LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çështja "Veliaj"/ Biznesmeni Sula dhe nëna e Ajola Xoxës paraqiten në SPAK! Do shqyrtonte në Apel ankimimin e bashkëshortes së Kryebashkiakut, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi

• Biznesmeni, Gentian Sula, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme, SPAK për t'u marrë në pyetje lidhur me hetimet e dosjes "Veliaj", ku përmendej edhe emri i tij. • Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës. • Ndaj tij GJKKO caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje. • Sipas vendimit të gjykatës Sula duhet të paraqitet në SPAK  të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, në orën 14:00. • Nëna e Ajola Xoxës, Valbon Xoxa është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. • Paraqitja e Valbona Xoxës në Prokurorinë e Posaçme mund të lidhet me hetimin ndaj vajzës së saj dhe dhëndrit, kryebashkiakut Erion Veliaj, tashmë i arrestuar. • Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtonte ankimimin e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës për sekuestrimin e sendeve të saj, është zëvendësuar. • Mësohet se gjyqtarja Iliriana Olldashi, ka paraqitur një raport për paaftësinë e përkohshme në punë, dhe çështja i ka kaluar për gjykim gjyqtarit Engert Pëllumbi.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ajola Xoxa ankimoi sekuestron e celularit, gjyqtarja Olldashi tërhiqet nga gjykimi i çështjes, dosja i kalon Engert Pëllumbit

Çështja "Veliaj"/ Biznesmeni Sula dhe nëna e Ajola
Ajola Xoxa

TIRANË - Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtonte ankimimin e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës për sekuestrimin e sendeve të saj, është zëvendësuar.

Mësohet se gjyqtarja Iliriana Olldashi, ka paraqitur një raport për paaftësinë e përkohshme në punë, dhe çështja i ka kaluar për gjykim gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Njoftimi i Gjykatës:

Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Ajola Xoxës iu sekuestrua celulari nga SPAK nga hetimet e dosjes "Veliaj", ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Xoxa është lënë në masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje". Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Vajza dhe dhëndri nën hetim, nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK

Çështja "Veliaj"/ Biznesmeni Sula dhe nëna e Ajola
Ajola Xoxa

TIRANA- Nëna e Ajola Xoxës, Valbon Xoxa është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Paraqitja e Valbona Xoxës në Prokurorinë e Posaçme mund të lidhet me hetimin ndaj vajzës së saj dhe dhëndrit, kryebashkiakut Erion Veliaj, tashmë i arrestuar. Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Nga ana tjetër, Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta persona, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

1 VITE ME PARE

Në detyrim paraqitje për dosjen "Veliaj", biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Çështja "Veliaj"/ Biznesmeni Sula dhe nëna e Ajola
Gentian Sula

TIRANË - Biznesmeni, Gentian Sula, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme, SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet e dosjes "Veliaj", ku përmendej edhe emri i tij.

Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës. Ndaj tij GJKKO caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas vendimit të gjykatës Sula duhet të paraqitet në SPAK  të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, në orën 14:00.

Lidhja e Sulës me Veliajn sipas Dosjes së SPAK

Gentian Sula, është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’. Lidhja e të cilit me Veliaj sipas SPAK, fillon që në momentin kur kryebashkiaku i sotëm mbulonte detyrën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. 

Koha kur Veliaj blen një banesë në bllokun rezidencial Kodra e Diellit në Tiranë. Bllok banimi që është në pronësi të Gentian Sulës. Ku fill pas këtij momenti, Veliaj, asokohe në detyrën e Ministrit të Punës, emëron si zv/ministre bashkëshorten e biznesmenit Gentjan Sula.

Marrëdhënie sipas SPAK e cila është e pandarë edhe në vazhdim. Edhe gjatë kohës kur Veliaj zgjidhet si kryetar i Bashkisë Tiranë. Koha kur shoqëria ‘Agi Kons’ me pronar Gentian Sulën fillon dhe fiton leje të pafundme ndërtimi. Leje të cilat sipas SPAK, i kthehen në shpërblim Veliajt në formën e vilave në bregdet.

Sipas SPAK, Veliaj posedon 3 vila në fshatin rezidencial Qerret në Kavajë  të ndërtuara nga shoqëria ‘Agi Kons’ në pronësi të biznesmenit Gentian Sula. Një nga vilat posedohet nga vëllai i tij, një vilë e ka vetë Veliaj dhe një të tretë e ka shembur për të krijuar hapësira shtesë.

Sipas SPAK shkuarja te këto vila dhe lidhjet e çiftit Veliaj-Xoxa, me biznesmenin Gentian Sula kanë ardhur pas denonncimit të bërë nga shtetasi me emrin Nesti Angoni. Emri i të cilit duket një krijim fiction i vetë SPAK, për të ruajtur të paprekur identitetin e tij. Ai i cili ka treguar edhe fakte të tjera rreth Erion Veliaj dhe lëvizjeve që kanë kryer familjarë të tij të ngushtë.

Kjo lidhje klienteliste midis Gentian Sulës dhe Erion Veliaj si zyrtar publik sipas SPAK është shoqëruar edhe me tenderë të shumtë të cilët kanë shkuar në favor të kompanisë së ndërtimit në pronësi të biznesmenit. I cili gjatë kësaj kohe ka fituar tenderë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit. Si në infrastrukturën arsimore deri te punët publike, që përkthehen në miliona euro fonde të tenderuara nga Bashkia Tiranë.

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë fillimisht në masë sigurimi “arrest shtëpie”, por pas rivlerësimit të masës është lënë në detyrim paraqitje.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, Veliaj, bashkëshortja e tij dhe 6 biznesmenët e tjerë është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Masat e sigurisë dhe akuzat përkatëse për të pandehurit

-Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
-Ajola Xoxa – Detyrim paraqitje; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
-Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
-Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
-Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

erion veliaj ajola xoxa spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj