LIVE UPDATES
Bota

Draft-marrëveshja me 22 pika/ Ndarja e kufijve, Serbia merr Ujmanin, Mitrovica me statusin “Free City”, (Detajet)

23 Shkurt 2019, 12:11 Nga DOSJA
Draft-marrëveshja me 22 pika/ Ndarja e kufijve, Serbia merr Ujmanin,

KOSOVË- Në një kohë kur debati publik për korrigjimin e kufijve të Kosovës është në kulmin e tij, mediat kosovare publikojnë të dhëna nga projekt-marrëveshja, e njohur ndryshe si “Trakti i miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”, mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një dokument me 22 pika, që në rast firmosjeje hyn në fuqi në 1 nëntor të këtij viti, thuhet se palët do kenë kufi të rinj, të njohur nga të dy vendet dhe automatikisht bëhen anëtare në OKB.

Më tej, thuhet se Serbia do të marrë ujmanin, ndërkohë që Kosova merr Preshevën. Po ashtu, mësohet se Medvegjia i ngelet Serbisë bashkë me disa fshatra të tjerë përreth. Dokumenti parashikon që Mitrovica do të jetë si Republika sbrska, me një status “Free city” për 35 vite dhe do të ketë një kryetar qyteti me presidium, një serb, një shqiptar dhe një tjetër të caktuar nga OKB.

DRAFT-MARREVESHJA E PLOTE

Disa nga pikat kyçe të draft marrëveshjes së propozuar të “traktit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e SHBA-ve,Rusisë dhe Francës!,
1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin traktatin e miqësisës dhe fqinjësisë së mirë!
2. Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë.
3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok.
Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual.
4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë.
5. Mitrovica – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe.
Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleist, të ndarë përgjysëm dhe 5 të huaj të caktuar nga Administratori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO.
6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac – Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice.
Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysëm, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.
15. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë.
16. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues.
17. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.
18. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD).
19. Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce, Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe Retkocerin.
20. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte.
21. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.
22. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite.
23. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura.
24. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri.
25. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim.
26. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030.
27. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro.
28. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin.
29. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet.
30. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja.
Në negocim janë edhe tri çështje tjera:
1. Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale, kurse në OKB do ta njoh si Kosovo, pra don ta regjistroj me dy emra.
2. Asnjë shtet nuk ka drejtë të bashkohet me shtetin tjetër, apo territorin tjetër për 99 vjet
(zgjidhet kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni).
3. Palët obligohen që të kenë votë unanime në OKB për çështjet e caktuara (për çështjet
teknikisht ende të hapura). Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbarojnë deri në datën 15 Maj 2019.
Marrëveshja finale firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik 2019. Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e bëjnë ratifikimin dhe i ndryshojnë Kushtetutat e tyre.Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntorë 2019.

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një propozim i hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që prej muajit korrik 2018. Sipas Thaçit, korrigjimi i kufijve nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Përveç luginës së Preshevës, Thaçi thotë se do bashkohen edhe Medvegja dhe Bujanovci me territorin e Kosovës, por nga drafti i propozuar, duket se Kosova ka shumë për të humbur. Gjermania është një nga vendet që ka dalë kundër kësaj marrëveshjeje ndërkohë që SHBA dhe BE, nuk janë pozicionuar në një qëndrim zyrtar nëse janë pro ose kundër. Zyrtarët janë mjaftuar me deklaratat pro një marrëveshjeje mes dy vendeve, pa e specifikuar nëse do e pranojnë një ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni korrigjimi i kufijve kufijte e kosoves marrëveshja kosovë-serbi mitrovica ujmani korrigjimi i kufijve kufijte e kosoves marrëveshja kosovë-serbi mitrovica ujmani

Sondazh

Poll
Bota 22 Shkurt 2019, 11:45

Tërmeti 7.5 ballë godet Ekuadorin

Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë pak të populluar 139 milje (224 km) në juglindje të qytetit të Ambato. Tërmeti filloi të ndihej në një thellësi prej 132 ...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve