LIVE UPDATES
Politike

Dosja '5D'/ Si u shfry flluska e sapunit dhe drejtorët e Veliajt, Tusha, Molla dhe Qato u liruan një nga një?

Por edhe pse ky aksion i SPAK aso kohe, ishte një nga goditjet më të mëdha të korrupsionit, mesa duket me kalimin e kohës, Gjykata e Posaçme, ka zbutur masat për të gjithë të besuarit e Veliajt, të cilët disa janë nën akuzë dhe për disa të tjerë akuzat e SPAK janë provuar me vendim të formës së prerë. 

30 Qershor 2026, 13:50 Nga Izmir Akulli

Dosja '5D'/ Si u shfry flluska e sapunit dhe drejtorët e Veliajt,

TIRANË- Dosja 5D është një nga goditjet më të mëdha që i është bërë korrupsionit dhe pabarazisë në tendera nga Prokuroria e Posaçme në Bashkinë e Tiranës. Në muajin Mars të vitit 2024, SPAK në një aksion të gjerë, arriti që të vë në pranga me fakte drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe, Deborah Keçi dhe Eglantina Zëre për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera si dhe mosdeklarim të pasurisë. 

Por edhe pse ky aksion i SPAK aso kohe, ishte një nga goditjet më të mëdha të korrupsionit, mesa duket me kalimin e kohës, Gjykata e Posaçme, ka zbutur masat për të gjithë të besuarit e Veliajt, të cilët disa janë nën akuzë dhe për disa të tjerë akuzat e SPAK janë provuar me vendim të formës së prerë. 

Por çfarë ka ndodhur gjatë këtyre dy viteve?

GJKKO me kërkesë të SPAK, në muajin Mars të vitit 2024 ka firmosur flet-arrestin për 5 drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt në Bashkinë Tiranë. Në pranga aso kohe kanë rënë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe, Deborah Keçi dhe Eglantina Zëre, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, ku më e rënda është korrupsioni. 

Krahas arrestimeve, SPAK ka vënë nën akuzë dhe persona të tjerë, zyrtarë të bashkisë Tiranë, apo familjarë të drejtorëve të arrestuar. Por dosja hetimore e kopsitur nga ana e SPAK, duket se është shfryrë me kalimin e kohës dhe drejtorët nën akuza të shumta, po dalin me duar 'të lara' nga drejtësia e re. 

Deborah Keçi

Ish-drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi e akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, duke paracaktuar tenderat e kësaj drejtorie që t'i fitonte 'V.A.S Konstruksion' dhe '5D Konstruksion', kompani 'de facto' të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

Dosja '5D'/ Si u shfry flluska e sapunit dhe drejtorët e Veliajt,
Deborah Keçi

Për këto akuza, Keçi u dënua nga GJKKO me 1 vit burg, që me gjykim të shkurtuar iu reduktua në 8 muaj heqje lirie dhe në përfundim iu pezullua dënimi dhe iu konvertohet në shërbim prove 16 muaj.

Eglantina Zëre

Ish-drejtuesja e 'Tirana Parking' Eglantina Zëre e akuzuar nga SPAK për të njëjtën akuzë si Deborah Keçi, atë të shkeljes së barazisë në tendera, u pezullua dënimi që kishin dhe është caktuar shërbim prove për 12 muaj.

Dosja '5D'/ Si u shfry flluska e sapunit dhe drejtorët e Veliajt,
Eglantina Zëre

Zëre sipas akuzave të provuara nga GJKKO ka krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar më 1 tetor të vitit 2019.

Redian Molla

Ish-drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, Redi Molla i akuzuar për 'korrupsion' dhe 'mosdeklarim i pasurisë', u arrestua në të njëjtën ditë me Mariglen Qaton dhe mbi ta rëndojnë të njëjtat akuza. Por vetëm pas disa muajsh burg, Molla arriti që të lirohej nga burgu duke u lënë në 'arrest shtëpie'.

Dosja '5D'/ Si u shfry flluska e sapunit dhe drejtorët e Veliajt,
Redian Molla

Shkak për këtë vendim të GJKKO-së, janë bërë problemet shëndetësore të Mollës, që sipas akt-ekspertizës qëndrimi në qeli do të ishte rrezik për jetën e tij. 

Taulant Tushe

Taulant Tusha në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera akuzohet se i ka krijuar shoqërisë '5D Konstruksion' avantazhe dhe privilegje të padrejta, duke e ndihmuar që të fitojë të paktën 16 tendera publik me një vlerë prej afro 11 milionë euro.

Dosja '5D'/ Si u shfry flluska e sapunit dhe drejtorët e Veliajt,
Taulant Tushe

Gjykimi për Tushën vazhdon akoma në GJKKO, ai është liruar nga çdo penalitet i drejtësisë. Fillimisht në janar të këtij viti, Tushe nga arresti me burg, u vendos në arrest shtëpie. Por nuk u mjaftua me kaq. Pasi vetëm 4 ditë më parë, kjo gjykatë e liroi atë nga 'arresti shtëpiak' që ndodhej dhe e la në 'detyrim paraqitje'. 

Mariglen Qato

Ish-drejtori i IMT-së, Mariglen Qato i arrestuar nga SPAK për veprat penale 'korrupsion' dhe 'mosdeklarim i pasurisë' është drejtori i radhës i Veliajt që ka përfituar nga 'zemërgjerësia' e drejtësisë së re. Konkretisht pasi GJKKO e ka lënë në burg, Qato ka bërë ankimin të vendimit në Apel, ku dhe ka fituar 'lirinë' nga burgu. 

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO-së, ka zvendësuar masën e sigurisë arrest me burg për Qaton në 'arrest shtëpiak'. Nëse historia përsëritet njësoj si me Tushën, Qato shumë shpejt mund të kalojë nga 'arresti shtëpiak' në 'detyrim paraqitje'.

Dosja '5D'/ Si u shfry flluska e sapunit dhe drejtorët e Veliajt,
Mariglen Qato

Mesa shihet dhe nga rrjedha e veprimeve të drejtësisë gjatë këtyre dy viteve, dosja galopante e '5D' ku janë gllabëruar miliona euro taksa të qytetarëve të Tiranës, është shfryrë si një fllusk sapuni, e cila ka plasur si të mos ketë ndodhur asgjë./Dosja.al

dosja 5d erion veliaj deborah keci redi molla mariglen qato taulant tushe eglantina zëre


Sondazh

Poll

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik