LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit, godet centralin bërthamor në Isfahan, vritet komandanti i dronëve të Gardës Revolucionare

• Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme të reja herët në mëngjesin e së shtunës, një ditë pasi Teherani deklaroi se nuk do të negociojë për programin e tij bërthamor, ndërsa Europa po përpiqet të mbajë gjallë bisedimet për paqe. • Forcat Ajrore izraelite kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj objektivave strategjikë në territorin iranian, duke përfshirë qendra magazinimi dhe lëshimi raketash në pjesën qendrore të vendit. • Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se Izraeli kishte goditur objektin bërthamor në Isfahan, një nga më të mëdhenjtë në vend. • Zëvendësguvernatori i provincës konfirmoi sulmin, por theksoi se nuk ka viktima apo dëme të rrezikshme.• Mediat iraniane thanë gjithashtu se Izraeli kishte sulmuar një ndërtesë në qytetin e Qomit, ku raportimet paraprake flasin për një 16-vjeçar të vrarë dhe dy persona të plagosur. • Forcat Ajrore izraelite njoftuan se kanë vrarë Amin For Judaki, komandant i njësisë së dytë të dronëve të Gardës Revolucionare. • Ushtria izraelite në një njoftim të dytë ditën e sotme, thotë se ka vrarë një tjetër komandant të ushtrisë së Iranit. • Sipas IDF, Behnam Shahriyari ishte përgjegjës për financimin dhe furnizimin me armë të organizatave terroriste rajonale të Iranit. • Në njoftim thuhet se ai u eliminua më shumë se 1,000 km larg Izraelit, ndërsa udhëtonte në Iranin perëndimor.• Ushtria izraelite shton se eliminimi i tij përfaqëson një goditje të rëndë për aftësinë e organizatave terroriste që rrethojnë Izraelin për t'u riorganizuar dhe forcuar pasi u dëmtuan rëndë nga IDF gjatë luftës.

25 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Ambasadori Huckabee: Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar fluturimet e evakuimit nga Izraeli

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
mike huckabee

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar evakuimin e amerikanëve nga Izraeli. Kështu ka njoftuar sot ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ndërsa konflikti Izrael-Iran dhe shkëmbimi i sulmeve mes tyre hyn në javën e dytë.

“Departamenti i Shtetit ka filluar fluturimet e asistuara të nisjes nga Izraeli”, shkroi Huckabee në një postim në "X", duke u kërkuar amerikanëve që duan të evakuohen të plotësojnë një formular.

Huckabee ndau gjithashtu këshilla sigurie, duke përfshirë këshilla për të mësuar vendndodhjen e strehimores më të afërt kundër bombave ose ndonjë strehimoreje tjetër të fortifikuar.

Departamenti i Shtetit është përgatitur për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli prej disa ditësh, ndërsa Izraeli dhe Irani vijojnë me sulmet dhe Presidenti Donald Trump po shqyrton përfshirjen e SHBA-së.

11 MUAJ ME PARE

Lideri Suprem i Iranit mesazh nga "arratia" për Palestinën: Fitorja e palestinezëve është diçka e sigurtë

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
ali khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka ndarë sonte një mesazh në mbështetje të popullit palestinez, ndërsa vetë Irani është i përfshirë në një konflikti me Izraelin. Në një postim në platformën "X", Khameni shkruan se fitorja e palestinezëve është diçka e përcaktuar, ndërsa shprehet se Palestina është çështje qendrore për Iranin.

"Palestina është një çështje qendrore për ne dhe fitorja e palestinezëve është diçka e sigurtë.", thuhet në postim. 

Më herët gjatë ditës së sotme The News York Times raportoi se udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili strehohet në një bunker, ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidatë për ta pasuar atë në rast se ai vritet. Khamenei, 86 vjeç, ka emëruar gjithashtu zëvendësues për zinxhirin e lartë të komandës ushtarake, nga frika se më shumë udhëheqës të lartë mund të jenë në shënjestër të Izraelit pas vdekjes së disa zyrtarëve të lartë më herët në goditjet hapëse të fushatës së Izraelit. Tre burimet iraniane, të cilat kërkuan anonimitet, thanë se Khamenei tani komunikon me komandantët ekskluzivisht përmes një ndihmësi dhe ka pushuar së përdoruri të gjitha komunikimet dixhitale për të shmangur zbulimin.

Khamenei thuhet se pranon mundësinë e vrasjes nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara dhe beson se nëse vritet, ai do të vdesë si martir. Në një veprim të rrallë, ai i ka udhëzuar Asamblesë së Ekspertëve - organi i ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem - që të zgjedhë shpejt pasardhësin e tij nga tre emrat që ai ka ofruar, duke synuar të sigurojë një tranzicion të qetë dhe të shpejtë të pushtetit.

Që nga fillimi i luftës, Khamenei ka lëshuar dy mesazhe të regjistruara për publikun iranian, duke u zotuar se regjimi nuk do të dorëzohej. Normalisht duke vepruar nga një kompleks i sigurt në Teheran, vendimi i Khameneit për t'u strehuar në një bunker nxjerr në pah intensitetin e sulmeve ajrore izraelite dhe frikën brenda udhëheqjes së Iranit. NYT thotë gjithashtu se ministria e inteligjencës e Iranit u ka urdhëruar zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe komandantëve ushtarakë të qëndrojnë në fshehtësi dhe të ndalojnë përdorimin e telefonave celularë ose çdo pajisjeje komunikimi elektronik, për shkak të frikës nga infiltrimi izraelit ose vrasjeve të synuara. Dy burime iraniane thanë se direktiva e sigurisë pasqyron shqetësime të thella mbi mundësinë e sulmeve të mëtejshme ndaj udhëheqjes së Iranit.

11 MUAJ ME PARE

Izraeli nis sulme ajrore në Iranin jugor dhe qendror, nën shënjestër depot e armëve dhe infrastruktura ushtarake

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite thotë se ka nisur sulme ajrore në qytetin jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar një depo armësh dhe vende për mjete ajrore pa pilot.

Pak më parë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se po synonin gjithashtu aeroplanë luftarakë që i përkisnin Forcave të Armatosura Iraniane dhe infrastrukturën ushtarake në Iranin qendror.

Në një përditësim të përditshëm, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë vazhduar të godasin çdo element të zinxhirit të prodhimit të raketave të Iranit. Izraeli ka deklaruar se fushata e tij ushtarake në Iran nuk ka mbaruar pasi Teherani ende zotëron "aftësi dhe qëllime".

11 MUAJ ME PARE

Zëdhënësi ushtarak iranian: Çdo dërgesë armësh në Izrael do të konsiderohet si ndihmë për agresionin kundër Iranit dhe do të cilësohet si objektiv i forcave tona të armatosura

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
foto ilustruese

IRAN- Një zëdhënës ushtarak iranian paralajmëroi se eksportet e armëve në Izrael do të konsiderohen objektiva legjitime nga Teherani, teksa të dy vendet vazhdojnë shkëmbimin e sulmeve.

Pajisjet ushtarake ose të radarëve të dërguara në Izrael do të konsiderohen si ndihmë për agresionin kundër Iranit, tha zëdhënësi i krahut inxhinierik të forcave të armatosura të Iranit në një video në Telegram.

Ai pretendoi se Izraeli kishte pësuar humbje të konsiderueshme në radar dhe mbrojtje ajrore ditët e fundit, duke shtuar se ushtria izraelite po përballet me mungesa municionesh dhe pajisjesh.

“Çdo transferim i pajisjeve ushtarake ose radari me anije ose avion për të ndihmuar regjimin sionist do të konsiderohet si përfshirje e drejtpërdrejtë në agresion dhe do të trajtohet në përputhje me rrethanat nga forcat tona të armatosura”, shtoi zëdhënësi, raporton CNN

Izraeli nisi fushatën e tij ushtarake kundër Iranit më 13 qershor, duke shkaktuar sulme hakmarrëse nga Teherani. Një përpjekje fillestare diplomatike midis ministrave të jashtëm evropianë dhe homologut të tyre iranian rezultoi e kotë të premten.

Teherani tha se nuk do të fillojë diskutime me SHBA-në, furnizuesin kryesor të armëve të Izraelit, për sa kohë që fushata e bombardimeve të Izraelit vazhdon.

11 MUAJ ME PARE

Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, "zhdukja" e Ali Khameneit anulon gjithçka

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
trump, erdogan

TURQI- Një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Stamboll dështoi në minutën e fundit, pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk ishte në gjendje të jepte miratimin e nevojshëm.

Sipas tre zyrtarëve amerikanë dhe një burimi me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes të cituar nga Axios, takimi ishte planifikuar të zhvillohej në Stamboll këtë javë, me iniciativën e Erdogan.

Presidenti turk kontaktoi Donald Trump të hënën, ndërsa ishte në Kanada me udhëheqësit e G7, dhe sugjeroi që ai të organizonte një takim midis amerikanëve dhe iranianëve të nesërmen.

Trump pranoi dhe tha se ishte gati të dërgonte Zëvendëspresidentin Vance dhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe madje të udhëtonte vetë në Turqi për t'u takuar me Presidentin iranian Masoud Peskov nëse kjo do të ishte e nevojshme për të arritur një marrëveshje.

Në fakt, sipas Axios, disa orë para telefonatës së Erdogan, Shtëpia e Bardhë kishte marrë një sinjal nga iranianët përmes kanaleve të fshehta se ata donin një takim.

Pala turke, përmes Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, ia përcolli propozimin Teheranit. Peskov dhe Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u përpoqën të kontaktonin Ajatollah Ali Khamenein për miratim. Megjithatë, Khamenei, i cili është fshehur nga frika e vrasjes nga Izraeli, nuk u gjet gjëkundi.

Pas disa orësh, iranianët i informuan turqit se nuk kishin arritur të siguronin miratimin e nevojshëm. Ankaraja ia transmetoi zhvillimin SHBA-së dhe takimi u anulua.

11 MUAJ ME PARE

Presidenti i Iranit: Teherani është gati për negociata, por nuk do të ndalojë aktivitetet bërthamore

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
masoud pezeshkian

IRAN- Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se vendi i tij është gati të ofrojë garanci dhe të ndërtojë besim në lidhje me aktivitetet bërthamore të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, pasi presidenti i Francës Emmanuel Macron shprehu shqetësime në një telefonatë të shtunën.

“Republika Islamike e Iranit është e gatshme për negociata dhe dialog për të zgjidhur çështjet, por çdo bisedë ose parakusht do të pranohet vetëm brenda kuadrit të ligjeve dhe normave ndërkombëtare”, tha Pezeshkian në një deklaratë ditën e sotme.

Pezeshkian shtoi se Teherani nuk do të pranojë kurrë reduktimin e aktiviteteve bërthamore në zero dhe paralajmëroi se përgjigjja e Iranit do të jetë edhe më vendimtare dhe e fuqishme përballë sulmit të Izraelit.

“Që nga fillimi, ne kemi kërkuar të forcojmë bashkëpunimin me të gjitha vendet e botës bazuar në besimin dhe respektin e ndërsjellë. Megjithatë, ishte regjimi sionist ai që e prishi këtë rrugë që nga dita e parë”, tha ai.

Izraeli nisi sulme masive ndaj Iranit më 13 qershor, të cilat sipas tij kishin në shënjestër lokacione bërthamore dhe oficerë të lartë ushtarakë, duke shkaktuar sulme hakmarrëse nga Teherani. Luftimet njëjavore kanë shkaktuar tashmë një kosto të hidhur njerëzore.

Irani ka ndërtuar infrastrukturën e tij bërthamore që nga vitet 1960, me disa objekte të varrosura nën tokë. Është i aftë të kryejë shumicën e fazave të prodhimit të uraniumit, nga minierat deri te pasurimi - dhe prej kohësh ka mbajtur qëndrimin se programi është paqësor, konkretisht për të gjeneruar energji për përdorim civil.

11 MUAJ ME PARE

Houthi-t kërcënojnë SHBA-në: Do të sulmojmë anijet amerikane në Detin e Kuq nëse Uashingtoni merr pjesë në sulmet ndaj Iranit

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
foto ilustruese

JEMEN- Houthi-t e Jemenit njoftuan gatishmërinë e tyre për të synuar anijet amerikane në Detin e Kuq nëse SHBA-të marrin pjesë në një sulm ndaj Iranit, pavarësisht një marrëveshjeje të mëparshme me Uashingtonin. Houthit e Jemenit thanë se do të synojnë anijet amerikane në Detin e Kuq nëse Uashingtoni merr pjesë në ndonjë sulm të mundshëm kundër Izraelit në bashkëpunim me Izraelin, njoftoi grupi të shtunën.

"Ne do të synojmë anijet dhe anijet luftarake amerikane në Detin e Kuq nëse Uashingtoni merr pjesë në sulm ndaj Iranit", tha zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, në një deklaratë të publikuar nga media e grupit.

Saree theksoi se grupi po monitoron nga afër lëvizjet në rajon, përfshirë ato që ai i përshkroi si lëvizje armiqësore dhe do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur veten. Komentet vijnë një ditë pasi SHBA-të vendosën sanksione të reja që synojnë subjektet kryesore ekonomike të lidhura me grupin Houthi.

Kjo vjen gjithashtu në mes të tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Iranit, ku ka spekulime rreth një sulmi të mundshëm ushtarak amerikan që synon programin bërthamor të Iranit. Mediat e huaja raportuan se dy skuadrilje bombarduesish strategjikë B-2, të cilët janë të aftë të mbajnë bomba që shkatërrojnë bunkerë, u nisën nga Baza Ajrore Whiteman në Missouri të premten në mëngjes.

Ata po shkojnë në drejtim të ishullit Guam në Oqeanin Paqësor, pa treguar lëvizje drejt bazës Diego Garcia në Oqeanin Indian, e cila është përdorur më parë në operacione të ngjashme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në maj se kishte arritur një mirëkuptim me grupin Houthi përmes ndërmjetësimit të Omanit për të ndaluar operacionet detare kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq në këmbim të përfundimit të sulmeve ajrore të SHBA-së mbi pozicionet dhe zonat e grupit nën kontrollin e tij.

Deti i Kuq është një zonë strategjikisht e rëndësishme, përmes së cilës kalon afërsisht 10 përqind e tregtisë globale, dhe përshkallëzimi në këtë zonë mund të ketë pasoja të gjera ekonomike dhe të sigurisë.

11 MUAJ ME PARE

A po planifikon SHBA të sulmojë centralet bërthamore të Iranit? Bombarduesit amerikanë B-2 zhvendosen në Paqësor mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
avioni bombardues

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvendosin bombarduesit B-2 në ishullin e Guamit në Paqësor, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters, ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton nëse Shtetet e Bashkuara duhet të marrin pjesë në sulmet e Izraelit kundër Iranit.

Nuk është e qartë nëse vendosja e bombarduesve ishte e lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme. B-2 mund të jetë i pajisur për të mbajtur raketën amerikane GBU-57 Massive Ordnance Penetrator, e projektuar për të shkatërruar objektiva thellë nën tokë. Kjo është arma që ekspertët thonë se mund të përdoret për të goditur programin bërthamor të Iranit, përfshirë centralin bërthamor të Fordow.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, nuk pranuan të zbulonin detaje të mëtejshme. Një zyrtar tha se ende nuk ishin dhënë urdhra paraprakë për të zhvendosur bombarduesit përtej Guamit dhe gjithashtu nuk thanë se sa bombardues B-2 po zhvendosen. Pentagoni nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Ekspertët dhe zyrtarët po vëzhgojnë nga afër nëse bombarduesit B-2 do të lëvizin përpara drejt një baze ushtarake amerikano-britanike në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian. Ekspertët thonë se Diego Garcia është në një pozicion ideal për të vepruar në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara kishin bombardues B-2 në Diego Garcia deri muajin e kaluar, kur ata u zëvendësuan me bombardues B-52.

Izraeli tha të shtunën se kishte vrarë një komandant veteran iranian gjatë sulmeve nga të dyja palët në luftën ajrore më shumë se një javë të gjatë, ndërsa Teherani tha se nuk do të negociojë për programin e tij bërthamor ndërsa është nën kërcënim. Izraeli thotë se Irani ishte në prag të zhvillimit të armëve bërthamore, ndërsa Irani thotë se programi i tij atomik është vetëm për qëllime paqësore.

Presidenti Trump ka thënë se do t’i duhen deri në dy javë për të vendosur nëse Shtetet e Bashkuara duhet të hyjnë në konflikt në anën e Izraelit, kohë e mjaftueshme “për të parë nëse njerëzit do të vijnë në vete apo jo”, tha ai.

Lëvizja e një numri të madh avionësh cisternë në Evropë dhe aseteve të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme janë raportuar gjatë javës. Një aeroplanmbajtëse në Indo-Paqësor po shkon gjithashtu drejt Lindjes së Mesme.

11 MUAJ ME PARE

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së: Punishtja e centrifugave në uzinën bërthamore të Isfahanit në Iran është dëmtuar nga sulmet izraelite

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
foto ilustruese

IRAN- Organizata mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara thotë se një punishte centrifugash në kompleksin e kërkimit bërthamor të Iranit në Isfahan u dëmtua nga sulmet ajrore izraelite, por nuk ka rrezik për rrjedhje të materialeve të rrezikshme.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), punishtja prodhonte makineri të përdorura për pasurimin e uraniumit. Drejtori i përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, deklaroi se objektivi i sulmit ishte një punëtori centrifugash, ku prodhoheshin makinat që përdoren për pasurimin e uraniumit.

“Ne e njohim mirë këtë objekt. Aty nuk kishte material bërthamor, ndaj sulmi nuk ka pasoja radiologjike,” deklaroi Grossi.

Ky ishte sulmi i dytë në Isfahan, ndërsa konflikti midis kombeve të Lindjes së Mesme hyri në javën e dytë, duke vrarë të paktën 430 persona dhe duke plagosur gati 3,500 të tjerë në Iran, sipas ministrisë së shëndetësisë të Iranit. Autoritetet vendase thanë se nuk u raportuan viktima në sulmin në Isfahan.

Ushtria izraelite publikoi video dhe foto që sipas saj tregojnë një sulm ndaj centralit bërthamor të Isfahanit.

“Kështu duket impianti bërthamor në Isfahan, i cili përdoret për të konvertuar uraniumin, i cili është faza që pason fazën e pasurimit në rrugën drejt prodhimit të armëve bërthamore”, tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee në një postim.

"Forcat ajrore goditën objektin qendror së bashku me ndërtesat që përdoren për të prodhuar centrifuga. Ne vazhdojmë të godasim projektin bërthamor iranian."

Armiqësitë mes Iranit dhe Izraelit shpërthyen më 13 qershor kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa vende në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse. Izraeli pretendon se e sulmoi Iranin për ta penguar atë të zhvillonte një bombë bërthamore, megjithëse negociatorët iranianë ishin të angazhuar në bisedime me SHBA-në për të frenuar programin e pasurimit të uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe inteligjenca amerikane kanë thënë se nuk kishte shenja se Irani po ndërtonte një armë bërthamore, pavarësisht se Teherani e kishte pasuruar uraniumin përtej pragut të nevojshëm për qëllime civile.

11 MUAJ ME PARE

Ministri i Jashtëm izraelit: Irani kishte planifikuar sulm terrorist kundër izraelitëve në Qipro, por u parandalua

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
gideon saar

IZRAEL- Irani u përpoq të sulmonte izraelitët në Qipro, por autoritetet e Republikës së Qipros e parandaluan sulmin. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar. Në postimin e tij, ministri nuk specifikoi se çfarë lloj sulmi ishte ose kur ndodhi. Gideon Saar shkruan se trupi i Gardës Revolucionare Islamike, krahu terrorist i regjimit iranian, u përpoq të kryente një sulm kundër qytetarëve izraelitë në Qipro.

"Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike - krahu terrorist i regjimit iranian - u përpoq të kryente një sulm ndaj qytetarëve izraelitë në Qipro. Falë aktivitetit të autoriteteve qipriote të sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet izraelite të sigurisë, sulmi terrorist u pengua. Izraeli falënderon Qipron për veprimet e saj të shpejta dhe efektive. Regjimi kriminal iranian po synon qëllimisht civilët izraelitë si në Izrael ashtu edhe jashtë vendit. Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të eliminuar kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist iranian.", thuhet në postimin në "X" të Saar. 

Autoritetet qipriote konfirmuan se kanë arrestuar një burrë britanik nën dyshimin për terrorizëm dhe vepra penale të lidhura me spiunazhin. Mediat në Qipro raportuan se i dyshuari kishte monitoruar bazën ushtarake britanike në Akrotiri, si dhe një bazë qipriote, që nga mesi i prillit. Ende nuk dihet nëse burri është i lidhur me komplotin e zbuluar nga ministri izraelit.

11 MUAJ ME PARE

I strehuar në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit zgjedh tre pasardhësit e mundshëm nëse ai vritet! Djali i tij i përjashtuar nga emrat

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
ayatollah ali khamenei

IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidatë për ta pasuar atë në rast se ai vritet, raporton The New York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë të njohur me çështjen. Në rast se një udhëheqës suprem vdes, kushtetuta e Iranit kërkon që Asambleja e Ekspertëve, një organ klerikal me 88 anëtarë, të zgjedhë një pasardhës. Procesi është përdorur vetëm një herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, kur vetë Khamenei u zgjodh në vitin 1989.

Khamenei, 86 vjeç, ka emëruar gjithashtu zëvendësues për zinxhirin e lartë të komandës ushtarake, nga frika se më shumë udhëheqës të lartë mund të jenë në shënjestër të Izraelit pas vdekjes së disa zyrtarëve të lartë më herët në goditjet hapëse të fushatës së Izraelit. Tre burimet iraniane, të cilat kërkuan anonimitet, thanë se Khamenei tani komunikon me komandantët ekskluzivisht përmes një ndihmësi dhe ka pushuar së përdoruri të gjitha komunikimet dixhitale për të shmangur zbulimin.

Vendimi për të identifikuar tre pasardhës klerikë nënvizon kërcënimin e shtuar ndaj udhëheqjes së Khameneit në mes të luftës së vazhdueshme. Zyrtarët iranianë thonë se udhëheqësi suprem ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për të ruajtur stabilitetin e Republikës Islamike që nga fillimi i konfliktit. Ndërsa struktura komanduese e ushtrisë mbetet funksionale, zyrtarët pranojnë se ajo është dëmtuar ndjeshëm. Për momentin, thonë ata, nuk ka shenja të revoltës së brendshme brenda regjimit.

Khamenei thuhet se pranon mundësinë e vrasjes nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara dhe beson se nëse vritet, ai do të vdesë si martir. Në një veprim të rrallë, ai i ka udhëzuar Asamblesë së Ekspertëve - organi i ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem - që të zgjedhë shpejt pasardhësin e tij nga tre emrat që ai ka ofruar, duke synuar të sigurojë një tranzicion të qetë dhe të shpejtë të pushtetit.

Në kushte normale, procesi i zgjedhjes së një udhëheqësi të ri suprem mund të zgjasë me muaj, me klerikët që diskutojnë mbi një listë kandidatësh të mundshëm. Por, në mes të luftës aktuale, Khamenei i ka dhënë përparësi vazhdimësisë për të mbrojtur trashëgiminë e tij dhe stabilitetin e regjimit, thanë zyrtarët. Më parë, djali i Khameneit, Mojtaba - vetë një klerik me lidhje të ngushta me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike - ishte konsideruar si një pasardhës i mundshëm. Megjithatë, The New York Times raporton se ai nuk është midis emrave të paraqitur nga Khamenei. Një tjetër ish-pretendent, Presidenti Ebrahim Raisi, vdiq në një aksident me helikopter vitin e kaluar.

Që nga fillimi i luftës, Khamenei ka lëshuar dy mesazhe të regjistruara për publikun iranian, duke u zotuar se regjimi nuk do të dorëzohej. Normalisht duke vepruar nga një kompleks i sigurt në Teheran, vendimi i Khameneit për t'u strehuar në një bunker nxjerr në pah intensitetin e sulmeve ajrore izraelite dhe frikën brenda udhëheqjes së Iranit. NYT thotë gjithashtu se ministria e inteligjencës e Iranit u ka urdhëruar zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe komandantëve ushtarakë të qëndrojnë në fshehtësi dhe të ndalojnë përdorimin e telefonave celularë ose çdo pajisjeje komunikimi elektronik, për shkak të frikës nga infiltrimi izraelit ose vrasjeve të synuara. Dy burime iraniane thanë se direktiva e sigurisë pasqyron shqetësime të thella mbi mundësinë e sulmeve të mëtejshme ndaj udhëheqjes së Iranit.

11 MUAJ ME PARE

Dy dronë iranianë godasin Izraelin, raportohet vetëm për dëme materiale

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Ushtarët izraelitë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kontrollojnë dëmet e shkaktuara në një ndërtesë nga një sulm iranian në Beit

LINDJE E MESME- Dy dronë iranianë depërtuan në mbrojtjen ajrore të Izraelit dhe goditën vende në veri dhe jug, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar një nga rastet e rralla në të cilat dronët sulmues njëkahësh nga Irani shkelën me sukses mbrojtjen ajrore izraelite. Droni në Izraelin verior goditi qytetin Beit Shean pranë kufirit jordanez, duke goditur një shtëpi dykatëshe, sipas ekipeve të ndihmës së shpejtë.

Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan një vrimë të madhe në anën e ndërtesës, së bashku me dritaret dhe dyert e saj të shpërthyera. Zona përreth shtëpisë ishte e mbushur me mbeturina dhe pluhur nga impakti. Magen David Adom (MDA), shërbimi i emergjencës së Izraelit, tha se nuk ka gjetur viktima në vendngjarje ndërsa vazhdon kërkimin nëpër rrënoja.

Një dron i dytë depërtoi në mbrojtjen ajrore të Izraelit dhe u ul në një zonë të hapur në jug të vendit, sipas ushtrisë. Shumica dërrmuese e dronëve të lëshuar nga Irani që kur Izraeli nisi një sulm ndaj vendit janë kapur para se të arrinin në objektivin e tyre. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), breshëria përbëhej nga të paktën gjashtë dronë.

Një numër dronësh të tjerë që iu afruan Izraelit afërsisht në të njëjtën kohë u kapën, sipas IDF-së, duke përfshirë shkretëtirën Arava në Izraelin jugor dhe Lartësitë e pushtuara të Golanit. Irani ka lëshuar në përdorim më shumë se 1,000 dronë që kur Izraeli nisi sulmin e parë kundër Iranit javën e kaluar, tha një zyrtar ushtarak izraelit.

11 MUAJ ME PARE

Macron, bisedë telefonike me homologu iranian: Negociatat do të përshpejtohen, Teherani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Emmanuel Macron

FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ka marrë një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian. Macron thotë se kishte rënë dakord të përshpejtonte negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar.

“Unë po kërkoj: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore", shkruan ai në një postim në X.

Ai përfundon duke thënë se është i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha. Për ta arritur këtë, thotë ai,  do të përshpejtojnë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin.

11 MUAJ ME PARE

Mund të shkaktojnë një katastrofë? Analiza: Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ekspertët thonë se sulmet e deritashme të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit paraqesin vetëm rreziqe të kufizuara kontaminimi. Por, ata paralajmërojnë se çdo sulm ndaj centralit bërthamor në Bushehr, mund të shkaktojë katastrofë bërthamore. Izraeli thotë se synon t’i shkatërrojë kapacitetet bërthamore të Iranit me operacionet e tij ushtarake, por se dëshiron të shmangë një katastrofë bërthamore në rajonin ku jetojnë miliona njerëz dhe prodhohet pjesa më e madhe e naftës në botë.

Frika nga një katastrofë e tillë u përhap në Gjirin Persik të enjten, kur ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur një vend në Bushehr, në bregun e Gjirit - ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor i Iranit - por më pas sqaroi se ky njoftim ishte gabim. Izraeli njoftoi se ka sulmuar lokacione bërthamore në Natanz, Isfahan, Arak dhe Teheran. Izraeli thotë se synon ta pengojë Iranin nga krijimi i bombës bërthamore, por Irani mohon se bën përpjekje të tilla.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) raportoi se ka pasur dëmtime në fabrikën e pasurimit të uraniumit në Natanz, në kompleksin bërthamor në Isfahan, përfshirë edhe Fabrikën e Konvertimit të Uraniumit, dhe në objektet për prodhimin e centrifugave në Karaj dhe Teheran. Izraeli e sulmoi edhe Arakun, i njohur edhe si Khondab. IAEA tha se sulmet ushtarake izraelite goditën edhe Reaktorin e Ujit të Rëndë - Khondab, i cili ishte ende në ndërtim dhe nuk kishte filluar të funksiononte, dhe dëmtuan fabrikën pranë që prodhon ujë të rëndë.

IAEA theksoi se reaktori nuk ishte operativ dhe nuk përmbante material bërthamor, ndaj nuk kishte as efekte radiologjike. Në përditësimin e vlerësimit të saj të premten, IAEA tha se ndërtesat kryesore në këtë lokacion janë dëmtuar. Reaktorët me ujë të rëndë mund të përdoren për prodhimin e plutonit, i cili, ashtu sikurse uraniumi i pasuruar, mund të përdoret për krijimin e bombës bërthamore.

Peter Bryant, profesor në Universitetin e Liverpulit në Angli, i specializuar në shkencën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe politikën e energjisë bërthamore, thotë se, tash për tash, nuk është shumë i shqetësuar për rreziqet e pasojave nga sulmet. Ai thekson se objekti në Arak nuk ishte funksional, ndërsa ai në Natanz ishte nëntokësor dhe nuk u raportua për ndonjë rrezatim.

“Çështja është te kontrollimi i asaj që ndodh brenda atij objekti, por objektet bërthamore janë të projektuara për gjëra të tilla”, thotë ai.

“Uraniumi është i rrezikshëm vetëm nëse thithet fizikisht, gëlltitet ose futet në trup, në pasurime të ulëta”, shpjegon Bryant.

Darya Dolzikova, hulumtuese e lartë në Institutin Kërkimor, RUSI, në Londër, thotë se sulmet ndaj objekteve në fazat fillestare të ciklit të karburantit bërthamor - faza kur ura­niumi përgatitet për përdorim në reaktor - paraqesin kryesisht rreziqe kimike, jo radiologjike. Në objektet e pasurimit të uraniumit, shqetësim është UF6, ose heksafluoridi i uraniumit.

“Kur UF6 bashkëvepron me avujt e ujit në ajër, ai prodhon kimikate të dëmshme”, thotë Dolzikova.

Shkalla në të cilën shpërndahet materiali, varet nga disa faktorë, përfshirë motin, sipas saj.

Në erëra të dobëta, shumica e materialit pritet të depozitohet pranë objektit; ndërsa në erëra të forta, materiali përhapet më larg, por gjithashtu shpërndahet në një zonë më të gjerë”, thotë ajo.

Rreziku i përhapjes është më i ulët nga objektet nëntokësore. Simon Bennett, i cili udhëheq njësinë për sigurinë dhe mbrojtjen civile në Universitetin Leicester në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se rreziqet për mjedisin janë minimale nëse Izraeli godet objekte nëntokësore, sepse në atë rast “materiali bërthamor do të varroset nën mijëra tonë betoni, dheu dhe shkëmbi”. Rreziku më i madh do të vinte nga një sulm ndaj reaktorit bërthamor të Iranit në Bushehr.

Richard Wakeford, profesor nderi i epidemiologjisë në Universitetin e Mançesterit, thotë se sulmet ndaj objekteve ku pasurohet uraniumi, shkaktojnë kryesisht probleme kimike në zonat përreth, por nëse dëmtohen rëndë reaktorët e mëdhenj bërthamorë, situata është shumë më serioze. Në atë rast, sipas tij, do të liroheshin elemente radioaktive - ose përmes një shtrese materiali të avullueshëm në ajër, ose drejtpërdrejt në det.

James Acton, bashkudhëheqës i Programit për Politikën Bërthamore në Institutin Carnegie, thotë se sulmi në Bushehr “mund të shkaktojë një katastrofë absolute radiologjike”, ndërsa sulmet ndaj objekteve të pasurimit të uraniumit, “është e pamundur të shkaktojnë pasoja të mëdha jashtë vendit”. Ai shpjegon se uraniumi, para se të futet në reaktor bërthamor, ka një nivel shumë të ulët rrezatimi.

“Forma kimike e heksafluoridit të uraniumit është toksike... por, në fakt, nuk ka tendencë të udhëtojë në distanca të mëdha dhe është pak radioaktive. Deri më tani, pasojat radiologjike të sulmeve të Izraelit kanë qenë praktikisht zero”, thotë Acton, duke shprehur edhe kundërshtimin e tij ndaj fushatës së Izraelit.

Bennett thotë se do të ishte “marrëzi” për izraelitët që të sulmonin Bushehrin, sepse mund të shpojnë reaktorin dhe, në këtë mënyrë, materiali radioaktiv të lirohet në atmosferë. Për shtetet e Gjirit, çdo sulm ndaj Bushehrit mund të shkaktojë ndotje të ujërave të Gjirit dhe, në këtë mënyrë, të kërcënojë furnizimin e tyre me ujë të pijshëm të pastër. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, uji i kripëzuar nga deti përbën më shumë se 80% të ujit të pijshëm, ndërsa Bahrejni u bë plotësisht i varur nga ky ujë i kripëzuar në vitin 2016.

Katari është, po ashtu, 100% i varur nga uji i kripëzuar. Në Arabinë Saudite - një vend shumë më i madh, me rezervat më të mëdha të ujit nëntokësor - rreth 50% e furnizimit me ujë vjen nga uji i kripëzuar, sipas Autoritetit të Përgjithshëm të Statistikave për vitin 2023. Disa vende të Gjirit, si Arabia Saudite, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë dalje në më shumë se një det për furnizim me ujë, ndërsa vende të tjera, si Katari, Bahrejni dhe Kuvajti, janë të përqendruara vetëm në bregun e Gjirit - pa qasje në ndonjë vijë tjetër bregdetare.

“Nëse një fatkeqësi natyrore, rrjedhje nafte apo edhe një sulm i qëllimshëm do të dëmtonte një uzinë për përpunimin e ujit të detit, qindra mijëra njerëz do të humbnin qasjen në ujë të pijshëm - thuajse menjëherë”, thotë Nidal Hilal, profesor i inxhinierisë dhe drejtor i Qendrës për Kërkime mbi Ujin në Universitetin e Nju Jorkut, Abu Dabi.

“Uzinat bregdetare për përpunimin e ujit të detit janë veçanërisht të ndjeshme ndaj rreziqeve rajonale, si rrjedhjet e naftës dhe mundësia e kontaminimit bërthamor”, thotë Hilal./ REL

11 MUAJ ME PARE

"Qeveria e Netanyahut synonte të minonte negociatat!" Erdogan: Izraeli është pengesa më e madhe për paqen në Lindjen e Mesme

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Recep Tayyip Erdogan

TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se sulmet e Izraelit ndaj Iranit, pak para një raundi të ri bisedimesh bërthamore me Shtetet e Bashkuara, synojnë të sabotojnë negociatat.

Duke folur në një konferencë diplomatike në Stamboll, ku mori pjesë edhe ministri i jashtëm i Iranit, Erdogan denoncoi atë që e onsideron si "banditizmin e hapur" të Izraelit dhe e akuzon atë për përpjekje për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

"Qeveria e Netanyahut po dëshmon se është pengesa më e rëndësishme për paqen në rajon. Ata në fakt synonte të minonte procesin e negociatave me sulmet e saj më 13 qershor", tha Erdogan.

11 MUAJ ME PARE

Komandanti i tyre u eleminua sot nga sulmet izraelite/ Çfarë është forca Quds dhe cili është qëllimi i saj?

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite në një njoftim të dytë ditën e sotme, thotë se ka vrarë komandantin e Njësisë së Transferimit të Armëve të Forcës Quds në IRGC. Sipas IDF, Behnam Shahriyari ishte përgjegjës për financimin dhe furnizimin me armë të organizatave terroriste rajonale të Iranit.

Në njoftim thuhej se ai u eliminua më shumë se 1,000 km larg Izraelit, ndërsa udhëtonte në Iranin perëndimor. Ushtria izraelite shton se eliminimi i tij përfaqëson një goditje të rëndë për aftësinë e organizatave terroriste që rrethojnë Izraelin për t'u riorganizuar dhe forcuar pasi u dëmtuan rëndë nga IDF gjatë luftës.

Forca Quds (Forca e Jerusalemit) është një degë e IRGC-së përgjegjëse për operacionet jashtë Iranit dhe është e ngarkuar me koordinimin me grupet militante aleate si Hezbollahu dhe Hamasi.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Izrael Katz, e përshkroi sulmin në mediat sociale si një “arritje të madhe për inteligjencën dhe Forcën Ajrore izraelite”, duke akuzuar Izadin se ka ndihmuar në planifikimin e sulmeve të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit.

“Krahu i gjatë i Izraelit do të arrijë të gjithë armiqtë e tij”, tha Katz.

Që nga 7 tetori, zyrtarët e qeverisë izraelite janë përpjekur të theksojnë lidhjet e Hamasit me Iranin. Pas sulmit, SHBA-të thanë se Irani u habit nga vetë sulmi dhe se SHBA-të nuk kishin prova të drejtpërdrejta që lidhnin Iranin me planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit. Si Izraeli ashtu edhe SHBA-të kanë thënë se Irani është gjerësisht fajtor për shkak të mbështetjes së tij historike për grupin.

11 MUAJ ME PARE

Ministri i Jashtëm iranian: Përfshirja e SHBA-së krah izraelit do të ishte shumë e rrezikshme

 

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Abbas Araghchi

TURQI- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u tha gazetarëve sot se vendi i tij nuk mund të negociojë me SHBA-në kur populli është nën bombardime. Ai pretendon se "SHBA-të kanë qenë të përfshira në agresion që nga dita e parë", megjithëse nuk ofron prova për këtë.

Duke folur me gazetarët në Stamboll, ku ai pritet të vazhdojë bisedimet diplomatike, Araghchi paralajmëron se përfshirja e SHBA-së në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit do të ishte "shumë e rrezikshme".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, miratoi planet për të sulmuar Iranin në fillim të kësaj jave, por u tërhoq nga sulmet në rast se Irani pranonte të braktiste programin e tij bërthamor.

Ministri i Jashtëm iranian thotë se është "absolutisht i gatshëm për një zgjidhje të negociuar për programin tonë bërthamor".

Në vitin 2015, Irani ra dakord për një marrëveshje afatgjatë mbi programin e tij bërthamor me një grup fuqish botërore pas viteve të tensionit mbi përpjekjet e dyshuara të vendit për të zhvilluar një armë bërthamore.

"Diplomacia ka funksionuar në të kaluarën dhe mund të funksionojë përsëri në të ardhmen. Që të kthehemi te diplomacia, agresioni duhet të ndalet", tha Araghchi.

11 MUAJ ME PARE

"Do ta sakrifikoja veten 100 herë për vendin!" Mendohej se ishte vrarë nga një sulm izraelit, Këshilltari iranian: Ishte fati im të mbijetoja i plagosur 

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Ali Shamkhani

LINDJE E MESME- Një figurë e lartë politike iraniane, e cila fillimisht mendohej se ishte vrarë në një sulm izraelit ndaj Teheranit në fillim të shkëmbimit nëntëditor të sulmeve, duket se ka mbijetuar, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Sipas mediave të huaja, Ali Shamkhani, një ish-shef sigurie dhe këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, thuhet se u plagos në një sulm izraelit më 13 qershor.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Shamkhani është duke u shëruar në spital dhe tani në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Llogaria X e Shamkhanit postoi këtë mëngjes në anglisht, duke thënë se ai i kishte mbijetuar sulmit.

"Ishte fati im të mbijetoja i plagosur - kështu që mbeta ende arsyeja për urrejtjen e armikut. Do të sakrifikoja veten njëqind herë për Iranin", thuhet në postim. 

11 MUAJ ME PARE

Takim me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Turqi: Nuk e di se si mund t'i besojmë SHBA-së pas sulmit izraelit

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Abbas Araghchi

TURQI- Irani është i pasigurt nëse duhet t’u besojë Shteteve të Bashkuara në bisedimet e paqes, tha ministri i tij i jashtëm, duke sugjeruar se negociatat e Presidentit Donald Trump ishin një “mbulesë” për sulmet izraelite ndaj vendit të tij.

Abbas Araghchi akuzoi Uashingtonin për “tradhti ndaj diplomacisë”, duke thënë se zyrtarët amerikanë “duhet të tregojnë vendosmërinë e tyre për të negociuar një zgjidhje”, në një intervistë para kameras me NBC News të premten.

“Kemi arritur në përfundimin se negociatat nga SHBA-të ishin në fakt një mbulesë për atë që bënë izraelitët. Nuk e dimë se si mund t'u besojmë më atyre [SHBA-së]", tha ai.

Araghchi mbërriti në Turqi të premten në mbrëmje, përpara një takimi të së shtunës të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik me 57 vende, e cila përfaqëson zërin kolektiv të botës myslimane.

Duke folur për mediat iraniane në Stamboll, Araghchi tha se do ta “shfrytëzonte plotësisht këtë mundësi në mënyrë që të dëgjohej zëri i pafajshëm dhe i drejtë i popullit iranian”. Ministri tha se planifikon gjithashtu të takohet me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe zyrtarë të tjerë.

11 MUAJ ME PARE

IDF: Eleminuam një tjetë komandant iranian, financonte dhe armatoste terroristët në rajon

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Behnam Shahriyari

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite në një njoftim të dytë ditën e sotme, thotë se ka vrarë një tjetër komandant të ushtrisë së Iranit. Sipas IDF, Behnam Shahriyari ishte përgjegjës për financimin dhe furnizimin me armë të organizatave terroriste rajonale të Iranit.

Në njoftim thuhet se ai u eliminua më shumë se 1,000 km larg Izraelit, ndërsa udhëtonte në Iranin perëndimor. Ushtria izraelite shton se eliminimi i tij përfaqëson një goditje të rëndë për aftësinë e organizatave terroriste që rrethojnë Izraelin për t'u riorganizuar dhe forcuar pasi u dëmtuan rëndë nga IDF gjatë luftës.

Njoftimi i IDF në X: 

Behnam Shahriyari, komandant i Njësisë së Transferimit të Armëve të Forcës Quds në IRGC, u eliminua në një sulm të saktë të IDF-së në Iranin perëndimor.

Shahriyari ishte përgjegjës për të gjitha transferimet e armëve nga regjimi iranian te përfaqësuesit e tij në të gjithë Lindjen e Mesme, me qëllim që të çonte përpara drejtpërdrejt planin e regjimit iranian për të shkatërruar Izraelin.

Shahriyari gjithashtu komandoi transferimin e qindra miliona dollarëve çdo vit te organizata të ndryshme terroriste. Për më tepër, ai udhëhoqi përpjekjet e gjera për të financuar dhe armatosur këto organizata terroriste - një përpjekje që ka rezultuar në vdekjen dhe plagosjen e shumë civilëve dhe ushtarëve izraelitë.

Ai u eliminua më shumë se 1,000 km larg Izraelit, ndërsa udhëtonte në Iranin perëndimor. Eliminimi i tij përfaqëson një goditje të rëndë për aftësinë e organizatave terroriste që rrethojnë Izraelin për t'u riorganizuar dhe forcuar pasi u dëmtuan rëndë nga IDF gjatë luftës.

11 MUAJ ME PARE

Irani hedh poshtë pretendimin e Izraelit se rezervat e raketave po i pakësohen: Kemi ndryshuar politikë, po vëmë në përdorim cilësinë dhe jo sasinë

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Irani hedh poshtë pretendimin e Izraelit se pakësimi i stoqeve të raketave e ka detyruar atë të ulë lëshimet, tha një zyrtar i lartë iranian për CNN. Zyrtari tha se Irani ka ndryshuar politikën e tij të raketave, duke zëvendësuar sasinë me cilësinë.

Në vend që të qëllojë një numër të madh raketash, thanë ata, Irani po përdor raketa më të përparuara me precizion kundër qendrave të ndjeshme ushtarake dhe të sigurisë.

“U vu re se Irani nisi një raketë dhe raketa kaloi lehtësisht nëpër sistemet amerikane THAAD, Patriot, Arrow 3, Arrow 2, David's Sling dhe familjen e sistemeve Iron Dome, duke goditur objektivin e paracaktuar”, tha zyrtari, duke iu referuar rrjetit të sistemeve të mbrojtjes nga raketat të Izraelit.

Gjithashtu ata shtuan se Izraeli nuk duhet të jetë i lumtur për rënien e numrit të raketave të qëlluara dhe më mirë të heshtë dhe thjesht të bëhet vëzhgues përballë "ekuilibrit të ri të fuqisë superiore iraniane".

11 MUAJ ME PARE

"Shifër rekord për Gazën dhe tani fronti me Iranin!" Analiza: Sa kushtuan luftërat e Izraelit

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Fatura rekord për shpenzimet ushtarake të Izraelit në luftërat e tij po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Disa media kanë filluar të numërojnë financat e Netanyahut, duke u pyetur se sa gjatë Tel Avivi mund t'i rezistojë ofensivës së tij kundër Teheranit.

Konflikti me Hamasin në Gaza deri më tani ka kushtuar më shumë se 67 miliardë dollarë, ndërsa përplasja me Iranin po i kushton 735 milionë dollarë në ditë, shkruan The Economic Times. Gazeta indiane në gjuhën angleze e grupit Times citon faqen ekonomike izraelite Calcalist, sipas së cilës kufiri prej 67 miliardë dollarësh është tejkaluar tashmë deri në fund të vitit 2024.

Një shifër e cituar edhe nga Reuters dhe The Guardian. Kjo shifër përfshin shpenzimet direkte për luftime, mbështetjen për popullsinë civile dhe humbjet në të ardhurat shtetërore. Por ende nuk i pasqyron plotësisht dëmet indirekte, siç janë humbja e produktivitetit dhe tronditjet e zinxhirit të furnizimit. Tani, me hapjen e një fronti të ri kundër Iranit, shpenzimet e mbrojtjes po përshpejtohen në mënyrë dramatike.

Një raport i Ynet News citoi Gjeneral Brigade (në pension) Re'em Aminach, një ish-këshilltar financiar i shefit të shtabit të IDF-së, të thoshte se vetëm 48 orët e para të operacioneve kushtuan 1.45 miliardë dollarë. Ritmi nuk është ngadalësuar. Izraeli tani shpenzon rreth 725 milionë dollarë në ditë për operacione të drejtpërdrejta ushtarake.

Vetëm karburanti dhe armatimet për avionët i kushtojnë vendit rreth 300 milionë dollarë në ditë. Përveç luftimeve, rekrutimi masiv i rezervistëve po zvogëlon produktivitetin civil, me humbje prej dhjetëra milionë dollarësh në ditë. Economic Times vëren gjithashtu se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është pothuajse dyfishuar në vetëm dy vjet dhe tani thith pothuajse 7 përqind të PBB-së së Izraelit, i dyti në nivel global vetëm pas Ukrainës.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe një ndërprerje e shpejtë e armiqësive nuk do ta fshijë dëmin fiskal të shkaktuar tashmë: shërbimet publike, veçanërisht shëndetësia dhe arsimi, rrezikojnë të penalizohen. Së fundmi, me një limit deficiti prej 4.9% të PBB-së, ekuivalent me 27.6 miliardë dollarë, buxheti i Izraelit është tashmë nën një presion të madh, ndërsa Ministria e Financave ka rishikuar parashikimin e saj të rritjes së PBB-së për vitin 2025 nga 4.3% në 3.6%.

Wall Street Journal, nga ana e saj, beson se kostot e luftës me Iranin mund të kufizojnë aftësinë e Izraelit për të përballuar një konflikt të zgjatur: sipas një vlerësimi nga Instituti Aaron për Politika Ekonomike në Universitetin Reichman në Izrael, një muaj luftimesh do të digjte rreth 12 miliardë dollarë. Kostoja më e madhe e vetme ka të bëjë me interceptorët e nevojshëm për të rrëzuar raketat iraniane që vijnë, të cilat vetëm mund të kushtojnë nga dhjetëra milionë deri në 200 milionë dollarë në ditë.

Municionet dhe avionët gjithashtu kontribuojnë në numrin e viktimave, si dhe dëmet e paprecedentë në ndërtesa. “Faktori kryesor që do të përcaktojë vërtet koston e luftës është kohëzgjatja e saj”, tha për WSJ Karnit Flug, një ish-guvernator i Bankës së Izraelit dhe tani një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Demokracisë së Izraelit në Jerusalem. Flug beson se ekonomia izraelite mund të përballojë një fushatë të shkurtër: “Nëse zgjat një javë, kjo është një gjë; nëse zgjat dy javë ose një muaj, kjo është një histori tjetër.”/ La Stampa

11 MUAJ ME PARE

Izraeli sulmoi kompleksin e kërkimit bërthamor në Isfahan, zyrtarët iranianë: Nuk ka rrjedhje të materialeve të rrezikshme

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Ky imazh satelitor i marrë në mars tregon uzinën e pasurimit të Isfahanit në Iran. 

LINDJE E MESME- Sulmet ajrore izraelite të shtunën shënjestruan kompleksin kërkimor bërthamor të Iranit në Isfahan, më i madhi i vendit, tha zëvendësguvernatori i provincës për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve Fars. Disa zona të tjera të provincës Isfahan u vunë gjithashtu në shënjestër, por nuk është raportuar për viktima, tha zëvendësguvernatori. Mbrojtja ajrore iraniane interceptoi sulmet izraelite, por disa prej tyre ia dolën mbanë, sipas rrëfimit të zyrtarit.

“Shumica e shpërthimeve të dëgjuara gjatë sulmeve vinin nga angazhimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore, dhe të tjerat ishin për shkak të sulmeve të armikut”, citoi Fars zyrtarin të thoshte, pa i përmendur ata.

Zëvendësguvernatori tha se nuk kishte rrjedhje të materialeve të rrezikshme për shkak të sulmit, por banorëve iu këshillua të shmangnin zonën në mënyrë që personeli i shpëtimit dhe i menaxhimit të krizave të mund të kryente punën e tij. Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve MEHR, Akbar Salehi, zëvendës për sigurinë dhe zbatimin e ligjit në zyrën e guvernatorit të Isfahanit, tha se Izraeli kreu sulme në disa vende në provincë, por rafineria e naftës nuk u godit.

Izraeli goditi Qendrën e Teknologjisë Bërthamore të Isfahanit në ditët e para të konfliktit, me një zyrtar të Forcave Mbrojtëse të Izraelit që tha të shtunën e kaluar se objekti pësoi dëme të konsiderueshme. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se katër ndërtesa në vend u dëmtuan rëndë, por një zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se dëmet ishin të kufizuara.

11 MUAJ ME PARE

Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit, godet centralin bërthamor në Isfahan, vritet komandanti i dronëve të Gardës Revolucionare

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Foto nga vendi i ngjarjes

LINDJE E MESME- Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme të reja herët në mëngjesin e së shtunës, një ditë pasi Teherani deklaroi se nuk do të negociojë për programin e tij bërthamor, ndërsa Europa po përpiqet të mbajë gjallë bisedimet për paqe. Forcat Ajrore izraelite kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj objektivave strategjikë në territorin iranian, duke përfshirë qendra magazinimi dhe lëshimi raketash në pjesën qendrore të vendit.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se Izraeli kishte goditur objektin bërthamor në Isfahan, një nga më të mëdhenjtë në vend. Zëvendësguvernatori i provincës konfirmoi sulmin, por theksoi se nuk ka viktima apo dëme të rrezikshme. Mediat iraniane thanë gjithashtu se Izraeli kishte sulmuar një ndërtesë në qytetin e Qomit, ku raportimet paraprake flasin për një 16-vjeçar të vrarë dhe dy persona të plagosur.

Forcat Ajrore izraelite njoftuan se kanë vrarë Amin For Judaki, komandant i njësisë së dytë të dronëve të Gardës Revolucionare. Ata shpjegojnë se në rolin e tij, Amin For Judaki "filloi qindra lëshime të mjeteve ajrore pa pilot drejt territorit të Shtetit të Izraelit, nga zona e Ahvazit në Iranin jugperëndimor".

11 MUAJ ME PARE

Irani paraqet ankesë në OKB kundër shefit të mbikëqyrësit bërthamor: Dështim për të dënuar veprimin ushtarak të Izraelit

Dita e 9-të e konfliktit/ Izraeli kryen sulme të tjera ndaj Iranit,
Rafael Grossi shihet në një ekran televiziv ndërsa flet gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në selinë e OKB-së në Nju Jork, të premten

SHBA- Irani ka paraqitur një ankesë te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe president i Këshillit të Sigurimit kundër Rafael Grossi-t, kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Në letrën e tij, ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, ngriti çështjen e qasjes së Grossi-t në lidhje me aktivitetet bërthamore paqësore të Iranit dhe atë që ai e quajti një “dështim” për të dënuar veprimin ushtarak të Izraelit, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Fars News.

Ankesa vjen pasi Mohammad Eslami, kreu i agjencisë së energjisë atomike të Iranit, të enjten kërcënoi me veprime ligjore kundër Grossi-t për "mosveprim" të dyshuar gjatë sulmeve të Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane. Ky kërcënim erdhi pasi Izraeli sulmoi objektin bërthamor të Iranit në Arak në sulmet e natës.

“Është e nevojshme të përmbushni detyrat tuaja kushtetuese duke i dhënë fund menjëherë këtij mosveprimi dhe duke dënuar këto veprime të regjimit sionist që janë në kundërshtim me rregulloret ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Eslamit, sipas Fars, duke shtuar se Irani “do të ndjekë masat e duhura ligjore, veçanërisht në lidhje me mosveprimet e ndërmarra nga Shkëlqësia Juaj”.

Kreu i IAEA-së tha më vonë të enjten se agjencia po vazhdonte të “monitoronte dhe vlerësonte nga afër situatën në lidhje me sulmet izraelite ndaj centraleve bërthamore” në Iran dhe se inspektorët do të mbeten në vend, të gatshëm për t’u vendosur në centralet bërthamore kur të jetë e mundur.

konflikti ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend