluar të refugjatëve në Moria.

Por shumë shpejt mund të bëhen më shumë. Lajmi, që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hapur kufijtë për refugjatët sirianë, është një lajm i keq si ai i Jobit për njerëzit në ishullin Lesbos, Kios und Samos. Në kufirin tokësor mes Turqisë dhe Greqisë situata po përshkallëzohet. Atje policia greke deri tani ka ndaluar migrantët në kalimin kufitar, njofton Ministria e Migracionit në Athinë. Edhe në ishujt grekë pritet që anije të panumërta të bëhen gati për t’u nisur nga brigjet turke – anije me njerëz, të cilët prej muajsh apo vitesh presin rastin për të vazhduar rrugën për në Evropë.

Athina dhe Brukseli kanë shkuar shumë larg

Duke pasur parasysh ardhjen e gjithnjë e më shumë refugjatëve banorët e ishujve Lesbos, Kios dhe Samos ndjehen të lënë vetëm – nga qeveria e tyre në Athine dhe nga Bashkimi Europian, të cilët vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen për refugjatët me Turqinë. Për banorët e ishullit është e pashpjegueshme, se përse besohet në suksesin e kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, donte ta vinte situatën nën kontroll me dy masa: me një ligj më të ashpër për azilin, në mënyrë që të kthente sa më shumë njerëz në Turqi, dhe me ndërtimin e qendrave të mbyllura për refugjatët në ishuj. Por nëse do të arrijë ta bëjë këtë, është e pasigurtë. Përkeqësimi i situatës në kufirin greko-turk tregon se Ankaraja e ka me sa duket seriozisht me shkeljen e marrëveshjes për refugjatët. Dhe në ishuj ka një rezistencë të madhe kundër qendrave të mbyllura.

Nuk mund t‘i mbyllësh njerëzit, që kanë jetuar muaj dhe vite këtu midis nesh, në burg”, thotë pronari i një dyqani në qendër të Mytilini, qytetit më të madh në Lesbos. “Kështu ne i bëjmë me të vertëtë kriminelë”. Edhe për këtë arsye shumë banorë të ishullit dolën në rrugë javën e kaluar, duke u përleshur me policinë. Mesazhi i tyre për Athinën dhe Brukselin është: keni shkuar shumë larg! Për vite me radhë, qytetarët, vullnetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kishin paralajmëruar se situata në ishuj është e padurueshme, si për refugjatët ashtu dhe për banorët e ishullit.

Uri dhe dhunë në kampet e refugjatëve

„Është e çuditshme. Për herë të parë të gjithë në ishull janë të një mendimi, që nga e djathta ekstreme deri tek e majta ekstreme”, thotë një mësues 40-vjeçar. Por qeveria greke nuk lëviz nga planet e saj për kampe të mbyllura. Dhe në përgjigje të protestave Athina dërgoi komandot famëkeqe të policisë speciale për raste trazirash, MAT. Në Samos puna për një qendër të mbyllur tashmë ka filluar. Në Lesbos shumë banorë duan ta parandalojnë atë me çdo kusht.

„Nuk mund të na bëjnë si Ellis Island”, ankohet Kristina Chatzidaki, duke bërë një krahasim me ishullin e vogël para Neë York City, që për 30 vjet ka qenë pika e grumbullimmit për emigrantët në SHBA. Kristina Chatzidaki zemërohet, kur dikush i akuzon njerëzit në Lesbos për ksenofobi. Ka neonazistë, por ata janë një grup i vogël. Shumica janë thjesht të mbingarkuar: “Në Mytilini jetojnë 30.000 njerëz. Në të njëjtën kohë në ishull ndodhen 25.000 refugjatë. Vetëm ky krahasim mjafton për të treguar, sa absurde është e gjitha.”

Edhe në kampin e refugjatëve po rritet tensioni. Vazhdimisht ka përleshje të dhunshme. Ngushticës dhe kushteve jo njerëzore të jetesës u shtohet edhe pasiguria, që rëndon mbi njerëzit. Shpesh azilkërkuesit nuk presin gjashtë muaj për procedurën e azilit, siç ishte parashikuar, por me vite të tëra. Një burrë 42 vjeçar nga Nigeria është që nga viti 2017 në Moria. Kushtet janë të padurueshme, thotë ai: “Ju lutem na nxirrni që këndej. Ne vuajmë. U lutemi europianëve të na ndihmojnë.”

Salam Aldeen e njeh situatën. Ai themeloi organizatën joqeveritare daneze, Team Humanity, që ka një qendër direkt pranë kampit të refugjatëve. Vitin e kaluar policia greke e kishte dëbuar atë nga vendi. Aldeen dyshon, se autoritetet e kishin halë në sy, meqë ai tërhiqte vëmendjen për kushtet e këqija dhe fliste me gazetarët. Faktin, që Turqia lë përsëri të kalojnë refugjatë, edhe ai e sheh me shqetësim: “Shumë njerëz kanë për të ardhur dhe kanë për t’u mbytur përsëri shumë njerëz. Ushtria greke do t‘i kthejë mbrapsht njerëzit dhe do të shkaktohen incidente.”

Marrë mga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqia ndalon emigrantet kufiri greko-turk tensionet ne kufirin greko-turk greqia ndalon emigrantet kufiri greko-turk tensionet ne kufirin greko-turk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj