LIVE UPDATES
Aktualitet

“Pacienti 0” i shëruar nga koronavirusi, mjeku Tritan Kalo tregon gjendjen e tij: Është i paduruar për të dalë, gjë n

18 Mars 2020, 20:03 Nga DOSJA
“Pacienti 0” i shëruar nga koronavirusi, mjeku Tritan Kalo

Mjeku infeksionit Dr. Tritan Kalo ishte i ftuar mbrëmjen e sotme nw ABC News pwrballw gazetarit Endri Xhafo. Në bisedë me Xhafon Dr. Kalo sqaroi në mënyrë të hollësishme se sa e përgatitur është struktura spitalore, për të pritur pacientët me koronavirus, dhe sa mjekë infeksioniste por jo vetëm, do të trajtojnë të sëmurët me Covid-19.

Dr. Kalo tha se janë rreth 40 shtretër të gatshëm, për të trajtuar të sëmurët në terapi intensive, duke llogaritur këtu edhe shtretërit e spitalit “Shefqet Ndroqi”, që do të kalojë në spitalin “Cov 2”, siç e kanë quajtur specialistët e shëndetit, që do të trajtojë të sëmurët e kësaj kategorie.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Pacienti që është gati duke dalë nga spitali si sillet, del, lëviz??

Dr. Tritan Kalo: Janë të gjithë normale, janë të paduruar për të dalë, duhet të punosh pak në aspektin psikologjik.

Endri Xhafo: Ju ndërkohë keni veshjet e posaçme mbrojtëse apo jo?

Dr. Tritan Kalo: Patjetër, si rregull sëmundja mund të përhapet përmes spërklave dhe ne mund të bëhemi viktimë e këtij infeksioni.

Endri Xhafo: Ju jeni infeksionit, Dr. Arjan Harxhi është infeksionit, zakonisht këta njerëz që janë me sëmundje infektive ndiqen vetëm nga këta infeksionistë?

Dr. Tritan Kalo: Varet nga shtrirja, psh. Në Kinë fillimisht ishin mjekët infeskionistë dhe pneumologët që u morën me këta të sëmurë për shkak të shtrirjes së këtyre të sëmurëve. Kjo shpjegon atë rritjen me 25 mijë raste brenda 1 dite në Kinë. Më pas u tha se është e pamundur të testohen të gjithë dhe të hospitalizohen të gjithë, ata që kanë pak elementë klinikë mjaft mirë mjekët e komunave mund të bënin organizimin e tyre, ti trajtonin këta të sëmurë, mjaftonte që të kishin kritere klinike, epidemiologjike dhe kritere radiologjike që përputhen me Sars-Cov, kështu që edhe në Kinë nuk dihet me saktësi sa kanë qenë pozitivë.

Endri Xhafo: Sa mjekë infeksionistë ka Shqipëria?

Dr. Tritan Kalo: Kemi 15 mjekë aktivë në spital, kemi mjekët infeksionistë të poliklinikave të specialiteteve, të cilët vijnë dhe bëjnë shërbim tek ne bashkë me mjekët tanë për të qenë më i update-uar dhe gjithmonë në korent të problemeve, ka vite që bëhet kjo. Kemi mjekë infeksionistë që punojnë në klinikat private kemi edhe mjekë infeksionistë që punojnë në strukturat e spitaleve rajonale.

Endri Xhafo: Në rast se skenari do të agravohet deri në nivelin e 4-t dhe do të duhet një ambient i Spitalit Amerikan për këtë do të përballohet mjaftueshëm me infeksionistë se A. Gjata tha se reanimatologe kemi 200…

Dr. Tritan Kalo: Spitali Amerikan ka infeksionistët e vet. Aktualisht janë 5 mjekë infeksionistë që punojnë në strukturat e Spitalit amerikan, ata mjaft mirë mund të jenë përgjegjës për menaxhimin e tyre pa harruar edhe faktin që bashkëpunimi do të jetë gjithmonë i madh. Covid-19, duke qenë se ka prekje pulmonare, pneumologët vendosen mjaft mirë për të na u bërë krah në trajtimin e këtyre të sëmurëve, jo më kot spitali Shefqet Ndroqi është parashikuar si Back-up i dytë ku do të zhvendosen këta të sëmurë. Me strukturën e re është parashikuar që numri i të sëmurëve në terapi intensive, nr. i aparateve, për të trajtuar këta të sëmurë do të jetë 4. Janë futur në përdorim edhe 6 të tjerë dhe është menduar që 22 shtretër të jenë në një repart të vecantë. Më e rëndësishmja që popullata duhet të ketë parasysh një gjë, të sëmurët që kanë nevojë për dializën apo hemodializën për shkak të insuficiencës renale ose të sëmurë që kanë insuficencë renale që bëhen viktimë e këtij infeksioni, po ngrihet reparti që kjo dializë tu ofrohet në mjediset e spitalit infektiv, gjithçka të mbyllet brenda spitalit. Ne kemi skanografinë brenda spitalit, të ekografisë, të grafive portabël në mënyrë që të mos ketë asnjë arsye që këta të sëmurë të kalojnë në mjedise të tjera spitalore për tu ekzaminuar

Endri Xhafo: Nga kjo që thoni kuptojmë se nuk janë të gjithë personat e shtruar ne terapi intensive, sa do të ishte numri maksimal i personave në terapi intensive që ne mund të përballojmë?

Dr. Tritan Kalo: Janë rreth 34 që mund të përballojmë dhe të asistohen në shërbimin infektiv por njëkohësisht ne kemi të lirë të gjithë shtretërit e terapisë intensive në Spitalin “Shefqet Ndroqi” që janë 8 shtretër. Pra rreth 40 shtretër të gatshëm. Mos të harrojmë edhe strukturat e Cov 3 dhe Cov 4 që kanë edhe ata struktura të asistencës ventilatore.

Endri Xhafo: Si e lexoni këtë kurbë që po reflekton Shqipëria?

Dr. Tritan Kalo: Jam optimistë, me masat paraprake, me izolimin që po bëhet të mos arrijmë të ndjekim atë kurbën kineze dhe Italiane por t kemi intensitet më të ulët dhe gjithmonë të zhvendosur në mënyrë graduale dhe zbritjen graduale. Rënia do të ndodhë si në gjithë vendet e tjera por ndoshta nuk do të kemi atë pikën kulminante aq të lartë sa Kina dhe Italia, në të cilën mjeku vihet përpara dilemës; kë të mjekojë, kë të asistojë, dhe kë jo. Shpresoj që të mos arrijmë në këtë skenar

Endri Xhafo: Ministria ka raportuar sot që rasti i parë me Covid-19 është i intubuar sot, bëhen 4 raste të intubuar, ju thatë që janë 3.

Dr. Tritan Kalo: Unë kam të dhëna të drejtpërdrejta, rrugës që vija për këtu shefja e infektivit Dr. Najada Çomo më informoi se janë 28 të sëmurë, 3 në terapinë intensive të paintubuar dhe 25 në pavione, i përmbahem kësaj shifre se më vjen nga burim i dorës së parë.

Marrë nga abcnews.al

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj