Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në fillim të telefonatës, qytetari pyet për projektin e kanalizimeve në fshat dhe shprehet se një investim i tillë është kryer prej 15 vitesh, duke vënë në dyshim premtimet e reja.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me një qytetar nga fshati Tragjas i Vlorës. Telefonatë kjo e cila ka përfunduar me sharje dhe ofendime nga ana e Kryeministrit. Në fillim të telefonatës, qytetari pyet për projektin e kanalizimeve në fshat dhe shprehet se një investim i tillë është kryer prej 15 vitesh, duke vënë në dyshim premtimet e reja.
Nga ana tjetër, Kryeministri e kundërshtoi menjëherë, duke mohuar që të jetë kryer ndonjë punim. Gjatë telefonatës, Rama humbet durimin dhe nis me sharje dhe ofendime. Pas ofendimeve të Ramës, qytetari ia kthen, duke i thënë që më idiot se Kryeministri nuk ka.
BISEDA:
Qytetari: Kanalizimet, që ju do të bëni Tragjasit, për çfarë funksioni do na interesojë fshati?
Rama: Kanalizimet që... Për çfarë funksioni do të interesojë? Po se do ta vazhdosh ta lësh shurrën në rrugë po? Nuk të duhen për shurrë, kanali për shurrë, do ta fusësh në kanal, do vazhdosh ta hedhësh në baçe?
Qytetari: Po ato janë bërë. Çfarë, do bësh prapë nga e para?
Rama: Kush, kush janë bërë, cilat?
Rama: Ore je në vete, ore je në vete apo jo? Ore jeni në vete ju mo? Çfarë njerëzish jeni ju? Jeni komplet...
Qytetari: Ore, zoti kryeministër, ato që po thua, ato janë bërë. Do t'i qepësh nga e para, do t'i bësh?
Rama: More zotëri, atje nuk është bërë asgjë. Dëgjon çfarë po të them unë ty? Nuk është bërë asgjë.
Qytetari: 15 vjet janë bërë tubacionet.
Rama: Po çfarë do të të fal kur s'ke... kur flet budallallëqe? Si do të të fal? Po... kam kohë për të humbur me ty të dëgjoj budallallëqe se e di sa budallallëqe kam dëgjuar nga ju këto ditë apo jo? Jam ngopur, e kupton? Se, ju jeni të çmëndur, po unë jam gjysëm të paktën, se kam një gjysëm andej nga ato zonat andej. Po jam gjysëm i çmëndur, ju jeni të çmëndur komplet mo burrë. Ju jeni njerëz komplet out. Po çfarë është kjo, ç'është kjo mënyrë mo? Si jeni kaq të çmëndur, kaq idiotë? Po si, po si mund të, si mund të mendoni...
Qytetari: Zoti kryeministër, më idiot nga ty nuk ka, që të vdesësh një fshat edhe të thuash fshati yt idiot.
Rama: Mos më bërtit mua se nuk i thashë idiot fshatit të Tragjasit, se po flas me ty dhe i thashë dhe vetes time gjysëm i çmëndur.
Qytetari: Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe nuk e shuan dot ti, zoti kryeministër./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, fillimi i sulmeve ndaj vilës së Enver Hoxhës ka a...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu keqardhje për dy të huajat që u ndodhën në vil&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha e cilësoi Kreun e Policisë, Sokol Bizhgën si një armiki egër i ligjit, i cil...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se brenda ndërtesës së SPAK ka parë gjyqtaren Irena Gjoka dhe Altin...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Troplinit dhe Gjokës duke i quajtur manipulator t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se në shtetin e Irenës me 5 mbiemra, referuar Gjyqtares Irena Gjoka, k...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi sot mesazhin që i la ish-kreut të SPAK, Altin Dumanit. Në nj&...
Edi Rama dhe Bajram Begaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në orën 11:00 me Bajram Begajn për t’i dor&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës s&eu...
Abdixhiku dhe Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet nesë...