LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Dosjet në bagazhe makinash’, zbulohet skema se si u grabitën 68 mijë m2 tokë në Kepin e Rodonit

28 Tetor 2019, 17:02 Nga DOSJA
‘Dosjet në bagazhe makinash’, zbulohet skema se si u

Në shkurt të vitit 2017, Fadil Alla, 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Drita nga fshati Bizë pranë  kepit të Rodonit në Durrës morën një telefonatë të papritur, që u kërkonte atyre të paraqiteshin te noteri për të firmosur shitjen e një sipërfaqeje prej 11 mijë metrash katrorë tokë.

Burrë e grua i thanë prokurorisë së Durrësit se nuk e dinin se kishin tokë bujqësore në pronësi dhe as ku ndodhej kjo tokë, ndërsa shtuan se kërkesën për shkuar te noteri e kishin marrë nga Tom Bushaj, vëllai i ish-kreut të komisionit të ndarjes së tokës në zonën e tyre –i cili dyshohet se qëndron pas veprimeve të tjetërsimit.

Në Kadrastrën e Durrësit, pasuria me nr. 445/107 rezulton të ketë qenë në pronësi të shtetit para se të kalonte përmes dokumenteve të falsifikuara në pronësinë e Fadil Allës dhe më pas t’i shitej në tre parcela të ndara shtetasit me inicialet B. H.

Prokuroria e Durrësit, e cila po heton një skemë të gjerë falsifikimi me tokat në afërsi të Kepit të Rodonit dyshon se zanafilla e falsifikimeve ka ndodhur me AMTP-në dhe më pas me regjistrimet e kundraligjshme, ku dyshohet se janë përfshirë një numër zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të Hipotekës së Durrësit.

“Aplikimi për regjistrimin dyshohet se është kryer nga shtetasi Tom Bushaj duke përdorur kartën e identetit të Fadil Allës…. Kopja e AMTP-së e datës 22 maj 2002 në emër të shtetasit Fadil Alla rezulton i nënshkruar në emër të tij, por nënshkrimi nuk i përket shtetasit Fadil Alla pasi ky person është analfabet,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Alla është vetëm një prej 7 banorëve të fshatit Bizë, emrat e të cilëve u përdorën si maskim për grabitjen e 68 mijë metrave katrorë tokë në pronësinë e shtetit. Toka rezulton të jetë ndarë në parcela më të vogla dhe përmes kontratave të shkëmbimit apo shit-blerjes u është shitur personave të tretë në vlera të konsiderueshme.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për vlerësimin e masës së sigurisë së Prokurorisë së Durrësit tregojnë se skema e tjetërsimit të tokave në fshatin Bizë të Durrësit është dirigjuar nga ish-zyrtarë të komunës së Ishmit, të cilët kanë qenë edhe përfitues të drejtpërdrejtë të parave të fituara nga shitja e parcelave.

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit tregon gjithashtu se kjo skemë është pasuar nga falsifikime masive dhe një mori veprimesh të kundraligjshme brenda Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, ku akuzohen si të përfshirë tre ish-drejtuesit Ardian Iljazaj, Adrian Kona dhe Edlira Nova si dhe një numër zyrtarësh të tjerë në funksionin e juristit apo hartografit.

Zyrtarët dhe përfituesit akuzohen për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv” si dhe të “përvetësimit të parave që rrjedhin nga vepra penale”. Në përballjen e parë me gjykatën të dielën, vetëm 9 nga 17 të arrestuarit e operacionit të njohur me emrin “Rodoni” do të hetohen nën masën e “arrestit me burg”.

Dosjet në “bagazhe makinash”

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë masave të sigurisë në Gjykatën e Durrësit.

Fshati Bizë në bashkinë e Durrësit është i vendosur në një kodrinë dhe i rrethuar nga plazhi i kepit të Rodonit në veri dhe gjiri i Lalzit në jug të tij. Para ndarjes së re administrative, Biza ka qenë pjesë e komunës së Ishmit-ndërkohë që vlera e tokave është rritur me zhvillimin e turizmit në zonë.

Prokuroria e Durrësit i nisi hetimet në mars 2019, pas një kallëzimi të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, e cila gjatë një kontrolli të zhvilluar në shtator dhe tetor 2018 kishte gjetur një sërë praktikash regjistrimi në kundërshtim me ligjin.

Hetimi u udhëhoq nga prokurori Afrim Shehu dhe në shtator 2019, e proceduara e parë e çështjes me nr. 531 ishte Lusiena Kolaj, përgjegjëse e sektorit juridik në Kadastrën e Durrësit. Megjithatë, çështja nuk përmban asnjë të dhënë për drejtorin e Kadastrës, Liridon Pula, i cili u arrestua në fillim të tetorit me urdhër të prokurorit Arjan Ndoj- i akuzuar më pas nga krerët më të lartë të ekzekutivit se po punonte për llogari të një “grupi të strukturuar kriminal”.

Prokuroria e Durrësit ka hetuar praktikat e regjistrimit të 7 parcelave të tokës në Bizë me një sipërfaqe totale prej 68 mijë metrash katrorë, nga të cilat dyshohet se janë falsifikuar aktet  fillestare të fitimit të pronësisë, të njohura si AMTP.

AMTP-të mbajnë vitin 2002, por nga hetimet u zbulua se dokumentet e rreme në formë dhe përmbajtje janë prodhuar gjatë viteve 2014-2015 nga ish-kryetari i komisionit të ndarjes së tokës, Gjergj Bushaj dhe ish-anëtari Latif Mullahi, me bashkëpunimin e ish-kryetarit të komunës së Ishmit, Sulejman Ibrahimi, i cili ka lejuar vulosjen e AMTP-ve dhe ia ka përcjellë ato zyrtarisht ZRVPP-së së Durrësit.

Të afërmit e Gjergj Bushajt janë përfshirë më pas në procesin e regjistrimit të pronave në Hipotekë si dhe ndarjen e tyre në parcela më të vogla me qëllim shitjen. Prokuroria ka zbuluar në një rast se ish-kryekomunari Ibrahimi ka përfituar gjysmën e parave të shitjes së një parcele.

Hetimi ka ngritur akuza edhe për zyrtarët e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës, të cilët dyshohet se jo vetëm kanë kryer veprime regjistrimi në kundërshtim me ligjin, por kanë qenë gjithashtu në dijeni të falsifikimeve.

Një përgjim i Prokurorisë së Durrësit i qershorit 2019 ekspozon zhdukjen e referencave të regjistrimit të pasurive nga arkiva e hipotekës, bashkë me 30-40% të dosjeve fizike.

“Dëgjo këtu, dosjet kanë një problem. Gati 30-40% e këtyre kanë ekzistuar dosjet, mirëpo fizikisht nuk janë më në arshivë. Ndodhen nëpër bagazhe makinash,” thuhet në bisedën e përgjuar.   Bashkëbiseduesi, i cili nuk identifikohet në kërkesën e Prokurorisë i përgjigjet se: “ …t’i verifikojnë, ne do t’ua rikrijojmë. Është problemi i zyrës, nuk është i qytetarit”.

Përfitues me prokurë

Pas tjetërsimit të tokave shtetërore përmes dokumenteve të falsifikuara si dhe regjistrimit të tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në Durrës, të akuzuarit Gjergj Bushaj, djali i tij Ledi Bushaj apo ish-kryetari i Komunës, Sulejman Ibrahimi kanë vepruar si përfaqësues me prokurë të banorëve të zonës së Bizës në shitjen e pronave.

Të dhënat e siguruara nga kërkesa për masë sigurie e Prokurorisë së Durrësit tregojnë se në dëshmitë e tyre për hetuesit, përfituesit e parë të tokës kanë mohuar që të jenë marrë me dokumentet, të kenë gjetur blerës apo të kenë pasur rol aktiv në shitjen e pronave.

Gjon Proja, njëri prej të arrestuarve si përfitues i tha Prokurorisë se e ka shitur tokën për 5 milionë lekë, ndonëse në kontratën e shitjes e kishte deklaruar 2.5 milionë lekë.

“Shitjen e pasurisë e ka bërë shtetasi Sulejman Ibrahimi, i autorizuar me prokurorë të posaçme,” tha Proja, i cili ka shtuar se në kohën e hartimit të prokurës kishte qenë në Itali dhe se gjysmën e parave i kishte marrë ish-kryetari i Komunës së Ishmit.

Një version të ngjashëm ka dëshmuar për Prokurorinë e Lek Ndoj, i cili kishte shitur 11 dynym nga toka e tjetërsuar për 44 mijë euro. Në këtë rast, shitja është kryer përmes autorizimit me prokurë të shtetasit Ledi Bushaj, djali i Gjergj Bushajt, i cili është ende në kërkim nga policia e Durrësit.

Ndërsa pjesa më e madhe e banorëve të Bizës e kanë gjetur veten papritur pronarë, të tjerë persona të përfshirë në skemën e falsifikimeve kanë tentuar të përfitojnë përmes legalizimit. Një sipërfaqe toke prej 12 mijë metrash katrorë në fshatin Bizë rezultoi e regjistruar përmes një lejeje legalizimi në emër të Lush Osmanit, administrator i kompanisë Shpresa Al.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se në hipotekën e Durrësit kishte mbërritur kërkesa për legalizimin e tokës në mbiemrin Keta dhe jo Osmani dhe përveç aplikimit nuk ekzistonte asnjë gjurmë tjetër në sistem.

Në shtator 2019, toka e mësipërme, që sipas Prokurorisë ishte regjistruar përmes një lejeje të falsifikuar legalizimi ishte ofruar si barrë hipotekore në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

“Shtetasi Lush Osmani ka aplikuar për të regjistruar si barrë hipotekore pasurinë me nr. 440/104, e regjistruar me leje legalizimi të falsifikuar,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë së Durrësit.

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit lush osmani operacioni rodoni arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit lush osmani operacioni rodoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj