LIVE UPDATES
Draft

"Komision politik!" I thirrur për të dëshmuar te Shëndetësia/ Beqaj: Këto mbledhje janë shkelje syri për lobet e mjekësisë private! Mungesë serioziteti dhe përgjegjshmërie

Beqaj tha se duke qenë se është nje Komision i iniciuar nga Partia Demokratike, ashtu si çdo akt tjetër i saj, sipas tij, nuk lidhet me interesin publik.

12 Nëntor 2024, 10:19 Nga M.B
"Komision politik!" I thirrur për të dëshmuar te
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i thirrur për të dëshmuar sot në Komisionin hetimor të Shënetësisë, lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it, deklaroi se ky komision është politik. Beqaj tha se duke qenë se është nje Komision i iniciuar nga Partia Demokratike, ashtu si çdo akt tjetër i saj, sipas tij, nuk lidhet me interesin publik.

Po ashtu Beqaj shtoi se “Check-up” është një fjalë zhargoni dhe nuk gjendet as në ligj dhe as në VKM përkatëse, as në kontratën koncesionare dhe se ligji njeh “kontrollin mjekësor bazë”. Ish-ministri tha se “Shërbimi publik i sterilizimit” është një nocion i shpikur nga Partia Demokratike dhe se kontrata koncesionare ofron një shërbim të menaxhimit të integruar të instumentarit kirurgjikal dhe riskut infeksional në spitalet publike të vendit.

Sipas tij, hetimet e deritanishme të këtij komisioni kanë vërtetuar gjendjen skandaloze të shëndetësisë shqiptare deri në vitin 2013. Beqaj tha se komisioni është shkelje syri për lobet e mjekësisë private në Shqipëri dhe presion i hapur ndaj nëpunësve përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë, që në fund të kontratave, këto shërbime duhet të vdesin e situata duhet të kthehet si në 2013.

Pjesë nga deklarata e Beqajt:

Zonja dhe Zotërinj deputetë,

Duke qenë se vij nga politika, e kam të qartë se çdo gjë në parlament është politike, pra edhe ky Komision parlamentar.

Duke qenë se është nje Komision i iniciuar nga Partia Demokratike, ashtu si çdo akt tjetër i saj, nuk lidhet me interesin publik.

Mungesa e seriozitetit dhe përgjegjshmërise duket që në objektin e Komisionit hetimor.

“Check-up” është një fjalë zhargoni dhe nuk gjendet as në ligj dhe as në VKM përkatëse, as në kontratën koncesionare. Ligji njeh “kontrollin mjekësor bazë”.

“Shërbimi publik i sterilizimit”, së pari, është një nocion i shpikur nga Partia Demokratike. Kontrata koncesionare ofron një shërbim të menaxhimit të integruar të instumentarit kirurgjikal dhe riskut infeksional në spitalet publike të vendit.

Qëllimi i PD-së nuk jam as unë. Për ta nuk jam më kundërshtar politik.

Të dëmtuarit më të mëdhenj në vitet kur unë kam qenë Ministër i Shëndetësisë kanë qenë lobet farmaceutike të cilave prej vitit 2015 e në vijim u mungojnë çdo vit 70 milion USD fitime, të pamerituara për mendimin tim. Këto lobe financuan edhe fushatën e PD-së në 2013.

Edhe hetimet e deritanishme të këtij komisioni kanë vërtetuar gjendjen skandaloze të shëndetësisë shqiptare deri në vitin 2013. Miliona euro investime të blera dhe të lëna në qese.

Përveç centralit të sterilizimit, në QSUT ishin të lëna në qese edhe:

·       angiografi koronar në spitalin “Shefqet Ndroqi”

·       angiografi periferik i QSUT

·       akseleratori linear në neurokirurgji në QSUT

·       sistemi PACS i menaxhimit të diagnostikës imazherike në QSUT

Të gjitha këto ishin lënë në qese me qëllim që të dobësohej shëndetësia publike në favor të shëndetësisë private.

Dy kontratave objekt hetimi u kanë mbetur edhe më pak se dy vjet deri në përfundimin e tyre. Meraku i PD-së nuk është kjo periudhë e mbetur. Meraku i PD-së është cfarë do të ndodhë pas përfundimit të tyre.

Ky komision është shkelje syri për lobet e mjekësisë private në Shqipëri. Është edhe presion i hapur ndaj nëpunësve përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë, që në fund të kontratave, këto shërbime duhet të vdesin e situata duhet të kthehet si në 2013.

Shërbim publik shëndetësor në agoni, shërbim shëndetësor privat që lulëzon nga pagesat e drejtpërdrejta të qytetarëve.

ilir beqaj

Sondazh

Poll
Draft 25 Janar 2023, 19:24 k.m.

Krahasimi Tahiri-Rama

Edi Rama dhe Saimir Tahiri TIRANË- 1 nëntor 2018; Saimir Tahiri kërkoi që të bënte takimin e parë me mediat për t&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj